GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tjetërsimi i pronave në Orikum, Rradhimë dhe Dukat, dosja kalon në SPAK!

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tjetërsimi i pronave në Orikum dhe Dukat, Prokuroria zbarkon në banesat e ish zyrtarëve të Hipotekës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një hetim i nisur fillimisht nga Prokuroria e Vlorës për dyshimet mbi falsifikimin e dokumenteve dhe tjetërsimin e pronave në zonat e Rradhimës, Dukatit dhe Orikumit është transferuar tashmë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Prokuroria e Vlorës ka shpallur moskompetencën për çështjen dhe ia ka kaluar dosjen SPAK-ut, i cili, mbi bazën e kallëzimeve të depozituara nga banorët e zonës, ka regjistruar procedimin penal dhe ka nisur veprimet hetimore. Paralelisht, SPAK ka kërkuar edhe të gjithë aktet e hetimit paraprak të kryera nga Prokuroria e Vlorës për këtë çështje.

Bazuar në materialet hetimore të administruara, SPAK dhe Prokuroria e Vlorës kanë zhvilluar kontrolle në disa banesa në qytetin e Vlorës, si edhe në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ish-Hipoteka). Hetimet lidhen me dyshimet se sipërfaqe të konsiderueshme toke bujqësore në Orikum, Dukat dhe Rradhimë janë tjetërsuar dhe regjistruar në mënyrë të paligjshme përmes dokumenteve të falsifikuara, duke nxjerrë jashtë procesit të pronësisë banorët që kishin përfituar tokën sipas ligjit nr. 7501 “Për Tokën”.

Sipas kallëzuesve, në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë persona me influencë ekonomike, në bashkëpunim me individë vendas.

Kallëzimet penale janë depozituar nga një grup banorësh të Kuvendit të Orikumit, Rradhimës dhe Dukatit, si në Prokurorinë e Vlorës ashtu edhe në SPAK. Në to ngrihen dyshime për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, të kryera në kuadër të një “Grupi të strukturuar kriminal”.

Hetimet pritet të përqendrohen në verifikimin e dokumentacionit të pronësisë, identifikimin e personave të përfshirë dhe ligjshmërinë e regjistrimeve të pronave në zonat bregdetare, të cilat kanë një vlerë të lartë ekonomike.

Etiketa: Kryesore1orikumPronaSpak

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët
Aktualitet

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

16:02 - 09/11/26
Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore
Aktualitet

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

15:15 - 09/11/26
Para
“Dorëhiqu”, Rama i përgjigjet protestuesve: Nuk e lëshoj timonin nga zhurmat tuaja, do t’i shkojmë deri në fund

Gazeta belge: Protestat ekspozuan imazhin e Ramës si gangster, pushteti i tij po tronditet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26

Këto janë biletat e prenotuara nga 11 shtatori deri në 16 tetor 2026. Nga tabela del se preferenca kryesore mbetet...

Lexo më shumë
Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

16:02 - 09/11/26
Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

15:15 - 09/11/26
Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

14:59 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com