GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shtatori nisi me përshkallëzim të protestës! Dje “zunë në çark” Ramën për rreth dy orë në Kryeministri, sot dita e 95-të

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Shtatori nisi me përshkallëzim të protestës! Dje “zunë në çark” Ramën për rreth dy orë në Kryeministri, sot dita e 95-të
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Protesta kundër qeverisë vijon sot në Tiranë, në ditën e 95-të të revoltës, pas një tensioneve dhe përshkallëzimeve të regjistruara mbrëmjen e djeshme te Kryeministria.

Pas 94 ditësh protestë, qytetarët kanë hyrë në një tjetër fazë të aksionit të tyre, duke e nisur muajin shtator me atë që e cilësojnë si mosbindje civile.

Dita e djeshme shënoi një prej momenteve të forta të protestës, pasi qytetarët u zhvendosën nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, duke ndryshuar kështu skenarin e protestave të mëparshme.

Pankartat, flamujt kombëtarë dhe simbolet e “Revolucionit Flamingo” shoqëruan marshimin, ndërsa protestuesit përsëritën kërkesën e tyre kryesore: dorëheqjen e Edi Ramës.

Thirrjet kundër qeverisë u shtuan teksa turma iu afrua godinës së Kryeministrisë. Por në vend që protesta të përfundonte me një tubim tradicional, qytetarët ndryshuan skenarin dhe u pozicionuan pranë hyrjeve të godinës.

Protestuesit u zhvendosën në Kryeministri kur mësuan se Rama ndodhej në zyrë dhe vendosën të qëndrojnë aty, duke bllokuar hyrje-daljet.

Për rreth dy orë, situata para Kryeministrisë mbeti e tensionuar. Protestuesit refuzuan të largoheshin dhe u përballën me kordonin policor. Ndërkohë, policia shtoi forcat në terren. Në zonën e

Kryeministrisë u shfaqën efektivë të FNSH-së, ndërsa u vendos edhe një autobot uji.

Pas përplasjeve nisën edhe shoqërimet e protestuesve, ku raportohet se 14 prej tyre janë shoqëruar në disa komisariate të kryeqytetit.

Edhe sot qytetarët kanë nisur grumbullimin në “Sheshin Skënderbej”, duke ngulmuar për largimin e Ramës.

 

 

Etiketa: Dita 95doreheqjeKryesore1protestaRama

Lajme të lidhura

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH

21:26 - 22/09/26
“Ju erdhi fundi!”-Protesta e 115-të, qytetarët nisin marshimin me thirrjet: Dorëheqje! Studentët po bëjnë revolucion
Breaking Views

“Ju erdhi fundi!”-Protesta e 115-të, qytetarët nisin marshimin me thirrjet: Dorëheqje! Studentët po bëjnë revolucion

21:22 - 22/09/26
Aksident në Lezhë, vdes 50-vjeçari
Aktualitet

Aksident në Lezhë, vdes 50-vjeçari

21:14 - 22/09/26
Para
I riu bën thirrje për mosbindje civile: Të bllokojmë rrugët! T’i tregojmë pushtetit se Shqipëria s’mund të trajtohet si pronë private

I riu bën thirrje për mosbindje civile: Të bllokojmë rrugët! T’i tregojmë pushtetit se Shqipëria s’mund të trajtohet si pronë private

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH

21:26 - 22/09/26

Presidenti Bajram Begaj, ka dekretuar shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit. Në një...

Lexo më shumë
“Ju erdhi fundi!”-Protesta e 115-të, qytetarët nisin marshimin me thirrjet: Dorëheqje! Studentët po bëjnë revolucion

“Ju erdhi fundi!”-Protesta e 115-të, qytetarët nisin marshimin me thirrjet: Dorëheqje! Studentët po bëjnë revolucion

21:22 - 22/09/26
Aksident në Lezhë, vdes 50-vjeçari

Aksident në Lezhë, vdes 50-vjeçari

21:14 - 22/09/26
“Ju erdhi fundi!”- Qytetarët nisin marshimin nëpër rrugës e Tiranës: Studentët po bëjnë revolucion!

“Ju erdhi fundi!”- Qytetarët nisin marshimin nëpër rrugës e Tiranës: Studentët po bëjnë revolucion!

20:56 - 22/09/26
Gent Progni denoncon: Shteti ka printuar pasaporta për kriminelë nëpër botë, ka përdorur të dhënat tona për shpërndarje droge

Gent Progni denoncon: Shteti ka printuar pasaporta për kriminelë nëpër botë, ka përdorur të dhënat tona për shpërndarje droge

20:42 - 22/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com