GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Propaganda me pagën minimale, mashtrimi që po rrit barrën për bizneset dhe profesionet e lira

15:34 - 20/05/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 6 min
A A
Propaganda me pagën minimale, mashtrimi që po rrit barrën për bizneset dhe profesionet e lira
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në prill të këtij viti ka hyrë në fuqi ligji i ri, i cili përcaktoi një tjetër nivel të pagës minimale. Pas këtij ndryshimi, tashmë paga minimale është 320 nga 300 që ishte më parë. Në një pikëpamje sipërfaqësore kjo do të dukej si një hap pozitiv, por edhe vetë ekspertët e ekonomisë kanë deklaruar se ky ndryshim nuk jep asnjë efekt te punonjësit, por vetëm sa vë edhe më shumë në vështirësi bizneset e vogla dhe ato të mesme. Por, qeveria vazhdonte me propagandën e saj se kjo mënyrë po rrit të ardhurat, në fakt po ndodh e kundërta vendi po zhytet në krizë dhe varfëri. Sikur të mos mjaftoni këto skema mashtruese me lustra të bukura, qeveria ka bërë së fundmi një tjetër lëvizje që i jep goditjen e radhës qytetarëve.

Ministria e Financave po përgatit një ligj të ri për tatimin mbi të ardhurat, ku një pjesë e rëndësishme e tij lidhet me tatimin e të vetëpunësuarve në sektorin e shërbimit. Në draftin, që është ende në formë paraprake, parashikohet që “Të ardhurat e realizuara nga profesionet e lira dhe të pavarura konsiderohen të ardhura nga punësimi”. Pra, nëse ju jeni një analist IT, një piktor, artizan apo çdo profesion tjetër që nuk punoni pranë një shoqërie por në mënyrë të pavarura, tashmë ju do të konsideroheni si i vetëpunësuar dhe do taksoheni.

Literalisht kështu shkruhet në draftin paraprak të publikuar nga Ministria e Financave. Ndërsa më tutje sqarohet se një i punësuar në profesion të lirë mund të përjashtohet nga taksimi vetëm në ato raste, kur nga të ardhurat ai mund të zbresë 35% të fitimeve totale, si shpenzim që mund të ketë bërë në dhënien e shërbimeve.  “Nëse xhiro e tatimpaguesit nuk i kalon [10,000,000] milionë Lekë në vit, ai ka të drejtë që nga të ardhurat e biznesit, të zbresë shpenzimet e supozuara në një shumë të vetme si më poshtë, duke mos pretenduar dokumentimin e çdo shpenzimi. Për veprimtaritë e pavarura, ky shpenzim është 35 % e të ardhurave”, thuhet në draft.

Drafti shpjegon se, “ndryshimet synojnë adresimin e deformimeve që kanë lindur nga shmangia e detyrimeve tatimore, ku të punësuar që trajtohen me taksë progresive nga 13 deri në 23% kanë dalë nga listëpagesat, duke u regjistruar si të vetëpunësuar”. Pra, me pakë fjalë qeveria po i bie pishmanit që ndryshimet që bëri pak muaj më parë ku thuhej se do të hiqet taksa për ata që kanë të ardhura mujore deri në 40 mijë lekë. Pra po të marrim një person që përmes profesionit të lirë fiton  1 milionë lekë në vit, nga cilat do të zbresë 35% e shpenzimeve, paga mujore do t’i mbetet jo më shumë 40 mijë lekë. Sipas ligjit aktual ai nuk taksohet, por me ndryshimet që shpalos drafti i ri, çdo profesion i lirë do të taksohet.

 

Niveli i taksimit

Në draft theksohet se,  edhe nëse një individ angazhohet në profesion të lirë, por i ka të ardhurat e tij nga pak klientë, ato do të konsiderohen si të ardhura nga punësimi. Pra edhe nëse aq para sa fitoni, ju 50% të tyre i merrni nga një klient do të taksoheni. Madje edhe nëse pjesa më e madhe e të ardhurave tuaja, sigurohen nga shërbimet që jepni për 3 klientë sërish do të taksoheni.

“Në draftin e ri parashikohet që të ardhurat nga punësimi përfshijnë dhe të ardhurat e fituara nga një person i vetëpunësuar nëse: 50 për qind ose më shumë e të ardhurave të fituara, merren direkt ose indirekt nga një klient i vetëm; ose më shumë se 90 për qind e të ardhurave totale të fituara merren nga më pak se 3 klientë; ose tatimpaguesi është i detyruar të ndjekë udhëzimet e klientit për të përfituar të ardhurat”, thuhet në draft. Me pak fjalë  edhe nëse ofroni vetëm një shërbim pak ditë në muaj dhe fitoni një shumë parash, ju quheni i vetëpunësuar. Në këtë kuadër, në vazhdimësi të ligjit që u miratua në mars të këtij viti, edhe  profesionistët e lirë që sipas qeverisë quhen të vetëpunësuar do të taksohen nga 13% deri në 23%, në bazë të fitimeve

“Nga të ardhurat e tyre do të zbritet çdo shpenzim që ata realizojnë, do të dalë fitimi neto, nga fitimi neto do t’i zbriten edhe përfitimet që ka individi i punësuar, si taksim zero për pagat deri në 40,000 lekë. Fitimi neto pas çdo zbritje që do t’i bëhet do të taksohet, siç taksohet çdo i punësuar. Pra norma e tatimit për këtë kategori do të jetë 0% për të ardhurat deri në 40,000 lekë, 13% nëse të ardhurat mujore janë deri në 150,000 lekë dhe 23% për shtesën e tyre”, thuhet në projektligj.  Një tjetër pikë e këtij drafti paraprak përcakton se pagat mbi 2 milionë lekë në muaj të tatohen 28%, ndërsa aktualisht është 23%.

