GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prokurorja e Tiranës Elsa Kareçi del nesër në vetting

15:17 - 11/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Prokurorja e Tiranës Elsa Kareçi del nesër në vetting
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokurorja e Tiranës Elsa Kareçi, do të përballet të martën më 12 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Firdes Shuli.

Elsa Kareçi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe u emërua si prokurore në Prokurorinë e Kavajës. Ajo e ushtron funksionin në Prokurorinë e Tiranës prej vitit 2007. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, prokurorja Elsa Kareçi deklaronte vetëm pjesë takuese të një toke bujqësore të përfituar nga familja e saj përmes ligjit 7501. Në fund të vitit 2016, pasuria e saj familjare llogaritet në 373 milionë lekë.

Pjesa kryesore e pasurisë familjare përbëhet nga aksionet e bashkëjetuesit të subjektit në kompaninë “Miami Beach” me kapital të deklaruar prej 334.1 milionë lekësh, ku ai zotëron 51% të aksioneve.

Ata deklarojnë gjithashtu pasuri të patundshme me vlerë 10 milionë lekë, likujditete bankare prej 185 mijë lekësh, kursime në cash prej 285 mijë lekësh si dhe një automjet me vlerë 200 mijë lekë. Gjithashtu, bashkëjetuesi i subjektit deklaron huamarrje për biznes në vlerën 28 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 23.9 milionë lekë, nga të cilat 51% burojnë nga paga e Znj. Kareçi, gati 31% nga të ardhurat e familjarëve si dhe 5.3% nga shitja e automjeteve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”, të cilat lidhen kryesisht me pasuritë e deklaruara nga bashkëjetuesi.

Në vitin 2003, subjekti Elsa Kareçi deklaron të zotërojë  16.8% pjesë nga 18 dynym tokë përfituar nga ligji numër 7501, për të cilën nuk jep vendodhje apo vlerë aseti. Në vitin 2004, subjekti deklaron  të zotëroje 25% nga 400 m2 sipërfaqe truall ndërtimi me vlerë të deklaruar në 128,000 lekë si dhe 1/6 pjesë nga apartament banimi në vlerë 7,649 lekë blerë më 11.10.1995.

Në vitin 2014, bashkëjetuesi i subjektit deklaron për herë të parë pasurinë, mes së cilave një shtëpi banimi në Tiranë të dhuruar nga prindërit, tokë bujqësore në Tiranë dhe në Bajzë të Shkodrës me vlerë respektive 30,000 euro dhe 50,000 USD si dhe aksione në shoqëritë “Shpata shpk”, me kapital themeltar me vlerë 100,000 ALL si dhe “Miami Beach” me kapital themeltar me vlerë 334’114’740 lekë, ku zotëron 51% të aksioneve.

Në vitin 2014, bashkëjetuesi i subjektit deklaron gjithashtu një hua me vlerë 200,000 euro të marrë në vitin 2008 për biznes si dhe një hua të dytë prej 200,000 eurosh nga fabrika e pasurimit të kromit në Bulqizë (në momentin e deklarimit janë shlyer 105,000 euro dhe 4,000,000 lekë). /Birn

Etiketa: Elsa KareçiKPA

Lajme të lidhura

Rama, barrikadë për Ballukun! Tjetër shuplakë nga Brukseli, rrezikohet integrimi
Aktualitet

Rama po e kthen pezullimin e Ballukut në një “betejë personale” kundër gjyqësorit

08:51 - 23/02/26
E përplasi makina, familjarët thirrje: Nevojë urgjente për gjak 0+
Aktualitet

Sherr në një lokal në Burrel, një i plagosur dhe dy persona shpallen në kërkim

08:27 - 23/02/26
Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin
Aktualitet

Abuzime miliona euro/ SPAK kërkon autorizim për arrestimin, Këshilli i Mandateve vendos sot për fatin e Ballukut

07:55 - 23/02/26
Para
U aksidentua brenda kampit të muhaxhedinëve, policia jep detajet: Si vdiq punonjësi i pastrimit

U aksidentua brenda kampit të muhaxhedinëve, policia jep detajet: Si vdiq punonjësi i pastrimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama, barrikadë për Ballukun! Tjetër shuplakë nga Brukseli, rrezikohet integrimi
Aktualitet

Rama po e kthen pezullimin e Ballukut në një “betejë personale” kundër gjyqësorit

08:51 - 23/02/26

Kryeministri Edi Rama vitin e kaluar e paraqiti përparimin e Shqipërisë drejt integrimit europian si një produkt të drejtpërdrejtë të...

Lexo më shumë
E përplasi makina, familjarët thirrje: Nevojë urgjente për gjak 0+

Sherr në një lokal në Burrel, një i plagosur dhe dy persona shpallen në kërkim

08:27 - 23/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 23 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 23/02/26
Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin

Abuzime miliona euro/ SPAK kërkon autorizim për arrestimin, Këshilli i Mandateve vendos sot për fatin e Ballukut

07:55 - 23/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Shkurt 2026

07:44 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com