GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Propozohet zgjatja e mandatit për Skënder Gjinushin, debate në Komisionin e Ligjeve

17:34 - 19/06/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Propozohet zgjatja e mandatit për Skënder Gjinushin, debate në Komisionin e Ligjeve

Kryetari i Akademise se Shkencave, Skender Gjinushi dhe Kryeministri Edi Rama duke folur gjate konferences jubilare per 50 vjetorin e Kongresit te Drejtshkrimit. Pjesemarresit folen mbi vlerat e kongresit, i mbajtur ne nentor te vitit 1972, punimet e te cilit sherbyen si themel per standardit e gjuhes shqipe./r/n/r/nChairman of the Academy of Sciences, Skender Gjinushi and Prime Minister Edi Rama speaking during the jubilee conference for 50th anniversary of the Orthography Congress. The participants spoke about the values of the congress, held in November 1972, whose proceedings served as the foundation for the standard of the Albanian language.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Ligjeve shqyrtoi të hënën një projektligj të propozuar nga dy deputetë të Partisë Socialiste që parashikon zgjatje të mandatit të kryetarit aktual të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, ish-kryetar i një partie politike.

Projektligji që parashikon ndryshime në ligjin e 2019-ës “Për Akademinë e Shkencave” u prit me kritika nga deputetët e dy krahëve politikë, për formulimin që lidhej me mandatin e kryetarit të ASH-së dhe për mospërfshirjen e kostos financiare për sistemin e ri të pagave që propozohet.

Propozimi thotë se termi “por jo radhazi” në ligjin aktual, i cili lejon që një kryetar të marrë jo më shumë se një mandat vijues, të shfuqizohet. Heqja e këtij togfjalëshi i hap rrugën rizgjedhjes së Gjinushit pasi mandati i tij mbaron këtë vit.

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, e quajti nismën një qëllim për të ndryshuar mekanizmin e marrjes dhe mbajtjes së kontrollit të pushtetit brenda ASH-së.

“Ndryshimet që propozoni bëhen për të reduktuar korpusin vendimmarrës në akademi dhe synojnë zgjatjen e mandatit për kryetarin aktual”,- iu drejtua ai nismëtarit të projektligjit, deputetit socialist Ismet Beqiraj.

Bylykbashi iu referua ndryshimeve që lidheshin me heqjen e të drejtës së votës për akademikët që jetonin jashtë vendit.

Ai e pyeti Beqirajn nëse propozimet kishin ardhur pas një konsultimi me vetë akademinë dhe, -“specifikisht si një propozim nga vetë Gjinushi”- shtoi ai.

Beqiraj tha se synimi ishte për të rregulluar disa dispozita aburde dhe për të rregulluar funksionimin e akademisë dhe se nuk kishte arsye politike dhe nuk i shërbenin një individi.

“Gjinushi e ka të drejtën për të pasur dy mandate dhe me ligjin aktual, ne nuk po i shtojmë gjë, po heqim atë bishtin …’po jo radhazi’”- tha ai, duke shtuar se votimin e bën asambleja e ASH-së. “Iku koha kur politika fuste duart”- shtoi ai.

Kritika për formulimin pati dhe nga relatori socialist Eduart Ndreca, i cili sugjeroi që në vend të përcaktimit 2 mandate radhazi, të zgjatej koha e mandatit në mënyrë që ASH të mos përfshihej në një proces zgjedhor çdo 4 vjet.

“Ideja e rikandidimit të bjerë dhe të zgjatet mandati”- propozoi ai. Po ashtu Ndreca tërhoqi vëmendjen e nismëtarëve për mosparaqitjen e kostove financiare të projektit, ku ndër të tjera propozohen ndryshime të sistemit të pagave për akademikët.

Komisioni i Ligjeve vendosi që sugjerimet e deputetëve t’i kalonin komisionit përgjegjës, të Medias dhe Edukimit.

Maxhoranca socialiste deklaroi në vitin 2018 se do të reformojë Akademinë e Shkencave, një institucion të kohës së komunizmit, sepse kështu ishte e nevojshme.

Por ligji i ri solli zgjedhjen e Gjinushit, një politikani në pension, si kryetar të akademisë. Presidenti i kohës Ilir Meta refuzoi të mbajë ceremoninë e betimit të Gjinushit duke vënë në dukje faktin se ai është një politikan dhe jo shkencëtar. Socialistët ndryshuan ligjin në mënyrë që të mundësonin betimin e Gjinushit në kuvend dhe jo në presidencë.

Akademia e Shkencave u mbush pas kësaj me deputetë socialistë në pension, të cilët papritur filluan të prezantojnë veten si akademikë. /BIRN/

Etiketa: Akademia e ShkencaveGjinushiKryesore1ligjet

Lajme të lidhura

SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…
Aktualitet

SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…

23:21 - 30/03/26
Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?
Breaking Views

Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?

23:08 - 30/03/26
Braçe del kundër Ramës? Deputeti: Manastirliu u vu me urgjencë, të zgjidhet kandidati sipas statutit
Breaking Views

Braçe del kundër Ramës? Deputeti: Manastirliu u vu me urgjencë, të zgjidhet kandidati sipas statutit

22:36 - 30/03/26
Para
Sherr i llojit “Tajson-Hollifilld” mes shqiptarëve

Posedonte 3 kilogramë lëndë narkotike, policia arreston shqiptarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…
Aktualitet

SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…

23:21 - 30/03/26

SPAK ka kryer kontrolle në një kompleks luksoz në jug të vendit. Kontrollet janë kryer në dy vila të Ergys...

Lexo më shumë
Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?

Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?

23:08 - 30/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Braçe del kundër Ramës? Deputeti: Manastirliu u vu me urgjencë, të zgjidhet kandidati sipas statutit

Braçe del kundër Ramës? Deputeti: Manastirliu u vu me urgjencë, të zgjidhet kandidati sipas statutit

22:36 - 30/03/26
Spanjë/ Banda e shqiptarëve grabiste bankomatet duke i shkulur, kërkohen 55 vite burg

Spanjë/ Banda e shqiptarëve grabiste bankomatet duke i shkulur, kërkohen 55 vite burg

21:58 - 30/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com