GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Propaganda ruse kundër Kosovës: Albin Kurti nazist!

21:01 - 13/01/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Propaganda ruse kundër Kosovës: Albin Kurti nazist!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Federata Ruse nuk ka ndonjë qëndrim pozitiv për Republikën e Kosovës. Në vazhdimësi, kudo që ka mundësi, ajo cenon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, shpesh duke bërë propagandë të egër. Edhe këtë javë, Rusia ka vazhduar propagandën e saj, duke e ndërlidhur historinë e Xhafer Devës, ish-lider shqiptar që bashkëpunoi me nazizmin, me xhihadin dhe kryeministrin Albin Kurti.

Në fakt, kësaj radhe në krye të propagandës kundër Kosovës u vendos zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë. Maria Zakharova, një nga figurat e vjetra të MPJ-së ruse, e shkroi një artikull, ku përmblodhi të gjithë akuzat ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Xhafer Deva

Por, ajo fillimisht e përmendi Xhafer Devën, liderin mitrovicas që bashkëpunoi me nazizmin gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në fakt, ajo foli për vendimin për restaurimin e shtëpisë së Devës.

“Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Xhafer Deva, shqiptar dhe nazist, shërbeu si një shtyllë e besueshme fillimisht për fashistët italianë dhe më vonë për nazistët gjermanë në pjesën shqiptare të Jugosllavisë. Një kriminel famëkeq lufte, një ithtar i ekspeditave ndëshkuese dhe një xhelat i pamëshirshëm, ai dërgoi hebrenjtë, sllavët dhe romët në kampet gjermane të përqendrimit dhe organizoi Divizionin SS Skënderbeu. Ai ishte gjithashtu bashkëpunëtor i përfaqësuesit special të Heinrich Himmler, SS.” – shkroi ajo fillimisht.

Zakharova

Në një mënyrë të çuditshme, Zakharova përmend edhe islamin, më konkretisht ajo e quan Devën një “radikal islamist” që shpalli një xhihad kundër jo myslimanëve.

“Ky njeri ndërtoi një karrierë të përgjakshme gjatë pushtimit. Për më tepër, ai ishte një islamist radikal që deklaroi jo thjesht gjenocid, por një xhihad të drejtpërdrejtë kundër jomyslimanëve në Jugosllavinë e pushtuar. Ai ishte mishërimi lokal i së keqes në formën e saj absolute.” – shkroi ajo, duke përmendur se pas Luftës së Dytë Botërore Deva jetoi i qetë në ShBA, ku kishte vendosur kontakte me inteligjencën amerikane e CIA-n.

Zakharova, që ka vite që ushtron funksionin e zëdhënëses së Kremlinit, shkroi edhe për çështjen e restaurimi të shtëpisë së Devës në Mitrovicë, një nismë e Ministrisë së Kulturë së Kosovës, e për të cilën gjë kishte reaguar me ashpërsi edhe ambasadori gjerman në Kosovë.

Autoritetet kosovare

“Autoritetet aktuale në Kosovë, një territor separatist, vendosën të përjetësojnë kujtimin e Xhafer Devës në sfondin e një përshkallëzimi midis Prishtinës dhe Beogradit. Prishtina është e gatshme të shpenzojë 300 mijë euro për të restauruar një ndërtesë të vogël trekatëshe ku ky bashkëpunëtor nazist dhe kriminel lufte ka jetuar gjatë okupimit. Kjo po ndodh pavarësisht protestave të shprehura nga shoqatat hebraike, madje edhe nga ambasadori gjerman. Megjithatë, Prishtinës s’mund të mos i interesonte më pak, dhe patronët e saj – Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe BE – kanë heshtur. Nuk është se janë në siklet; ata në fakt janë shumë të lumtur.” – shkroi Zakharova në opinionin e saj të botuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

‘Albin Kurti nazist’

Në fund, ajo nuk harron të përmend edhe kryeministrin Albin Kurti, të cilin e cilëson nazist, ndonëse kryeministri kosovar është i majtë dhe deklarohet socialdemokrat.

“Në fund të fundit, të gjithë ata Kurti, Zelensky dhe të tjerët që pëlqejnë të këndojnë Lavdi Ukrainës, vetëm pretendojnë se kundërshtojnë etiketimin si neonazistë. Unë mendoj se së shpejti do të thonë: Po, ne jemi nazistë, por çfarë mund të bëni nëse BE-ja na sponsorizon, ndërsa Shtetet e Bashkuara na furnizojnë me armë?” – përfundon Zakhrova.

Kujtojmë që presidenti i Rusisë Vladimir Putin e ka përmendur në disa here Kosovën, duke thënë se rasti i saj është bërë precedent për republikat e vetëshpallura ruse në Ukrainë, Donjetsk e Luhansk.

Sic shkruante Nacionale kohë më parë, Putin kishte deklaruar se Kosova nuk kishte nevojë që ta pyeste një shtet tjetër për ta shpallur pavarësinë, pasi që ishte në të drejtën e saj për ta bërë këtë gjë.

Putin vazhdimisht thekson se perëndimi në rastin e Kosovës ka vënë një precedent, përmes të cilit edhe dy republikat ruse në Ukrainë marrin legjitimitetin e njëjtë sikurse shteti kosovar.

Marrë nga Nacionale

Etiketa: KosovaPutinRusia

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?
Aktualitet

REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?

17:30 - 04/12/25
Para
Dhjamosja, metodat më natyrale si ta eliminoni

Dhjamosja, metodat më natyrale si ta eliminoni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com