GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prokuroria e Lushnjes konfiskon pasurinë e 3 personave

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Prokuroria e Lushnjes konfiskon pasurinë e 3 personave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Lushnjes ka vendosur të konfiskojë pasuritë e tre personave. Dyshohet se ato burojnë nga veprimtari të paligjshme. Në kuadër të zbatimit të ligjit Nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ndryshuar, dhe synimit për të goditur pasuritë apo asetet e paligjshme që zotërohen/posedohen nga subjekte në fushën e veprimit të këtij ligji, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka regjistruar disa procedime pasurore të cilat kanë konkluduar me konfiskimin e pasurive të ndryshme.

  1. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka regjistruar procedimin pasuror Nr.1, të vitit 2021, ndaj subjektit J.S. Pas hetimeve të kryera për këtë procedim pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë, me vendimin Nr. 224, date 17.11.2022 u vendos:

– Konfiskimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në zotërim të shtetasit J.S, të përshkruara si më poshtë vijon:

– Shuma monetare prej 70.060 Euro në zotërim të shtetasit J.S.;

– Pasuria e luajtshme automjet tip “Porsche Cayanne”, në zotërim të shtetasit J.S.;

Apartament “Ap. C kati i IV” me sipërfaqe 110,2 m2, në objektin e ndodhur në lagjen nr. 2, Rruga “Vasil Kuqi”, zk 8513.

  1. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë. ka regjistruar procedimin pasuror Nr.2, të vitit 2021, ndaj subjektit D.L. Pas hetimeve të kryera për këtë procedim pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë, me vendimin Nr.221, datë 09.11.2022 u vendos masë parandaluese pasurore, konfiskimi i pasurive të luajtshme dhe paluajtshme në zotërim të shtetasit D.L, të përshkruara si më poshtë vijon:

– Objekti 1-kat, me funksion lokal, me sipërfaqe ndërtimore 180m² dhe sipërfaqe parcele ndërtimore prej 1050,4m2, të ndodhur në Lagjen “18 Tetor”, qyteti Lushnjë;

– Automjet tip “Volksëagen Passat” me shasi “EVEZZZ3CZ6E124723”, në pronësi të shtetasit D.L.

  1. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka regjistruar procedimin pasuror Nr.3, të vitit 2021, ndaj subjektit D.L. Pas hetimeve të kryera për këtë procedim pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë, me vendimin Nr.231, datë 24.11.2022, u vendos:

Konfiskimi i pasurive në zotërim të shtetasit F.A., të sekuestruara sipas vendimit gjyqësor të datës 28.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, si më poshtë:

– Pasuria Nr.22/314-N14, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 184.11 m2, e llojit “njësi shërbimi”;

– Pasuria Nr.22/314-N15, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 54.9 m2, e llojit “njësi shërbimi”;

– Pasuria Nr.18/199+2-89, z.k.8571, Lushnjë, me sipërfaqe 130.58m2, e llojit “apartament”;

– Pasuria Nr.22/314-G, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 107.95 m2, e llojit “garazhd”;

– Lokal shërbimi me sipërfaqe 64,8 m2-Aksi (E-II) (6-7);

– Apartament me nr.3, kati IV, kuota 18.63, me sipërfaqe 78.49m2 i porositur me kontratën noteriale të sipërmarrjes për prenotim apartamenti me Nr.178 Rep, Nr.111;

– Pasuria Nr.22/314-N13, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 27.03 m2, e llojit “njësi shërbimi”, sipas nenit 12/a/1 të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, në zbatim të prioriteve për konfiskimin e çdo pasurie që buron nga veprimtaria e paligjshme sipas parashikimeve të ligjit “Antimafia”, vazhdon hetimet me qëllim identifikimin e pasurive të tjera mbi të cilat mund të procedohet sipas parashikimeve të këtij ligji.

Etiketa: LushnjëProkuroriaSekuestrim

Lajme të lidhura

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Para
E konfirmuar! Njihuni me dy banorët e parë të “BB VIP 2″

E konfirmuar! Njihuni me dy banorët e parë të “BB VIP 2"

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, katër persona me rroba civile shfaqen duke ndaluar Agron Jeminin, i njohur...

Lexo më shumë
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com