GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Propozimi francez/ Vazhdojnë debatet në Kuvendin e RMV, përplasje për marrjen e nënshtetësisë bullgare

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Propozimi francez/ Vazhdojnë debatet në Kuvendin e RMV, përplasje për marrjen e nënshtetësisë bullgare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej mëngjesit të sot, mbledhja e Kuvendit të Maqedonisë së  Veriut për “Propozimin francez” ka vazhduar me përplasje të ashpra me palëve. Kryeministri Dimitar Kovaçevski u largua nga salla e Kuvendit pasi nuk mundi të mbante dot fjalën e tij për shkak të se opozita nisi të reagonte me tone të ashpra. Më pas, kur mori fjalën deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, nisën të bërtisnin deputetët e shumicës duke thënë “pasaportën, pasaportën”.

Kjo për shkak pretendimeve se deputeti Milloshoski përpos pasaportës të Maqedonisë së Veriut, posedon edhe pasaportën bullgare, ndërsa një gjë të tillë e kishte zbuluar kohë më parë, kryetari i partisë VMRO Bullgare, Krasimir Karakaçanov. E pranishme në Kuvend ishte edhe presidentja Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e cila mbajti  një fjalë dhe tha se nëse pranojnë propozimin francez konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahet javën e ardhshme. Ndërsa i siguroi maqedonasit se gjuha e tyre do ruhet me ‘fanatizëm’. Nëse Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk do të pranojë ‘propozimin francez’, kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë që do të kërkojë menjëherë ndarjen e Shqipërisë nga dosja nga dosja bullgaro-maqedonase.

Cili është ‘Propozimi francez’?

Drafti tashmë i miratuar parashikon që së pari të garantohet hyrja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut ku përmenden kombet e tjera dhe në baza të barabarta me këto kombe. Kusht tjetër është që të bëhet e qartë se asgjë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE nuk mund të interpretohet si njohje nga Republika e Bullgarisë të ekzistencës së “gjuhës maqedonase”. Duhet të sigurohet që fqinjësia e mirë të mbetet një kriter horizontal deri në fund të negociatave të anëtarësimit të Shkupit në BE dhe Komisioni Evropian do ta mbajë Këshillin të informuar rregullisht për zbatimin e tij. Në kuadër të procesit negociator duhet të paralajmërohet edhe rishikimi periodik i zbatimit të marrëveshjes së fqinjësisë me Republikën e Maqedonisë Veriore.

Në të thuhet se Komisioni Evropian do të monitorojë dhe do t’i raportojë Këshillit Evropian për mënyrën se si Maqedonia respekton marrëveshjet. Propozimi “merr parasysh” synimet e të dyja palëve për të lëshuar “deklarata të njëanshme mbi çështjen e gjuhës maqedonase”, me sa duket duke e lënë të hapur derën për veprim në Sofje dhe Shkup mbi këtë temë. Ai gjithashtu i imponon Shkupit një detyrim për të respektuar Traktatin e tij të Miqësisë të vitit 2017 me Sofjen, duke e drejtuar në mënyrë efektive Brukselin në monitorimin e pajtueshmërisë së asaj marrëveshjeje dypalëshe si dhe të të ashtuquajturës Marrëveshje të Sofjes të vitit 2018.

 

Etiketa: DebatkuvendMaqedonia e Veriutperplasjepropozimi francez

Lajme të lidhura

Arrestime, dorëheqje dhe hetime për korrupsion, nis çmontimi i sistemit të Vuçiçit
Breaking Views

Arrestime, dorëheqje dhe hetime për korrupsion, nis çmontimi i sistemit të Vuçiçit

19:49 - 03/11/26
Vrasja e Arlinda Zekajt/ Qytetarët protestojnë sërish në Prishtinë, kërkohet dorëheqja e dy ministrave
Aktualitet

Vrasja e Arlinda Zekajt/ Qytetarët protestojnë sërish në Prishtinë, kërkohet dorëheqja e dy ministrave

18:28 - 01/11/26
I konsideruar si njeriu i Vuçiçit, arrestohet oficeri i lartë i policisë në Serbi
Aktualitet

I konsideruar si njeriu i Vuçiçit, arrestohet oficeri i lartë i policisë në Serbi

15:58 - 01/11/26
Para
Vrasja e komisarit Cuku, zbardhet dosja, ja si dy shqiptarët nisën sherrin për 10 mijë euro

Vrasja e komisarit Cuku, zbardhet dosja, ja si dy shqiptarët nisën sherrin për 10 mijë euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja
Sport

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

23:11 - 03/11/26

Manchester United ka dhuruar një përmbysje spektakolare në “Old Trafford”, duke mposhtur Romën me rezultatin 3-2, në një ndeshje dramatike...

Lexo më shumë
Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

22:30 - 03/11/26
Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

21:58 - 03/11/26
E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

21:52 - 03/11/26
Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

21:30 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com