GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj dy përkrahësve të dyshuar të ISIS-it

në Aktualitet, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj dy përkrahësve të dyshuar të ISIS-it
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të premten dy aktakuza të ndara ndaj dy personave të dyshuar për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.

Në një njoftim për media, Prokuroria i identifikoi dy të akuzuarit vetëm me inicialet D.B dhe E.B.

Ata akuzohen se kanë nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve fetare, duke propaganduar ideologji ekstreme fetare dhe duke përkrahur publikisht veprimet e Shtetit Islamik, IS, informon Radio Evropa e Lirë.

“D.B dhe E.B., përmes rrjetit social ‘Facebook’ dhe ‘Tik –Tok’, kanë shpërndarë postime me përmbajtje nxitëse, me thirrje për t’iu bashkuar luftërave të armatosura dhe luftës për xhihad”, thuhet në aktakuzë.

Ata dyshohet se kishin vendosur flamuj të ISIS-it mbi kulmin e shtëpisë së tyre dhe se kishin bërë grafite me shkronja arabe në muret e shtëpisë.

Prokuroria pretendon se këto veprime mund ta kenë prishur rendin publik.

“D.B., sipas provave ka qenë refuzues ndaj të gjithëve që nuk e praktikojnë fenë sipas mënyrës së tij, dhe ka postuar e shpërndarë materiale me gjuhë fyese ndaj shumicës së hoxhallarëve të Bashkësisë Islame të Kosovës”, sipas aktakuzës.

Prokuroria kërkoi që të dyshuarit me inicialet D.B. t’i vazhdohet masa e paraburgimit, ndërsa atij me inicialet E.B arresti shtëpiak.

Vepra penale e nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit është e dënueshme me gjobë dhe burgim me kohëzgjatje deri në pesë vjet, sipas Kodit Penal.

Kohët e fundit, Prokuroria i ka shpeshtuar aktakuzat për veprën penale të nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit.

Muajin e kaluar, një person u dënua me 6 muaj burgim për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.

Lajme të lidhura

Dibër/ 31-vjeçari humb jetën, ra në kontakt me energjine elektrike teksa peshkonte
Aktualitet

Dibër/ 31-vjeçari humb jetën, ra në kontakt me energjine elektrike teksa peshkonte

17:09 - 20/09/26
Dënimi me 81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, studentët e Universitetit të Prishtinës nesër në protestë
Aktualitet

Dënimi me 81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, studentët e Universitetit të Prishtinës nesër në protestë

16:48 - 20/09/26
Deklarata e fortë e Gazment Bardhit: Rama e takoi Ergys Agasin para se ta arrestonin
Aktualitet

Deklarata e fortë e Gazment Bardhit: Rama e takoi Ergys Agasin para se ta arrestonin

16:33 - 20/09/26
Para
(VIDEO) Fjalimi i Netanyahut në OKB, salla e Asamblesë së Përgjithshme braktiset nga delegatët

(VIDEO) Fjalimi i Netanyahut në OKB, salla e Asamblesë së Përgjithshme braktiset nga delegatët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Premier League/ Manchester City-Sunderland, spektakël me 8 gola në ‘Etihad’
Sport

Premier League/ Manchester City-Sunderland, spektakël me 8 gola në ‘Etihad’

17:19 - 20/09/26

Manchester City dhe Sunderland dhuruan një nga ndeshjet më spektakolare të sezonit në Premier League, me “Citizens” që triumfuan 5-3....

Lexo më shumë
Dibër/ 31-vjeçari humb jetën, ra në kontakt me energjine elektrike teksa peshkonte

Dibër/ 31-vjeçari humb jetën, ra në kontakt me energjine elektrike teksa peshkonte

17:09 - 20/09/26
Vedat Muriqi nuk ndalet: Dy gola dhe penallti e fituar për 21 minuta te Fenerbahçe

Vedat Muriqi nuk ndalet: Dy gola dhe penallti e fituar për 21 minuta te Fenerbahçe

17:04 - 20/09/26
Dënimi me 81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, studentët e Universitetit të Prishtinës nesër në protestë

Dënimi me 81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, studentët e Universitetit të Prishtinës nesër në protestë

16:48 - 20/09/26
Deklarata e fortë e Gazment Bardhit: Rama e takoi Ergys Agasin para se ta arrestonin

Deklarata e fortë e Gazment Bardhit: Rama e takoi Ergys Agasin para se ta arrestonin

16:33 - 20/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com