GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Prokuroria: Leonidha Çobo i Bankers i dha 45 milionë euro vëllait

18:20 - 13/08/25
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Prokuroria: Leonidha Çobo i Bankers i dha 45 milionë euro vëllait
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Administratori i Bankers, Leonidha Çobo punoi në Bankers nga viti 2010 deri në vitin 2019 dhe në total ka përfituar si pagë dhe shpërblime një vlerë jo të zakonshme. Plot, 584,741,220 lekë, ka përfituar Çobo nga puna në Bankers ku vlen të përmendet shuma prej 172,803,098 lekë gjatë vitit 2016. A ka një kompani tjetër që mund ta paguajë administratorin e saj 1.7 miliardë lekë në vit, ose 141 mijë euro në muaj? Dhe përtej kësaj, të dalë me humbje dhe ti fshihet detyrimeve që ka me shtetin ku ushtron aktivitetin?

Më tej, zbulohet sesi Leonidha Çobo përzgjedh për mbi 1 dekadë kompaninë e familjes së tij, pa asnjë tender apo procedurë konkurruese. Bëhet fjalë për subjektin “TEA-CO shpk”, në pronësi të Artur dhe Antigone Çobo, vëllai dhe kunata e Çobos.

Pra për të mos u mjaftuar me vetëm shpërblimet e vitit 2016, ku Çobo dhe 2 drejtorë të tjerë të Bankers morën 3 milionë euro shpërblim, edhe përgjatë aktivitetit ndër vite, duartë e administratorit të Bankers ishin shtrirë në çdo qelizë të kompanisë. Nga viti 2005 deri në vitin 2019, kompania “Tea Co” mori nga Bankers përmes faturimit një vlerë prej 45 milionë euro.

Në dosje thuhet se në 15 vite, xhiroja e kompanisë me vlerën e 45 milionë euro lidhet direkt dhe vetëm me ‘Bankers’. Prokuroria vijon më tej duke thënë se “Tea CO”, kompania e vëllait dhe kunatës së Leonidha Çobos i kanë kaluar paratë te llogaria e bashkëshortes së tij. I vetmi kontraktor i kësaj kompanie është Bankers.

Dhe skema zbërthehet me largimin e Çobos, ku menjëherë pas largimit të tij nga Bankers në vitin 2020, të ardhurat e kësaj shoqërie ranë në mënyrë drastike, çka sugjeron se fitimet ishin të lidhura drejtpërdrejt me pozicionin e tij në Bankers.

Një tjetër skemë e Leonidha Çobos dhe daljen e parave nga Bankers është bërë me një subjekt “Leonidha Çobo Person Fizik”, të cilin administratori i Bankers e krijoi pak përpara largimit nga Bankers. Paratë duhet të dilnin të ligjshme në një mënyrë ose në një tjetër…ndër vite ky subjekt ka përfituar qindra miliona lekë përmes faturimeve nga Bankers.

E njëjta skemë është përsëritur edhe me subjektin “Tetra shpk” ku vetë Çobo është aksioner që nga qershori i vitit 2023. Ky subjekt pa staf përfitoi mbi 180. milionë lekë nga Bankers në dy vite.

Ndihmesa në të gjitha këto subjekte është vëllai i tij. Artur Çobo bashkë me të shoqen, Antigonën kanë qenë rrjeti që nxorri paratë nga Bankers për ti kaluar më pas nëpër llogaritë e familjes së administratorit Leonidha Çobo. /Zeri.al/

Lajme të lidhura

“Më datë 22 protesta do jetë shembullore”, Gjekmarkaj: Të marrim në dorë fatin tonë!
Uncategorized

“Më datë 22 protesta do jetë shembullore”, Gjekmarkaj: Të marrim në dorë fatin tonë!

19:11 - 20/12/25
Tregtonin armë zjarri në Tiranë/ Arrestohen dy anëtarët e bandës, një tjetër në kërkim
Uncategorized

Tregtonin armë zjarri në Tiranë/ Arrestohen dy anëtarët e bandës, një tjetër në kërkim

11:29 - 17/12/25
‘Liria ka emër’, protestë në Shkup për ish-krerët e UÇK! Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen
Aktualitet

‘Liria ka emër’, protestë në Shkup për ish-krerët e UÇK! Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen

14:59 - 13/12/25
Para
Zjarri në Delvinë, më në fund shfaqet një avion ‘Canadair’

Zjarri në Delvinë, më në fund shfaqet një avion ‘Canadair’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25

Katër persona kane mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në aksin Elbasan Peqin pranë fshatit...

Lexo më shumë
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com