GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prokuroria e Katanias: “Kemi dërguar agjentët tanë në Shqipëri për çështjen “Habilaj””

në Aktualitet, Foto galeri, KRYESORE, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Katanias me anë të një njoftimi për hetimin lidhur me trafikimin e drogës dhe armëve nga banda e “Habilajve”, në kuadër të operacionit të njohur si “Rosa dei Venti”, njofton se efektivët e Guardia di Finanza në Komandën Rajonale të Katanias kanë mbërritur para pak ditësh me mision në Shqipëri. “Oficerët e Njësisë së Policisë Gjyqësore të Katanias, me ndihmën e kolegëve të Shërbimit Ndërkombëtar të Policisë në Departamentin e Sigurisë Publike-Interpol, Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza dhe Drejtorinë Qendrore të Shërbimeve Antidrogë kanë dorëzuar aktet lidhur me procedimin penal në Prokurorinë e Përgjithshme shqiptare”, shkruhet në deklaratë.
Gjithashtu thekson se agjentët italianë kanë marrë pjesë në arrestimin e Nezar Seitit, i cili është një prej 4 shqiptarëve që nuk u kap në territorin italian por që ishte në kërkim me një urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Katanias me kërkesë të Prokurorisë. Madje Guardia Di Finanza ka shpërndarë dhe pamje filmike ku shikohet 40-vjeçari me pranga.
Prokuroria e Katanias shkruan se “Seiti ishte përgjegjës transporti dhe përgjegjës për shkarkimet në Itali të lëndës narkotike, në organizatën e përfaqësuar nga Moisi Habilaj, koka e këtij trafiku fitimprurës, e nga bashkëpunëtorët e tij, Maridian Sulaj e Fatmir Minaj, tashmë të arrestuar në 14 tetor në Ragusa”.
Kundër Nezar Seitit dhe shtetasve shqiptarë të tjerë të arrestuar, nga hetimet e bëra nga policia e Tiranës është zbuluar në ngarkim të grupit kriminal ndërkombëtar, një tjetër ngarkesë marijuane që do të trafikohej nga Shqipëria në Itali me rreth 4 tonë, e sekuestruar në vend falë edhe shkëmbimit të informacionit të realizuar mes autoriteteve gjyqësore të dy vendeve.
Më tej në deklaratën e Prokurorisë së Katanias theksohet gjatë viteve të fundit kjo bandë ka arritur të trafikojë armë të tipit Kallashnikov dhe sasi droge që kalojnë shifrën e mbi 20 milionë eurove.

Etiketa: dosjaHabilajProkuroria e Katanias

Lajme të lidhura

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Kuvendi mblidhet pas protestave të vazhdueshme të lëvizjes studentore, Rama ikën jashtë vendit

07:44 - 22/10/26
Protestat e studentëve, senatorja amerikane mesazh Ramës: Mbro qytetarët dhe lufto korrupsionin!
Aktualitet

Protestat e studentëve, senatorja amerikane mesazh Ramës: Mbro qytetarët dhe lufto korrupsionin!

07:26 - 22/10/26
Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)
Breaking Views

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26
Para

Basha për projektbuxhetin 2018

TË FUNDIT

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Kuvendi mblidhet pas protestave të vazhdueshme të lëvizjes studentore, Rama ikën jashtë vendit

07:44 - 22/10/26

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot, në orën 10:00, seancën e radhës plenare, në një klimë të tensionuar politike...

Lexo më shumë
Protestat e studentëve, senatorja amerikane mesazh Ramës: Mbro qytetarët dhe lufto korrupsionin!

Protestat e studentëve, senatorja amerikane mesazh Ramës: Mbro qytetarët dhe lufto korrupsionin!

07:26 - 22/10/26
Parashikimi i motit: Reshje shiut të dobëta në disa zona të vendit

Parashikimi i motit për sot, 22 Tetor 2026

07:21 - 22/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Tetor 2026

07:21 - 22/10/26
Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com