GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Prokuroria e Hagës nuk pranon masakrat e serbëve në Kosovë

12:37 - 22/11/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Prokuroria e Hagës nuk pranon masakrat e serbëve në Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka refuzuar t’i pranojë masakrat që u kryen nga forcat serbe në Kosovë gjatë luftës së fundit.

Kjo u vu në pah pasi gjyqtari i procedurës paraprake kishte urdhëruar avokatët e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar që t’i paraqitnin faktet për të cilat pajtohen të dy palët.

Në shkresën e përbashkët, avokatët e ish-krerëve të UÇK-së kishin renditur 135 krime me masakrat më evidente të kryera përgjatë luftës.

Asnjë prej masakrave nuk u pranua si fakt nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. ZPS për këtë më 10 nëntor e njoftoi Mbrojtjen.

Pasi kishte paraqitur në dy anekse faktet për të cilat ishin pajtuar me Mbrojtjen, të tilla si informacione personale të të akuzuarve, organi i akuzës ka treguar se me Mbrojtjen nuk pajtohet për masakrat.

“ZPS uk pajtohet me faktet e gjetura në propozimin e përbashkët të Mbrojtjes. Fakte të tilla kanë të bëjnë me krime të cilat nuk janë në Aktakuzë dhe çdo marrëveshje për të nuk do t’i përshpejtonte procedurat”, thuhet në parashtrimin e Prokurorisë për faktet e dakorduara.

Avokatët e ish-krerëve të UÇK-së kishin theksuar në shkresën e tyre të përbashkët ku theksonin masakrat ndaj familjes Jashari në Prekaz, masakrën e Reçakut, Çikatovës së Vjetër e masakrën e Mejës.

“Avokati i Hashim Thaçit, avokati i Kadri Veselit, avokati i Rexhepit Selimit dhe avokati i Jakup Krasniqit (së bashku, “Mbrojtja”) njoftojnë gjyqtarin e procedurës paraprake se më 31 tetor 2022 kanë dorëzuar propozim të përbashkët për marrëveshje mbi 135 fakte lidhur me krimet e kryera nga forcat serbe në vitet 1998/1999 në Kosovë, siç janë detajet e masakrës së familjes Jashari në Prekaz në mars 1998, të masakrës së Reçakut e janarit 1999, masakrës së Çikatovës së Vjetër, dhe masakrën e Mejës në prill 1999”, thuhet në shkresën e Mbrojtjes./ Gazeta Express

Etiketa: HageKosoveProkuroria

Lajme të lidhura

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Para
Braçen nuk e duan më, PS i rrëzon propozimin

Braçen nuk e duan më, PS i rrëzon propozimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26

Edi Rama deklaron se “javën që vjen, Parlamenti do të ftohet të votojë një rezolutë për ta shpallur Republikën Khomeiniste...

Lexo më shumë
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

13:26 - 13/03/26
Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

13:09 - 13/03/26
Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

12:29 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com