GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Propozimi francez/ Qytetarët e Shkupit dalin sërish në protestë: Nuk pranojmë “ultimatum”

21:12 - 06/07/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Propozimi francez/ Qytetarët e Shkupit dalin sërish në protestë: Nuk pranojmë “ultimatum”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në ditën e pestë të protestës në Shkup, mijëra qytetarë janë mbledhur para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të protestuar kundër propozimit francez, përmes të cilit synohet të tejkalohen dallimet mes Shkupit dhe Sofjes.

Protestuesit nën moton “Ultimatum. Jo, faleminderit”, kanë kërkuar që Qeveria të hedh poshtë propozimin francez duke brohoritur “Dorëheqje” dhe “Ikni tradhtarë”.

Protestuesit, të cilët janë nisur nga objekti i ekzekutivit, kanë kaluar përmes Sheshit Skënderbe dhe janë ndalur para Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku kanë gjuajtur gjësende të forta si dhe kanë brohoritur shprehje nacionaliste ndaj shqiptarëve .

Në gjithë Shkupin vërehet prani e shtuar e forcave speciale, veçanërisht para institucioneve shtetërore.

Të gjitha hyrje-daljet e rrugëve para Qeverisë, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Kuvendit janë bllokuar një orë para fillimit të protestave.

Prania e shtuar e forcave policore vjen pasi të martën protestat eskaluan në dhunë dhe si rrjedhojë 47 policë mbetën të lënduar, dy nga të cilët në gjendje të rëndë.

Deri tani janë ndaluar 11 persona, dy prej të cilëve janë minoren.

Policia maqedonase ka bërë të ditur se po vazhdon identifikimi i personave të tjerë të cilët kanë qenë të përfshirë në demolimin e institucioneve të shtetit dhe kanë sulmuar policë.

Kur një grup i maskuar i protestuesve sulmuan pjesëtarët e sigurisë para MPJ-së dhe kishte një përleshje të drejtpërdrejtë pas largimit të rrethojës para Kuvendit të Maqedonisë V.

Skenat e dhunshme gjatë ditës i kanë dënuar presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer.

Ndryshe partitë maqedonase në opozitë, VMRO DOMNE dhe Majta, kanë kundër propozimit francez pas siç thonë nëse i njëjti nuk pëson ndryshime rrezikon gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Përderisa partia e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe të gjitha partitë e tjera shqiptare në vend: Bashkimi Demokratik për Integrim, Lëvizja Besa dhe Alenca për Shqiptarët, mbrojnë qëndrimin se ky propozim garanton gjuhën dhe identitetin maqedonas, si dhe zhbllokon procesin e integrimeve./ Marrë nga REL

Etiketa: Kryesore1protesteRMV

Lajme të lidhura

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Para
Dudelange kalon në avantazh ndaj Tiranës

Dudelange kalon në avantazh ndaj Tiranës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com