GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tiranë/ Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohen dy vajza vietnameze, një braziliane dhe një shqiptar

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Tiranë/ Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohen dy vajza vietnameze, një braziliane dhe një shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre shtetase të huaja dhe një shtetas shqiptar janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohen se ushtronin prostitucionin në apartamente të marra me qira ditore.

Në pranga kanë rënë dy shtetase vietnameze, një shtetase braziliane dhe një shqiptar.

Ky i fundit dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion njërën prej shtetaseve vietnameze.

Sipas policisë, tre vajzat e huaja dyshohet se kishin përshtatur apartamente të marra me qira ditore për të ushtruar prostitucionin. Apartamentet ndodheshin në rrugët “Xhoxhi Martini”, “Milan Shuflaj” dhe “Him Kolli”.

Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe katër telefona celularë, të cilët dyshohet se përdoreshin për reklamimin e shërbimeve në rrjetet sociale.

Ndërkohë, një tjetër person po procedohet në gjendje të lirë, pasi dyshohet se përfitonte nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Njoftimi

“Tiranë/ Finalizohet faza e dytë e operacionit të koduar “Last post”. Goditen 3 raste të tjera të reklamimit në rrjete sociale, të prostitucionit të ushtruar në apartamente me qira ditore, në kryeqytet.

Arrestohen 3 shtetase vietnameze dhe braziliane, për ushtrim të prostitucionit.

Në pranga dhe 1 shtetas shqiptar që shfrytëzonte për këtë veprimtari, njërën prej shtetaseve vietnameze të arrestuara.

Sekuestrohen 4 celularë që dyshohet se përdoreshin për reklamimin e kësaj veprimtarie, në rrjete sociale.

Në vijim të verifikimeve, punës operative dhe asaj hetimore, kryer në terren dhe në hapësirën digjitale, me objektiv konstatimin dhe goditjen e rasteve të reklamimit në rrjete sociale, të prostitucionit të ushtruar në apartamente me qira ditore, në lagje të ndryshme të kryeqytetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan fazën e dytë të operacionit të koduar “Last post”.

Gjatë kësaj faze u arrestuan shtetasit: -I. L., 25 vjeçe, shtetase braziliane, dhe U. L., 42 vjeçe, shtetase vietnameze, pasi dyshohet se kishin përshtatur apartamente të marra me qira ditore, për ushtrim të prostitucionit, në rrugët “Xhoxhi Martini” dhe “Milan Shuflaj”;

-E. H., 35 vjeç dhe Th. H., 37 vjeçe, shtetase vietnameze, pasi dyshohet se 35-vjeçari shfrytëzonte 37-vjeçaren, për ushtrim të prostitucionit në një apartament të marrë me qira ditore, në rrugën “Him Kolli”.

Më tej, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas, përfitues nga kjo veprimtari e kundërligjshme. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

Etiketa: 2 vietnamezeArrestimnjë brazilianeProstitucionTirane

Lajme të lidhura

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori
Aktualitet

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori

16:46 - 11/09/26
Rrogat e magjistratëve/ GJKKO e Apelit padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin
Aktualitet

Rrogat e magjistratëve/ GJKKO e Apelit padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin

15:56 - 11/09/26
Parashikohen vranësira deri pasdite dhe reshje shiu
Aktualitet

Rikthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat, si parashikohen temperaturat për fundjavën dhe ditët në vijim

15:05 - 11/09/26
Para
E rëndë/ Sulmohet dhe kërcënohet kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani

E rëndë/ Sulmohet dhe kërcënohet kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori
Aktualitet

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori

16:46 - 11/09/26

Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç,...

Lexo më shumë
E rëndë/ Sulmohet dhe kërcënohet kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani

E rëndë/ Sulmohet dhe kërcënohet kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani

16:35 - 11/09/26
Tiranë/ Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohen dy vajza vietnameze, një braziliane dhe një shqiptar

Tiranë/ Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohen dy vajza vietnameze, një braziliane dhe një shqiptar

16:22 - 11/09/26
Rrogat e magjistratëve/ GJKKO e Apelit padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin

Rrogat e magjistratëve/ GJKKO e Apelit padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin

15:56 - 11/09/26
Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

15:28 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com