GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pronarit të dy bizneseve i hidhet tritol në shtëpi, ja çfarë tha në polici shënjestra e sulmit

09:33 - 29/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sulmohet me lëndë plasëse banesa e pronarit të një biznesi të vogël në Krujë, duke rikthyer shpërthimet e shumta me tritol në këtë zonë, krahas atentateve me armë zjarri. Shënjestër e sulmit me lëndë plasëse ishte banesa e shtetasit, Altin Keqi. Policia bëri të ditur se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale, kryesisht në pjesën e çatisë së shtëpisë.

Sulmi më eksploziv është regjistruar në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ndërsa familja e biznesmenit ndodhej më banesë. Shpërthimi ka shkaktuar panik jo vetëm te familja Keqi por edhe tek fqinjët. “Gjatë orëve të para të mëngjesit, në çatinë e banesës së shtetasit A. K., në lagjen ‘Borati’, Krujë, dyshohet se kanë hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale”, njofton policia. Në vendin e ngjarjes mbërriti grupi hetimor dhe nisi hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.

Fillimisht grupi hetimit ka mbledhur provat materiale dhe më pas ka marrë në pyetje biznesmenin dhe familjarët e tij nëse kanë konflikte me persona të tjerë. Si biznesmeni ashtu edhe të afërmit e tij kanë mohuar të kenë probleme të hapura ndërsa dyshojnë se sulmi ka ardhur nga konkurrentët në biznes.

“Nuk kam konflikte me asnjë person. Shikoj punën time, por të tjerët nuk paskan parë punën e vetë. Personalisht por edhe familjarët e mi s’kemi pasur shqetësime. Nuk e di, nuk dyshoj te asnjë. Nuk di ca të them.

Shpërthimi ishte i fuqishëm dhe ka shkaktuar panik më familje. Shpresoj që policia të mundë të zbardhë këtë ngjarje dhe të vërë në pranga autorin apo autorët. Ja lë në dorë Policisë”, ka deklaruar ndër të tjera biznesmeni Keqi. Mësohet se Altin Keqi është pronar i dy serviseve të celularëve në Krujë dhe Fushë Krujë. Ai nuk njihet si person problematik dhe nuk ka konflikte me njeri. Paraprakisht dyshohet se tritoli është vënë për shkak të konkurrencës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ ëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, ndërsa mësohet se një numër i madh personash janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje dhe më pas janë lënë sërish të lirë.

Etiketa: KrujePolici

Lajme të lidhura

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve
Aktualitet

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve

23:27 - 09/03/26
Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë

23:16 - 09/03/26
Viktima të trafikimit/ AFP: Vajzave të huaja u premtohet punë, por përfundojnë në burg
Aktualitet

Viktima të trafikimit/ AFP: Vajzave të huaja u premtohet punë, por përfundojnë në burg

20:59 - 09/03/26
Para
Monika gjithë mllef ndaj Fedez pasi shau në “Sunny Hill”: E keni…(VIDEO)

Monika gjithë mllef ndaj Fedez pasi shau në “Sunny Hill”: E keni…(VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve
Aktualitet

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve

23:27 - 09/03/26

Një nga misteret më të mëdha të Shqipërisë në 25 vitet e para të shekullit XXI, zhdukja e 6-vjeçares Bleona Mata...

Lexo më shumë
Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë

Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë

23:16 - 09/03/26
Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”

Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”

22:10 - 09/03/26
Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë

Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë

21:58 - 09/03/26
Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four”

Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four”

21:51 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com