 

Skema abuzive dhe propaganda

E gjithë kjo mund të konsiderohet një skemë abuzive e qeverisë, pasi realitet tregon që nuk janë profesionet e lira ato që cenojnë arkën e shtetit, apo ekonominë shqiptare në të tërësi. Prej vitesh ekonomia jonë preket nga një nivel i lartë i informaliteti. Këtë gjë e kanë vënë në dukje shpesh herë Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, të cilët i kanë kërkuar qeverisë transparencë së pari nga entet publike, si dhe i kanë kërkuar qartësim, thjeshtësim të skemës së taksave.

“Shqipëria duhet vendosë një regjim tatimor të përshtatshëm për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Hartoni një regjim të thjeshtuar tatimor për të trajtuar në mënyrë të barabartë tatimpaguesit. Rishqyrtoni hartimin e grupeve të tatimit mbi të ardhurat personale. Mbyllni hendekun ndërmjet qëllimit të deklaruar të të ardhurave në Strategjinë Fiskale, duke aplikuar reforma shtesë për rritjen e të ardhurave”, ka rekomanduar FMN në fillim të këtij viti.

Pra ndërkombëtarët kanë kërkuar reforma për rritjen e të ardhurave, por gjithashtu përmirësimin e skemës për biznese e vogla. Ndërsa qeveri jonë ndërhyn në kategori dhe tashmë konsideron bizneset të vogla edhe atë familje që ka një kioskë të vogël në lagje dhe nga aty marrin të ardhurat e vetme. Kështu, duket qartë që me këtë skemë të re, qeveria po përpiqet të shtojë listën e bizneseve që do të paguajnë taksa.

Ndërsa ndryshimet për përjashtimin e bizneseve të vogla nga tatimi mbi fitimin e thjeshtuar dhe nga TVSH që u ndërmor në vitin e shkuar, ka qenë vetëm propagandë. Kjo politikë e ndërmarrë dhe e njoftuar nga Kryeministri Rama si “një masë shumë agresive mbështetje, e cila është unikale në rajonin tonë dhe përkon me zotimin për ta mbështetur çdokënd që krijon punë për vete dhe për familje, krijon punë edhe për të tjerët dhe që bëhet pjesë e komunitetit të biznesit të vogël”, tashmë mund të konsiderohet si e gabuar dhe e nxituar, pasi ka krijuar elementë për t’ju shmangur tatimit mbi të ardhurat personale. Pasi, paska qenë një nismë politike e pastudiuar si duhet dhe vetëm për periudhën parazgjedhore. Nuk kanë kaluar shumë kohë nga kjo deklaratë dhe tashmë  një pjesë e sektorit të shërbimeve, të regjistruar si profesionistë konsiderohen si e keqja e sistemit fiskal në Shqipëri.

Skemë tjetër e qeverisë është t’i bëj shantazh atyre bizneseve që janë më pak të fuqishme dhe  nuk kanë marrë asnjë përkrahje. Duke u justifikuar se kështu do të rritet transparenca dhe do evidentohen bizneset që fshehin të ardhurat. Prandaj, pak ditë më parë Rama deklaroi se skandali i publikimit të pagave për qytetarët, që trazoi rrjetin pak muaj më parë, do të bëhet tashmë një rutinë çdo vit. Pra, tashmë nuk do të jetë më hapi që të shohim të dhënat dhe pagat tona të qarkullojnë nëpër rrjetet sociale. Edhe njëherë qeveria po vërteton se kërkon të mbaj në vendnumëro bizneset, nën presion qytetarët, mediat dhe të pasurojë oligarkët.   Ndërsa vlen të përmendet që deri në 2020 nga një Raport Rajonal është evidentuar se në Shqipëri 84% e bizneseve deklarojnë të ardhura jo reale, dhe në këtë grup përqindjen më të lartë e zënë bizneset e mëdha. Por, qeveria vazhdon t’iu bjerë bizneseve të vogla/ Esmeralda Hida/ Gijotina.com/

 

 

 

 

Etiketa: barre fiskaleBiznesekrizekryesore2ligj i irmashtrimMinistria e Financaveprofesione te liraskeme abuzivetaksa

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Belgjika miraton të drejtën e votës që në moshën 16-vjeçare

Belgjika miraton të drejtën e votës që në moshën 16-vjeçare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com