GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prokuroria shkon të shohë nëse punon ose jo inceneratori, në zonë fiken dritat

14:31 - 06/03/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Prokuroria shkon të shohë nëse punon ose jo inceneratori, në zonë fiken dritat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një veprim hetimor që nevojitej të kryhej në terenin e Inceneratorit të Elbasanit, për të parë nëse ky impiant djegës i mbeturinave punon ose jo, ka sjellë dështimin e kqyrjes ligjore.

Një fikje e dritave në zonën ku ndodhet inceneratori, ka sjellë dështimin e realizimit të provës për ndezjen e impiantit.
Shkëputja e dritave në zonë, ka ndodhur pikërisht ditën kur prokurori i Elbasanit, Xhelian Seferi, i shoqëruar nga një furgon policie, ka mbërritur paraditen e kësaj të enjteje në ambientet e kompanisë publike, “Eco-Elb”, e cila menaxhon landfillin dhe incerenatorin e mbetjeve, zona ka qënë pa energji elektrike.

Gazetari i “Ora News”, ka mësuar se kqyrja në teren ka dështuar, pasi pa energji elektrike nuk mund të realizohej prova për të faktuar në teren nëse ky impiant është në gjëndje pune ose jo.

Në pamundësi për të kryer realizimin e provës, oficerët e prokurorisë Elbasan, kanë shoqëruar për ti marë në pyetje disa punonjës të shoqërisë “Eco-Elb”, midis të cilëve dhe administratorin, Leli Kaja.

Aksioni i sotëm ka të bëjë me një hetim të dytë të nisur nga Prokuroria e Elbasanit, rreth një viti më parë, bazuar në referimet e përcjella nga Drejtoria vendore e Policisë, pas identifikimit të shtimit të rasteve të djegies së pakontrolluar të mbeturinave.

Këtë herë është prokuroria e Elbasanit e cila ka regjistruar dosje penale, ku fillimisht hetimi u hap për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Ndotjes së ajrit”.

Për nisjen e hetimeve prokurori i Elbasanit, Xhelian Seferi, ka marrë shkak nga ngjarja e datës 27 korrik 2023, kohë kur inceneratori i Elbasanit, u përfshi nga shtëllunga të mëdha zjarri, duke u djegur mbeturinat.

Por ky hetim është zgjeruar edhe më tej, ku në qendër të verifikimeve për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv”, është vendosur bashkia e Elbasanit dhe shoqëria “ECO Elb”.

Kjo e fundit prej më shumë se 3 viteve paguhet nga bashkia e Elbasanit dhe bashki të tjera të qarkut për një shërbim që nuk ekziston në inceneratorin e Elbasanit.

Sipas hetimeve kompania merret vetëm me administrimin dhe grumbullimin e mbetjeve në ambientet e hapura të inceneratorit, por nuk jep shërbimin e djegies së mbeturinave, pasi inceneratori i Elbasanit, nuk punon.

Rezulton se me vendimin bashkiak të bashkisë Elbasan në datën 11 Prill 2022 është miratuar kontrata e shërbimit midis shoqërisë aksionere “ECO-ELB” dhe bashkisë Elbasan.

Po e njëjta kontratë është përsëritur edhe për vitin 2023 dhe 2024, miratuar me vendimin e datës 31 janar 2023 dhe 23 shkurt 2024.

Impianti i djegies gjatë vitit 2022 ka punuar rreth 24 ditë ndërsa për ditët e tjera të vitit nuk ka qenë në gjendje pune për shkaqe teknike.

Pavarësisht se impianti, nuk ka qenë funksional për më shumë se 11 muaj gjatë vitit 2022, Bashkia Elbasan dhe mbikëqyrësit e kontratës nuk kanë bërë ndërprerjen e saj, duke vazhduar ti paguajnë shoqërisë “Eco-Elb sh.a” shumën financiare prej 550 milion lekë të vjetra për periudhën nga 10 dhjetori 2021 deri 31 dhjetori 2022.

Prokuroria, ka ngritur dyshime se Bashkia Elbasan ka paguar për një shërbim të pa kryer dhe nga ana tjetër shoqëria “Eco-Elb sh.a” ka përfituar këtë shumë për një shërbim të pa kryer.

Ndërkohë nga transaksionet e thesarit Bashkia Elbasan rezulton ti ketë paguar “Eco-Elb” sh.a vlerën 918 milion lekë të vjetra për periudhën 1 janar 2023 deri në 29 dhjetor 2023.

Po me të njëjtën metodë edhe në vitin 2024 Bashkia Elbasan i paguan “ECO-Elb” sh.a një shërbim të pa kryer, kontratë kjo e cila është në fuqi edhe sot. Sipas transaksionit të thesarit vlera e përfituar nga “ECO-Elb” është 864 milion lekë për periudhën 1 janar 2024 deri 13 shkurt 2025.

Etiketa: dritainceneraorprokurori

Lajme të lidhura

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet
Aktualitet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave
Aktualitet

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
Para
Aksident i rëndë në Durrës,  ambulanca përmbyset me të sëmurin në mes të rrugës

Aksident i rëndë në Durrës, ambulanca përmbyset me të sëmurin në mes të rrugës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26

Tre fëmijë të mitur merren nën kujdes pasi lihen vetëm e të paushqyer në banesë, nis procedim penal për nënën....

Lexo më shumë
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

20:24 - 11/01/26
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com