GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prokuroria e Lushnjës dërgon për gjykim 4 të pandehur, ja akuzat

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Prokuroria e Lushnjës dërgon për gjykim 4 të pandehur, ja akuzat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Lushnjës ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim katër të pandehur për vepra penale të lidhura me prodhimin dhe shitjen e narkotikëve.

NJOFTIMI I PROKURORISË

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë përfundoi hetimet e çështjes penale nr. 77, viti 2023 dhe dërgoi për gjykim katër të pandehurit K.M., V.Q., M.P. dhe M.M., të akuzuar për veprat penale, si më poshtë:

-I pandehuri K.M., akuzuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të parashikuara nga nenet 283 prg. 2 dhe 242 të Kodit Penal, me masë sigurimi “Arrest në burg”.

-I pandehuri V.Q., akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 prg. 2 i Kodit Penal, me masë sigurimi “arrest në burg”.

-I pandehuri M.P., akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 prg. 2 i Kodit Penal, me masë sigurimi “arrest në burg”.

-E pandehura M.M., për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.

Hetimet janë kryer me metoda speciale, shoqëruar me kontrolle të vendeve e personave dhe kapjen e arrestimin në flagrancë të të pandehurve V.Q. e M.P., si dhe sekuestrimin me cilësinë e provës materiale të një sasie lëndë narkotike të llojit “kokainë”dhe “kanabis sativa”. Konkretisht, të pandehurit K.M., M.P. dhe V.Q., e kanë konsumuar veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikve në bashkëpunim. Nga hetimet janë dokumentuar plotësisht dy episode të shitblerjes së lëndës narkotike.

Në një episod i pandehuri V.Q. ka luajtur rolin e ndërmjetësit për të pandehurin K.M. për shitjen e një sasie lënde narkotike “kanabis sativa” me peshë 0.690 kilogram, kurse në episodin tjetër i pandehuri V.Q., ka luajtur rolin e ndërmjetësit për të pandehurin M.P. për shitjen e lëndës narkotike “kanabis sativa” me peshë 450 gram, sasi lënde narkotike këto që janë kapur dhe sekuestruar nga policia gjyqësore në momentin që do kryhej dorëzimi i saj.

Po ashtu, nga kontrolli/këqyrja e vendeve të të pandehurit K.M. është gjetur e fshehur edhe një sasi tjetër lëndë narkotike “kanabis sativa” dhe “kokainë”, kurse nga kontrolli personal dhe i banesës së të pandehurit V.Q. është gjetur një sasi tjetër lëndë narkotike “kanabis sativa”, të cilat janë sekuestruar dhe administruar me cilësinë e provës materiale.

Sa i përket të pandehurës M.M., është provuar se në momentin e vënies në dijeni të veprimeve të shërbimeve të policisë gjyqësore ndaj të pandehurit K.M., ka ndërmarë veprime aktive duke lëvizur dhe fshehur lëndën narkotike që mbahej në banesë në mënyrë të paligjshme prej të pandehurit K.M., me qëllim për të vëshirësuar apo penguar zbulimin e veprës penale.

Etiketa: LushnjëProkuroria

Lajme të lidhura

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet
Aktualitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë
Aktualitet

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26
“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin
Aktualitet

“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin

20:39 - 09/09/26
Para
Dyshohet se ka dhunuar policin, arrestohet 31-vjeçari

Vodhi me armë zyrën në Vlorë, arrestohet (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes
Breaking Views

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

23:09 - 09/09/26

Mbrëmje me shumë gola në Champions League. Liverpool ka përmbysur Atlético Madridin në “Anfield”, PSG ka dhuruar një festival golash...

Lexo më shumë
Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

23:02 - 09/09/26
Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

22:04 - 09/09/26
Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com