GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shkarkimi i Veliajt/ Komisioni i Ligjeve fut në rend dite kërkesën e PS, rrëzon kërkesën e kryebashkiakut për tu dëgjuar

11:47 - 23/09/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD kërkon Veliajn në sallë! A do e lejojë qeveria të dalë nga burgu për të folur?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një zhvillim i rëndësishëm ka ndodhur sot në Bashkinë e Tiranës, ku Komisioni i Çështjeve Ligjore i Këshillit Bashkiak vendosi të refuzojë kërkesën e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj, për të qenë i pranishëm në mbledhjen ku do të diskutohet dhe votohet shkarkimi i tij. Kërkesa u refuzua edhe me votat e këshilltarëve të Partisë Socialiste, të cilët një ditë më parë kishin propozuar shkarkimin e Veliajt.

Mbledhja e Komisionit u shoqërua me debate të forta mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe atyre të Partisë Demokratike. Ndonëse këshilltarët demokratë bashkuan votat me socialistët për të kaluar projektvendimin për shkarkim, ata shprehën rezerva të forta mbi refuzimin e kërkesës së Veliajt për t’u dëgjuar.

Dorian Teliti nga Partia Demokratike theksoi se edhe një person i dënuar ka të drejtën ligjore për t’u dëgjuar, duke e cilësuar vendimin për të mos lejuar praninë e Veliajt si një “instrument ligjor” që mund t’i shërbejë atij në gjykatë. “Ne duam t’ia themi në sy korrupsionin e tij, jo me korrespondenca mediatike, por aty në sallë,” tha Teliti.

Nga ana tjetër, Endri Shabani argumentoi se nuk ka asnjë arsye përse duhet të lejohet kryebashkiaku të jetë i pranishëm, duke theksuar se kushtet ligjore për shkarkim janë pjekur.

Një ditë më parë, Veliaj i dërgoi një letër Këshillit Bashkiak duke kërkuar të marrë pjesë fizikisht në mbledhje. Sekretari i Këshillit, Behar Zeneli, iu përgjigj se Veliaj mund të dërgojë pretendimet e tij me shkrim, nëse nuk mund të paraqitet fizikisht. Veliaj e kundërshtoi këtë, duke i kujtuar se Sekretari nuk mund të marrë rolin e një organi kolegjial dhe se e drejta e tij për t’u dëgjuar duhej vendosur nga vetë Këshilli.

Procedura për shkarkimin e Veliajt filloi pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS-së, duke u bazuar në nenin 62, gërma C të Ligjit 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”. Ky nen parashikon shkarkimin e kryebashkiakut në rastin e mosparaqitjes në detyrë për të paktën 3 muaj, një kusht i plotësuar pasi Veliaj ndodhet në paraburgim që nga 10 shkurti i 2025.

Për t’u miratuar, projektvendimi për shkarkimin kërkon të paktën 31 vota pro nga 61 këshilltarët e Këshillit Bashkiak. Pas miratimit, vendimi i kalon Këshillit të Ministrave përmes Prefektit të Tiranës. Megjithatë, edhe nëse shkarkohet, Veliaj ka të drejtën kushtetuese të ankimojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditësh. Në këtë rast, vendimi i qeverisë pezullohet deri në shqyrtimin nga Gjykata. Veliaj vetë ka paralajmëruar se do ta mbrojë “deri në fund” kontratën e tij 4-vjeçare me qytetarët e Tiranës.

Veliaj u arrestua me urdhër të GJKKO-së dhe akuzohet nga SPAK-u për 13 vepra penale, mes të cilave 9 raste korrupsioni.

Etiketa: Erion VeliajKryesore1Veliaj

Lajme të lidhura

SPAK do arrestimin e Ballukut, PD dorëzon raportin: T’i hiqet imuniteti, rrezikon të prishë provat
Breaking Views

SPAK do arrestimin e Ballukut, PD dorëzon raportin: T’i hiqet imuniteti, rrezikon të prishë provat

23:14 - 02/03/26
“Policia kishte dijeni për skenarin e protestës!”- Gledis Nano: Drejtorët nuk po mbarojnë dot mandatin
Aktualitet

“Policia kishte dijeni për skenarin e protestës!”- Gledis Nano: Drejtorët nuk po mbarojnë dot mandatin

22:40 - 02/03/26
U fsheh në Tropojë pas krimit në Tiranë, bie në pranga Gazment Buçpapa
Aktualitet

U fsheh në Tropojë pas krimit në Tiranë, bie në pranga Gazment Buçpapa

22:30 - 02/03/26
Para
Ndahet nga jeta akademiku Mina Naqo

Ndahet nga jeta akademiku Mina Naqo

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Mars 2026

07:38 - 03/03/26

Dashi Kjo ditë ju gjen me një dëshirë të fortë për veprim, por do të jetë e rëndësishme të menaxhoni...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit, e premte, 14 shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 3 mars 2026

07:34 - 03/03/26
SPAK do arrestimin e Ballukut, PD dorëzon raportin: T’i hiqet imuniteti, rrezikon të prishë provat

SPAK do arrestimin e Ballukut, PD dorëzon raportin: T’i hiqet imuniteti, rrezikon të prishë provat

23:14 - 02/03/26
“Policia kishte dijeni për skenarin e protestës!”- Gledis Nano: Drejtorët nuk po mbarojnë dot mandatin

“Policia kishte dijeni për skenarin e protestës!”- Gledis Nano: Drejtorët nuk po mbarojnë dot mandatin

22:40 - 02/03/26
U fsheh në Tropojë pas krimit në Tiranë, bie në pranga Gazment Buçpapa

U fsheh në Tropojë pas krimit në Tiranë, bie në pranga Gazment Buçpapa

22:30 - 02/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com