GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Grupi Koordinues publikon deklaratën e dorëzuar Policisë dhe ambasadave: Të lirohen protestuesit e arrestuar

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Grupi Koordinues publikon deklaratën e dorëzuar Policisë dhe ambasadave: Të lirohen protestuesit e arrestuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grupi Koordinues i protestave që po zhvillohen në Tiranë prej më shumë se 1 muaji, ka bërë publike deklaratën që, sipas tyre, i është dorëzuar një ditë më parë Policisë së Shtetit dhe ambasadave të vendeve mike, duke theksuar se protesta është një e drejtë kushtetuese dhe duke kërkuar garantimin e zhvillimit paqësor të saj.

Në deklaratë, organizatorët dënojnë atë që e cilësojnë si përdorim joproporcional të forcës nga Policia e Shtetit gjatë protestës së 2 korrikut 2026 para Kuvendit, duke përmendur përdorimin e gazit lotsjellës pa paralajmërim, shtyrjen dhe goditjen e protestuesve, si dhe dhunën ndaj personave të neutralizuar.

Sipas tyre, monitorimi i kryer nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka evidentuar shqetësime serioze mbi mënyrën e administrimit të protestës, duke ngritur dyshime për tejkalim të kompetencave nga ana e Policisë së Shtetit dhe përdorim të forcës në kundërshtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Deklarata e plotë e Grupit Koordinues:

Protesta është një e drejtë themelore kushtetuese dhe një nga mjetet më të rëndësishme të qytetarëve për të kërkuar llogaridhënie nga pushteti. Çdo përpjekje për ta frikësuar, penguar apo shtypur këtë të drejtë përmes përdorimit të forcës përbën një cenim të demokracisë dhe të lirive themelore.

Dënojmë fuqimisht përdorimin e forcës joproporcionale nga Policia e Shtetit ndaj protestuesve gjatë protestës së 2 korrikut 2026, si përdorimi i gazit lotsjellës pa paralajmërim, shtyrja dhe goditja e protestuesve, si dhe ushtrimi i dhunës ndaj personave të neutralizuar, të cilat janë veprime të papranueshme dhe në kundërshtim me standardet e një shteti demokratik.

Monitorimi i kryer nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka evidentuar shqetësime serioze mbi mënyrën se si u administrua protesta, duke ngritur dyshime të forta për tejkalim të kompetencave nga ana e Policisë së Shtetit dhe përdorim të forcës në kundërshtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Po ashtu, argumentohet qartë se veprimet e një numri të kufizuar individësh nuk mund të përdoren si justifikim për ushtrimin e dhunës ndaj mijëra qytetarëve që protestuan në mënyrë paqësore.

I kërkojmë Policisë së Shtetit të japë shpjegime publike për përdorimin e forcës gjatë protestës së 2 korrikut dhe të mundësojë një hetim të pavarur, transparent dhe efektiv për çdo rast të dyshuar të tejkalimit të kompetencave. Çdo punonjës policie që ka shkelur ligjin duhet të mbajë përgjegjësi. Policia e Shtetit nuk mund dhe nuk duhet të shndërrohet në një instrument politik për të trembur, intimiduar apo ndëshkuar qytetarët që ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar. Përdorimi i forcës për të krijuar frikë dhe për të dekurajuar pjesëmarrjen qytetare është i papranueshëm në një shtet demokratik.

Fatkeqësisht, dhuna e ushtruar në Zvërnec ndaj një protestuesi paqësor nuk ishte një rast i izoluar. Ajo u përsërit dhe u përshkallëzua më 2 korrik, kur një grup protestuesish që prej më shumë se një muaji kanë protestuar në mënyrë të vazhdueshme dhe kryesisht paqësore u përballën me përdorim joproporcional të forcës nga Policia e Shtetit. Kjo qasje represive nuk dëmton vetëm protestuesit, por cenon vetë të drejtën e qytetarëve për t’u organizuar, për të kundërshtuar dhe për të kërkuar llogaridhënie nga pushteti.

Njëkohësisht, kërkojmë lirimin e menjëhershëm të protestuesve të arrestuar për ushtrimin e të drejtës së tyre për protestë paqësore. Ndalimet arbitrare, masat penale, si edhe dhuna e ushtruar nga efektivët e policisë, persona civilë apo individë të paidentifikuar, nuk mund të përdoren si instrument frikësimi apo represioni ndaj qytetarëve që ushtrojnë të drejtat e tyre kushtetuese.

Po ashtu, shprehim shqetësim për informacionet mbi kontrollet e imtësishme dhe selektive të kryera në pikat doganore ndaj qytetarëve që janë nisur për t’iu bashkuar protestës së ditës së nesërme. Nëse këto veprime përdoren për të penguar pjesëmarrjen qytetare, ato përbëjnë një formë të papranueshme presioni dhe intimidimi ndaj qytetarëve që ushtrojnë të drejtat e tyre kushtetuese. Kërkojmë shpjegime publike dhe transparencë të plotë për këto veprime.

