GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Propozimet e PD, Ristani dhe Hoxha kundër: Shkatërron ndarjen e pushteteve, Basha preket i pari nga vettingu politik

14:54 - 26/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Propozimet e PD, Ristani dhe Hoxha kundër: Shkatërron ndarjen e pushteteve, Basha preket i pari nga vettingu politik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Propozimet e kryedemokratit Lulzim Basha  për ndryshimet kushtetuese  po përballen me kundërshtime edhe me kundërshtime të shumta. Përmes nj interviste televizivi ditën e sotme ish-deputeti i PD, Arben Ristani dhe ish- nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha, thanë se këto propozime do të sjellin më shumë kaos dhe nduk ndihmojnë as qytetarët as PD.

Ristani mbështet propozimin për vettingun në polici, por sipas tij nuk qëndron mënyra se si e paraqet Basha, duke shtuar se këtë proces nuk mund ta udhëheq SPAK. Ai tha se, duhet që të krijohet një trup brenda parlamentit për të bërë vetting. Sipas tij, nuk ka nevojë për ndryshime për të bërë këtë pasi ligji anti-mafia, ligji i dekriminalizimit dhe SPAK nuk i pengon akuzash që të hetojnë politikanët e korruptuar por nuk ka vullnet.

“SPAK është me objekt të përcaktuar dhe nuk mund të bëjë verifikim administrativ. Prokurorët e SPAK nëse do të bëjnë hetime administrative do të përjashtohen nga hetimet penale pasi nuk mund t’i bëjë dot i njëjti prokuror. Për mendimin tim mund të ketë një trup brenda parlamentit për të bërë vettingun. Unë jam për rregullimin e sistemit që kemi dhe jo të shtojmë organe të posaçëm, që duan t’i ngrenë sa herë del diçka. Vettingu në politikë duhet, por të gjenden mekanizmat e duhura. Basha kërkon përjashtimin edhe të atyre që kanë pasur  procese gjyqësore, po more pafajësinë je prapë jashtë politikës! Basha është i akuzuar vetë për rrugën e kombit apo për lobimin rus dhe çështjet janë mbyllur , kjo duhet ta lërë jashtë politikës. Kjo nuk ka sens. Duke pasur ligjin anti-mafia dhe SPAK dhe ligjin e dekriminalizimit dhe ILDKP, bëjnë një tablo të plotë të shtetit për të hetuar politikanët dhe korrupsionin. Nuk funksionon se mungon vullneti. Por të shtohet një organ tjetër nuk shtohet do të përmirësojë vullnetin”, tha Ristani.

Edhe Lisandër Hoxha tha se SPAK nuk e pengon askush që të hetojë korrupsionin e politikanëve. Sipas tij, nëse ky proces nis Basha do jetë ai që preket i pari.  “Duhet bërë pasi jemi një ndër vendet më të korruptuar të botës. Politika është ajka e korrupsionit. PD dërgon një paçavure që shkrin ndarjen e pushteteve. Basha tallet me shqiptarët pasi ai shkruan se i korruptuar quhesh edhe kur mbyll procese me procedurë. Nëse është kështu vettingu prek të parin Bashën. Lufta ndaj korrupsionit e ka SPAK dhe nuk ka asnjë pengesë të fus në burg politikanë të korruptuar”, tha Hoxha. Ndërkohë kujtojmë se PD i ka depozituar sot në Kuvend një nga propozimet e saj për reduktimin e TVSH.

Etiketa: Arben RistaniLisander HoxhaLulzim Bashapropozime

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para
Dortmund dëshiron të nënshkruajë me vëllanë e yllit të tyre

Dortmund dëshiron të nënshkruajë me vëllanë e yllit të tyre

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com