GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Përplasja te Kuvendi/ Gjykata lë në burg 2 protestues, mes tyre anëtarin e Grupit Koordinues, 2 në arrest shtëpie, lirohen 17 të tjerë

në KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasja te Kuvendi/ Gjykata lë në burg 2 protestues, mes tyre anëtarin e Grupit Koordinues, 2 në arrest shtëpie, lirohen 17 të tjerë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për masat e sigurisë ndaj 21 protestuesve të arrestuar pas protestës së zhvilluar para Kuvendit.

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për dy protestues, Ervin Gogën dhe Everest Bardhin, ky i fundit anëtar i Grupit Koordinues dhe një nga firmëtarët e letrës së dërguar ambasadave më 26 qershor.

Për 12 protestues të tjerë, gjykata ka vendosur masën “detyrim paraqitje”, ndërsa për 2 persona është caktuar masa “arrest në shtëpi”. Ndërkohë, për pesë protestuesit e mbetur, gjykata ka vendosur të mos caktojë asnjë masë sigurie.

Në paraburgim u la Ervin Goga dhe Everest Bardhi, i cili është pjesë e Grupit Koordinues dhe një nga firmëtarët e letrës dërguar ambasadave më 26 qershor.

Jashtë ambienteve të gjykatës janë mbledhur protestues dhe përfaqësues të Grupit Koordinues, të cilët, ashtu siç kishin paralajmëruar një ditë më parë, protestuan duke kërkuar lirimin e të arrestuarve.

Revoltën për arrestimin e 21 qytetetarëve, protestuesit e shprehën me dhunë në protestën e djeshme kombëtare që u zhvillua në kryeqytet. Pas gati 2 orësh fjalime, qytetarët marshuan si zakonisht rrugëve të kryeqytetit, por situata u tensionua te komisariati numër 3 në rrugën “Mine Peza”, aty ku mbahen protestuesit e arrestuar.

Rreth orës 23:45 ishte një grup qytetarësh, disa prej të cilëve të maskuar, që me gurë e shkopinj sulmuan komisariatin duke thyer xhamat. Madje ata arritën të shqyejnë edhe derën dhe disa depërtuan brenda dhomës së pritjes.

Protestuesit e arrestuar janë në akuzë për 7 vepra penale, shkatërrim prone, kundërshtim i punonjësit të policisë, goditje për shkak të detyrës, prishje e rendit dhe qetësisë publike, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme, mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të policisë dhe pengim i qarkullimit të mjeteve. Më 2 korrik, para ambienteve të Kuvendit, deputëtë dhe policë u qëlluan me vezë dhe gurë disa herë.

gijotina.com/

Etiketa: GjykataKryesore1

Lajme të lidhura

Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Presidenti Begaj takon dy grupe protestuesish, të rinjtë i kërkojnë të shpërndajë Parlamentin dhe qeveri tranzitore
Aktualitet

Presidenti Begaj takon dy grupe protestuesish, të rinjtë i kërkojnë të shpërndajë Parlamentin dhe qeveri tranzitore

07:48 - 18/10/26
Parashikimi i motit për ditën e sotme, 18 tetor 2026
KRYESORE

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 18 tetor 2026

07:36 - 18/10/26
Para
Zjarri në Drizë të Fierit, nis ndërhyrja nga ajri ne helikopter

Zjarri në Drizë të Fierit, nis ndërhyrja nga ajri ne helikopter

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26

Dashi Sot Hëna është paksa nervoze dhe krijon aspekte të veçanta me Saturnin dhe Neptunin. Është një ditë e trazuar...

Lexo më shumë
Presidenti Begaj takon dy grupe protestuesish, të rinjtë i kërkojnë të shpërndajë Parlamentin dhe qeveri tranzitore

Presidenti Begaj takon dy grupe protestuesish, të rinjtë i kërkojnë të shpërndajë Parlamentin dhe qeveri tranzitore

07:48 - 18/10/26
Parashikimi i motit për ditën e sotme, 18 tetor 2026

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 18 tetor 2026

07:36 - 18/10/26
“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!

23:30 - 17/10/26
Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar

Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar

23:12 - 17/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com