GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Prokuroria kërkoi 35 vite burg, vijon sot gjyqi ndaj Salih Mustafës

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Prokuroria kërkoi 35 vite burg, vijon sot gjyqi ndaj Salih Mustafës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vijon sot për të tretën ditë radhazi seanca ndaj ish-eprorit të UÇK-së Salih Mustafa në Dhomat e Specializuara të Kosovë në Hagë.

Në ditën e parë ishte prokuroria ajo që prezantoi argumentet përmbyllëse të çështjes ku në përfundim kërkoi 35 vite burg për Mustafën me akzuat për për krime lufte. Ndërkohë ditën e djeshme në procesin gjyqësor mbrojtja e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, ka paraqitur deklaratat përmbyllëse, para trupit gjykues në Hagë.

Avokati mbrojtës i të akuzuarit Salih Mustafa, Julius von Bone, në fillim të deklaratës përmbyllëse, mohon akuzat e prokurorisë. Ai tha se në këto akuza ndaj klientit të tij flitet edhe për një organizim të BIA-së, të përbërë nga 500 ose 600 pjesëtarë dhe që një njësit ka vepruar në Zllash, por Von Bone thotë se kjo nuk qëndron.

Po ashtu dje kanë dhënë deklaratat përmbyllëse edhe prokurori i rastit dhe avokatja e viktimave. Avokatja Anni Pues, gjatë seancës së djeshme tha se, në bazë të dëshmive të shumë dëshmitarëve, i akuzuari mban përgjegjësi për ndalim arbitrar, trajtim çnjerëzor, vrasje, torturë dhe, sipas saj, ai duhet të ndëshkohet, ka raportuar TK.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është i arrestuari i parë nga Specialja ku më 12 qershor 2020 është konfirmuar aktakuza ndaj tij, kurse arrestimi i tij u bë me 24 shtator, ku po të njëjtën ditë, ai është transferuar në objektin e paraburgimit në Hagë. Më 24 shtator ishin bërë publike edhe aktakuza ndaj Mustafës. Më 21 dhe 22 korrik 2022, Mbrojtja e Mustafës dhe Prokuroria i dorëzuan dosjet e tyre gjyqësore përfundimtare ndërsa dhënia e deklaratave përmbyllëse është paraparë të bëhet në periudhën nga 13 deri më 15 shtator 2022 dhe më 16 shtator si ditë rezervë.

Aktakuza kundër tij për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme është konfirmuar në qershor të vitit të kaluar. Krimet për të cilat akuzohet Mustafa, sipas aktakuzës, dyshohet se janë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash që ndodhet në rrethinën e Komunës së Prishtinës.

Etiketa: Burgprokurori

Lajme të lidhura

Ndërron jetë ish-deputetja Flora Brovina, nesër do të dëshmonte për Masakrën e Dubravës
Kosovë & Rajon

Ndërron jetë ish-deputetja Flora Brovina, nesër do të dëshmonte për Masakrën e Dubravës

12:25 - 15/09/26
Pas protestave masive në Serbi/ Vuçiç njofton: Do të jap dorëheqjen më 27 shtator
Breaking Views

Pas protestave masive në Serbi/ Vuçiç njofton: Do të jap dorëheqjen më 27 shtator

21:03 - 14/09/26
Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president: Nuk mora mbështetjen e nevojshme
Breaking Views

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president: Nuk mora mbështetjen e nevojshme

19:52 - 14/09/26
Para
Pezullohen dy efektivë policie në Elbasan, nuk ndaluan…

Ndërron jetë 63-vjeçari serb në Himarë, reagon policia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta Prof. Dine Abazi, ish-presidenti i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë
Aktualitet

Ndahet nga jeta Prof. Dine Abazi, ish-presidenti i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë

15:25 - 15/09/26

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare Prof. Dine Abazi, mjeku dhe ish-presidenti i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë. Një prej...

Lexo më shumë
Ambasadori kroat: Qeveria duhet të dëgjojë mesazhin e protestës, gjenerata e re do t’i japë fund tranzicionit

Ambasadori kroat: Qeveria duhet të dëgjojë mesazhin e protestës, gjenerata e re do t’i japë fund tranzicionit

15:13 - 15/09/26
Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin: I lidhni shallin sa herë ka mbledhje me partizanë

Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin: I lidhni shallin sa herë ka mbledhje me partizanë

15:01 - 15/09/26
Klevis Balliu: SPAK duhet të shkrihet, nuk ka ndalur asnjë aferë

Klevis Balliu: SPAK duhet të shkrihet, nuk ka ndalur asnjë aferë

14:51 - 15/09/26
Batuta e futbollistit për merkaton: Tani mund të blesh edhe një gomar për 200 milionë paundë

Batuta e futbollistit për merkaton: Tani mund të blesh edhe një gomar për 200 milionë paundë

14:21 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com