I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit që në protestën e ditës së nesërme të distancohet qartë nga çdo akt dhune, nga çdo tolerim i personave të infiltruar dhe nga çdo veprim që synon provokimin apo përshkallëzimin e situatës. Detyra e Policisë së Shtetit është të garantojë sigurinë e qytetarëve dhe mbarëvajtjen e protestës, jo të nxisë tensione apo të përdorë forcën për të penguar ushtrimin e një të drejte kushtetuese.

Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që do t’i bashkohen protestës së nesërme ta mbrojnë karakterin paqësor të saj. Për më shumë se 35 ditë, kjo lëvizje qytetare ka protestuar në mënyrë paqësore, demokratike dhe europiane kundër një sistemi të korruptuar dhe të kapur. Çdo akt dhune, pavarësisht se nga kush provokohet, qoftë nga individë të infiltruar api provokatorë, do t’u shërbente vetëm atyre që kërkojnë të mbajnë të paprekur sistemin kriminal dhe të korruptuar ndaj të cilit protestojmë.

U bëjmë thirrje institucioneve shtetërore të respektojnë të drejtën kushtetuese për tubim paqësor dhe të garantojnë që asnjë qytetar të mos përballet me dhunë, frikësim apo ndëshkim për shkak të pjesëmarrjes në një protestë. Mbrojtja e kësaj të drejte është themel i një shoqërie demokratike dhe i shtetit të së drejtës.

Sot kërkojmë njëzëri: *”Lironi çunat!”*

Ndërkohë, ftojmë të gjithë qytetarët, pa dallim, t’i bashkohen protestës së nesërme në një mobilizim masiv, mbarëkombëtar dhe paqësor. Forca jonë buron nga pjesëmarrja qytetare, nga uniteti dhe nga vendosmëria për të mbrojtur demokracinë, shtetin e së drejtës dhe të ardhmen e vendit. Do të vazhdojmë të protestojmë paqësisht, si ditën e parë, për një Shqipëri të re, pa dhunë policore, pa represion shtetëror dhe pa një sistem kriminal e të korruptuar që sundon mbi interesin publik.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1protesta

Lajme të lidhura

Protestues të maskuar në turmën para Kryeministrisë dhe tek Komisariati nr.3
KRYESORE

Protestues të maskuar në turmën para Kryeministrisë dhe tek Komisariati nr.3

10:02 - 05/07/26
Protesta/ 21 të arrestuarit mbërrijnë në Gjykatë, priten me thirrje për lirimin e tyre
Breaking Views

Protesta/ 21 të arrestuarit mbërrijnë në Gjykatë, priten me thirrje për lirimin e tyre

09:53 - 05/07/26
‘Kompeks vilash në Porto Palermo, shqiptarët nuk do kenë akses’, Rama e mohon
KRYESORE

‘Kompeks vilash në Porto Palermo, shqiptarët nuk do kenë akses’, Rama e mohon

09:45 - 05/07/26
Para
Pritet protestë para Gjykatës së Tiranës, 21 të arrestuarit dalin sot  për vlerësimin e masës

Pritet protestë para Gjykatës së Tiranës, 21 të arrestuarit dalin sot për vlerësimin e masës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestues të maskuar në turmën para Kryeministrisë dhe tek Komisariati nr.3
KRYESORE

Protestues të maskuar në turmën para Kryeministrisë dhe tek Komisariati nr.3

10:02 - 05/07/26

Protesta kombëtare që u zhvillua dje në kryeqytet u finalizua me dhunë më të egër se ajo e 2 korrikut para...

Lexo më shumë
Protesta/ 21 të arrestuarit mbërrijnë në Gjykatë, priten me thirrje për lirimin e tyre

Protesta/ 21 të arrestuarit mbërrijnë në Gjykatë, priten me thirrje për lirimin e tyre

09:53 - 05/07/26
‘Kompeks vilash në Porto Palermo, shqiptarët nuk do kenë akses’, Rama e mohon

‘Kompeks vilash në Porto Palermo, shqiptarët nuk do kenë akses’, Rama e mohon

09:45 - 05/07/26
Protestuesit thyejnë xhamat e Komisariatit nr.3, policia i shpërndan me ujë, plagoset një efektive

Protestuesit thyejnë xhamat e Komisariatit nr.3, policia i shpërndan me ujë, plagoset një efektive

09:35 - 05/07/26
Makina përplaset me pemën dhe më pas përmbyset në rrugë, shpëton mrekullisht shoferi

Makina përplaset me pemën dhe më pas përmbyset në rrugë, shpëton mrekullisht shoferi

09:24 - 05/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com