GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pronarja denoncon biznesmenin Gjegj Luca: Më vodhi tokën duke falsifikuar dokumentet, qëndrojnë të tjerë pas tij

14:32 - 26/10/21
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Pronarja denoncon biznesmenin Gjegj Luca: Më vodhi tokën duke falsifikuar dokumentet, qëndrojnë të tjerë pas tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zhaneta Lamçe,  nga Korça, ka bërë sot një denoncim të fortë për biznesmeni Gjegj Luca. Gjatë një prononcimi për mediet ajo pretendon se Luca i ka vjedhur 132 dynym tokë në Maliq të Korçës. Ajo denoncon biznesmenin Gjergj Luca dhe një sërë personazh të tjerë, për ndërtimin në tokën e saj të një fabrike peshku. Lamçe shpreh se, Luca është ndihmuar edhe nga persona të tjerë për të falsifikuar dokumentet, duke bërë të duket sikur gjyshërit e saj kanë shitur tokën te ai. Ajo tregoi se ka ngritur këtë problem edhe në Bashki, madje edhe në SPAK por kurrë nuk ka marrë një përgjigje dhe që nga 2011 zvarritet për të gjetur zgjidhje.

“Ky problemi im ka nisur që në 2011 dhe deri në ditën e sotme që jam në procese gjyqësore, prona ndodhet në Maliq të Korçës dhe Kolanec që janë prona të gjyshit tim. I kam të trashëguara me dokumentar që në 1925 këto prona i ka pasur gjyshi im, erdhi komunizmi këto janë sekuestruar si gjithëve shqiptarëve kurse gjatë demokracisë pronat e mia janë vjedhur nga PD-PS LSI kush e kush të merrte më shumë. I kam denoncuar kryetarin e bashkisë, Gëzim Topçin në SPAK 4 herë, pasi ai në tokën time e ka rrëmbyer në kundërshtim me ligjin”, tha ajo.

Denoncimi i saj shkon edhe më gjerë, duke thënë se është denoncuar nga krushqit dhe fëmijët e Enver Hoxhës, për t’i dhënë  pronën Gjergj Lucën dhe Gëzim Topçin sepse janë miq të ngushtë. Ajo denoncon si të përfshirë në këtë mes vajzën e Enver Hoxhës, Pranvera Hoxha Kolaneci dhe Florian Teki Kolaneci bashkë me vëllezërit të tij dhe djemtë e xhaxhallarëve. Sipas saj, investimin e bën Gjergj Luca, por në të vërtet pas këtij plani fshihen personazhe më të fuqishëm. Ajo pretendon se SPAK ka shpallur moskompetencë ndaj denoncimit të saj, ndërsa Gjykata e Apelit në Korçë prej një viti nuk e njofton mbi vendimet dhe seancat. Zhaneta thotë se është falsifikuar firma e nënës saj që ka vdekur në Amerikë.

“SPAK ka shpallur moskopetencë Arben Kraja, kujt i thoni juve çështje penale? Ai që vjedh dosjen me 200 dokumente ATP duhet dekoruar apo penalizuar? Këto janë pyetje për Arben Krajën, çfarë është çështja penale dhe duhet dekorohen këta që vjedhin dosjet ose ti penaliozosh. Kur subjekti falsifikon dokumente, pasi e vdekura është falsifikuar firma duke i dhënë pronat të tjerëve. Kam 7 vjet në Drejtësi dhe nuk po i jepet zgjidhje për këto kërkesa që po bëj që po vidhet po ngrihet i vdekuri nga vari dhe po jepet firma për të vjedhur pronat”, u shpreh Lamçe, duke i bërë thirrje dhe ambasadores amerikane, Yuri Kim, që të reagojë për këtë çështje.

Etiketa: DenoncimGjegj LucaproneVjedhje

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Fifi nuk ndalet me Granitin, e fërkon në vende intime (VIDEO)

Fifi nuk ndalet me Granitin, e fërkon në vende intime (VIDEO)

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com