GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Qëndrimi i protestës për “Vendimin e Hagës”: Rama e tradhtoi Kosovën në vitin 2015!

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Qëndrimi i protestës për “Vendimin e Hagës”: Rama e tradhtoi Kosovën në vitin 2015!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në ditën e 109-të të protestës, ish-luftëtari i UÇK, Dritan Goxhaj mbajti një fjalim shumë të fortë, pikërisht pas vendimit të turpshëm të Hagës për të dënuar Thaçin, Krasniqin, Selimin dhe Veselin.

Goxhaj tha se vendimi është krejtësisht i padrejtë dhe se këtu kemi të bëjmë me teatër. Gjithashtu, ai u tregua i ashpër edhe me kryeministrin Rama.
“Të dashur bashkëqytetar. Sot do lexoj një deklaratë të grupit të përgjithsëm kordinues. Sot një ditë e zezë për lirinë. Sot në Hagë u dhanë dënime të rënda për katër ish-pjesëtarë të UÇK. Ne nuk po flasim për drejtësi, por për padrejtësi. Po flasim për një gjykatë që nuk ka asgjë të përbashkët me gjykata e tjera.
Ato u bazuan në dëshmi të rreme. Ne jemi të qartë, kjo nuk është drejtësi po teatër. I akuzuari nuk kishte mbrojtjen e duhur. Kjo nuk është drejtësi, por padrejtësi e organizuar.
Kjo padrejtësi po vjen nga Europa, që në 1913 copëtoi Shqipërinë. Kosova iu dha Serbisë. Stabiliteti në Ballkan nuk përdoret më si pretekst. UÇK nuk ishte lëvizje terroriste, por përgjigje kundër shtetit gjenocidial serb. Djemtë e Kosovës, u ngritën, u bashkuan dhe luftuan. Liria nuk jepet, por fitohet. Ata sakrifikuan, ranë dëshmorë. Sot Haga po mundohet ta kthejë këtë fitore në krim. Kjo është fyerje. Historia nuk mbaron këtu. Gjithçka vijon me këtë kryeministër që i kërkojmë dorëheqjen. Neë 2015-tën, Edi Rama hypi në helikoper dhe shkoi në Kosovë për të ushtruar presion mbi deputetët në Kosovë që të krijonin këtë gjykatë. Ai iu tha deputetëve shqiptatë që kjo ishte kërkesa e aleatëve. Sot i njëjti person shkruan në rrjetet sociale, “marre”. Ai duhet të ketë turp për atë që thotë dhe bën, ai u thotë marre atyre deputetëve që i shtyu për të votuar. Turpi i vërtetë je ti. Rama nuk është spectator, por arkitekt. Ata mund të bëjnë sikur kanë fituar, por e vërteta është se Kosova është e lirë, pasi UÇK luftoi. Kosova është e lirë pasi luftuam. NATO luftoi, pasi lufta e UÇK është e drejtë. Kërkesa për dorëheqjen e Ramës është normale, ai nuk mund të dalë të kërkojë drejtësinë e tyre, e shiti Kosovën në vitin 2015. Tani kërkon ta besojmë, por jo. Rama nuk është zgjidhja por pjesë e problemit”.

Protesta përpara Kryeministrisë është shoqëruar me fjalime me tone të ashpra dhe akuza të drejtpërdrejta ndaj kreut të ekzekutivit Edi Rama, pas shpalljes së verdiktit të Gjykatës Speciale të Hagës kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë fjalës së mbajtur përpara godinës së qeverisë, një nga protestuesit nxori në pah paanshmërinë e deformuar të drejtësisë ndërkombëtare, e cila kursen udhëheqjen e Beogradit dhe dënon mbrojtësit e kombit. “Nuk janë dënuar thjesht 4 pjesëtarë të UÇK-së, por çdo shqiptar. Nga rrënjët më të thella të historisë toka jonë, populli ynë, është luftuar vazhdimisht edhe pse ne asnjëherë nuk kemi sulmuar asnjë shtet tjetër! Por ne gjithmonë kemi qenë të sulmuarit dhe fatkeqësisht, në vend të dënohej presidenti serb, ish-shërbëtori i Millosheviçit, dënohen njerëzit që vendosën jetën e tyre për të mbrojtur interesat e kombit në luftën më të drejtë të këtij populli!”, deklaroi ai.
Më tej, fjalimi vuri theksin te rreziku i harresës historike dhe dështimi i Tiranës zyrtare për të ndërtuar një front të përbashkët ndërshtetëror me Prishtinën, duke artikuluar rritjen e ndërgjegjësimit kombëtar përballë indiferencës ndërkombëtare. “Kjo është ngjarje që na thërret se lufta nuk ka shkuar larg, ka pak vite që ka ndodhur dhe nuk duhet ta harrojmë sepse nëse harrojmë historinë ajo përsëritet! Kryeministrin tonë e kemi parë me përplasjet që ka pasur me qeveritarët e Republikës së Kosovës! Ne si popull kemi mësuar se nga vështirësitë ngrihemi më të fortë dhe tashmë kërkesa për Shqipëri Etnike, kur Europa nuk pyet për kombin tonë, është më e madhe se kurrë!”, nënvizoi protestuesi.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

“Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!”, parullat në mbyllje të protestës së 129-të
Breaking Views

“Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!”, parullat në mbyllje të protestës së 129-të

21:47 - 06/10/26
Kurti me ofertë të re për PDK-në: Kalojmë projektligjin e Speciales, nëse ata votojnë Konjufcën
Breaking Views

Kurti me ofertë të re për PDK-në: Kalojmë projektligjin e Speciales, nëse ata votojnë Konjufcën

20:31 - 06/10/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

20:28 - 06/10/26
Para
“Duke shitur votën, shesim kombin”, Progni: Rama loboi për Gjykatën Speciale në Kosovë

“Duke shitur votën, shesim kombin”, Progni: Rama loboi për Gjykatën Speciale në Kosovë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fitore dramatike me San Marinon, dy golat e Asllanit i japin 3 pikët Shqipërisë dhe kreun e grupit
Sport

Fitore dramatike me San Marinon, dy golat e Asllanit i japin 3 pikët Shqipërisë dhe kreun e grupit

22:46 - 06/10/26

Shqipëria ka triumfuar ndaj San Marinos në “Air Albania”, në një ndeshje të dominuar nga kuqezinjtë, por dramatike deri në...

Lexo më shumë
“Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!”, parullat në mbyllje të protestës së 129-të

“Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!”, parullat në mbyllje të protestës së 129-të

21:47 - 06/10/26
Liga e Kombeve/ Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me San Marinon

Liga e Kombeve/ Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me San Marinon

21:43 - 06/10/26
Zhbllokohet sfida me San Marinon, Kristjan Asllani kalon në avantazh kuqezinjtë me një supergol

Zhbllokohet sfida me San Marinon, Kristjan Asllani kalon në avantazh kuqezinjtë me një supergol

21:07 - 06/10/26
Kurti me ofertë të re për PDK-në: Kalojmë projektligjin e Speciales, nëse ata votojnë Konjufcën

Kurti me ofertë të re për PDK-në: Kalojmë projektligjin e Speciales, nëse ata votojnë Konjufcën

20:31 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com