GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Propaganda, mashtrimi i Veliaj me shkollat që po ndërtohen nga BE

15:17 - 13/07/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk ka asnjë cipë në fytyrë, kur i duhet të organizojë fushatë propagandistike.

Këtë të Martë, kasetat e tij të gatshme të shpërndara në televizionet kryesore në Tiranë, e tregonin Veliajn duke inspektuar punimet për rindërtimin e godinës së shkollës së mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, në kryeqytet.

Në deklaratat e tij nga kantieri i ndërtimit, të përzgjedhura në kronikat e gatshme, Veliaj premtoi se “po punojmë çdo ditë që shkolla të jetë gati në fillim të vitit të ri shkollor” .

Diçitura: Veliaj në shkollën “Asim Vokshi”, që po ndërtohet nga Bashkimi Europian

Po ashtu, fjalimi i tij propagandistik linte të kuptohej se investimi po kryhej nga Bashkia e Tiranës. Por, gjithçka është një mashtrim i Veliajt dhe një operacion i rëndomtë propagande, tipike për kryebashkiakun e Tiranës.

“Gijotina” zbuloi se rindërtimi i shkollës së mesme të gjuhëve të huaja, “Asim Vokshi” po realizohet me fondet e Bashkimit Europian, në kuadër të programit “Eu for School” të Bashkimit Europian.

Diçitura: Rindërtimi i shkollës “Asim Vokshi” është pjesë e programit “EU 4 School”

Ky program u aktivizua në fillim të vitit 2020, në vijim të Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve për Shqipërinë, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

“BE për Shkollat” është një program i cili financohet nga Bashkimi Evropian në përgjigje të procesit të rimëkëmbjes pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Ky Program po zbatohet nga UNDP në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare. Ai synon të ofrojë mbështetje për qytetarët shqiptarë në njëmbëdhjetë bashki të prekura, përkatësisht: në Krujë, Durrës, Kurbin, Kamëz, Kavajë, Tiranë, Mirditë, Lezhë, Rrogozhinë, Shijak, Vorë, me fokus në fushën e arsimit.

Programi është pjesë e angazhimit financiar të Bashkimit Evropian gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve, të mbajtur në Bruksel më 17 shkurt 2020.

Objektivi i përgjithshëm i këtij programi është të ofrojë mbështetje për qeverisjen vendore dhe qendrore për rimëkëmbjen përmes riparimit dhe rindërtimit të objekteve arsimore, me qëllim pakësimin e humbjeve sociale dhe ekonomike të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në bazë të këtij projekti, Bashkimi Europian ka marrë përsipër rindërtimin e mbi 65 objekteve arsimore në disa qytete të Shqipërisë. Në Tiranë, programi “Eu 4 School” ka marrë përsipër rindërtimin e 6 shkollave dhe një kopshti. Por, këto investime të taksapaguesve europianë “përvetësohen” nga propaganda e kryebashkiakut të Tiranës.

Ashtu siç veproi së fundmi me shkollë “Asim Vokshi”, ka vepruar edhe me shkolla të tjera që po ndërtohen nga fondet e Bashkimit Europian. Pak javë më parë, ai dhe disa deputetë socialistë të Tiranës u shfaqën në terrenin, ku do të ndërtohet shkolla e re “Emin Duraku”, në qendër të ish-Bllokut.

Diçitura: Veliaj në terrenin e “Emin Durakut”, që po rindërtohet nga BE

 

Kjo shkollë po rindërtohet nga Bashkimi Europian. Po ashtu, edhe shkolla “Musine Kokalari” në Kombinat po rindërtohet nga “Eu 4 School”. Por kjo nuk e pengoi aspak Veliajn që të shfaqet tek kantieri i asaj godine dhe të marrë meritat për investim.

Diçitura: Veliaj në inspektimin e shkollës “Musine Kokalari”, që po rindërtohet nga BE

Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Erion Veliaj do të mbahet mend vetëm për betonizimin e miliona metra katrorë. Këtë e di shumë mirë edhe kryebashkiaku aktual, i cili tenton të mbulojë betonin me kronika të gatshme për ndërtime shkollash, që po kryhen nga aleatët ndërkombëtarë të shqiptarëve.

KLSH rrëzon Veliajn për Pyllin Orbital: Tirana s’ka vend për të mbjellë pemë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: BashkiErion Veliajhasim vokshiShkolla

Lajme të lidhura

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?
Breaking Views

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
Me siguri nuk e dinit, ja pse nuk duhen shkelur buburrecat

Me siguri nuk e dinit, ja pse nuk duhen shkelur buburrecat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq
Sport

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq

23:27 - 08/04/26

Një përballje e tensionuar në çerekfinalen e parë të Champions League në “Camp Nou” mes Barcelona dhe Atletiko Madrid përfundoi...

Lexo më shumë
Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

23:15 - 08/04/26
VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

22:01 - 08/04/26
U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

21:53 - 08/04/26
Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

20:41 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com