GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Vangjel Dule: Protestuesit në Zvërnec u dhunuan me urdhër të Edi Ramës

në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Vangjel Dule: Protestuesit në Zvërnec u dhunuan me urdhër të Edi Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti Vangjel Dule tha sot në Kuvend se dhuna e ushtruar ndaj protesuesve në Zvërnec, nga rojet private, ka qenë e porositur nga vetë kryeministri Edi Rama. Sa i përket pretendimeve të disa qytetarëve se kanë pronësinë e disa sipërfaqeve në zonën ku është planifikuar të ndërtohet resorti, Dule tha se shteti duhet të pezullojë vazhdimin e investimit deri në sqarimin e së vërtetës.

“Dhunuesit ishin të njëjtë në të njëjtën kohë dhe grabitësit, ata që në emër të zhvillimit nuk pyetnin për trashëgiminë, për natyrën, nuk pyetnin as për të drejtat e pronës. Pyetja është: ku e gjen guximin grabitësi të ketë të njëjtën kohë dhunuesin? Kjo vjen vetëm kur ka mbështetjen e plotë dhe pa rezerva të pushtetit, dhe pushteti në këtë vend i takon vetëm Edi Ramës.

Dhunuesit dhe grabitësit vepronin me urdhër dhe me porosi dhe në emër të Edi Ramës. Solli në këtë Kuvend ligjin për shtyrjen e investimeve strategjike deri në fund të vitit 2027, në të njëjtën kohë bën karshillëk në BE dhe shtiret se kemi vështirësi të kthejmë pronat.

Në një kohë që nuk bën atë që do bënte çdo shtetas i ndershëm, që do të thotë të pezullojë çdo investim strategjik deri sa të zgjidhet çështja e pronave”,- tha Dule.

Kryetare e Komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, Anila Denaj, është shprehur se Shqipëria sot ka nevojë për turizmin elitar.

Komentet Denaj i bëri gjatë fjalës së saj në Kuvend, diskutohej mbi ndërtimin e resortit turistik në Zvërnec, projekt që po kundërshtohet fuqishëm nga banorët e zonës dhe qytetarët.

Denaj shtoi gjithashtu se çështja e pronave nuk është çështje për t’u diskutuar dhe për të marrë ‘vëmendjen’ e seancës plenare, por sipas saj, është çështje për t’u shqyrtuar në gjykatë.

“Investimet e huaja direkte, vetëm vitin e shkuar arritën në 1.63 miliardë euro dhe stoku i investimeve të huaja është në 17 miliardë euro. Janë gati 18 mijë kompani të huaja që operojnë në Shqipëri, që punësojnë një numër të konsiderueshëm ekspertësh e punonjësish shqiptarë. Janë 7800 biznese, që vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti, i janë shtuar numrit të bizneseve në Shqipëri. PBB ka arritur në 27 miliardë euro. Ne gjejmë debatin politik për të hedhur baltë, për çështje që nuk janë pjesë e këtij diskutimi. Procesi i tokave nuk është pjesë e kësaj foltoreje, por është pjesë e proceseve të gjykatës. Është një proces jo i lehtë dhe i nisur që nga viti 1991 dhe i trashëguar në vite, sigurisht nga të gjitha administratat. Prandaj nuk mund të përdoret sot për retorikë politikë. Sot kemi mundësinë të mësojmë edhe nga historia e vendeve fqinj, që mezi u ringritën në turizmin që e kanë pjesën më të rëndësishme të tyre, pas krizave të cilat i kaluan me sukses, por jo me lehtësi. Ne kemi mundësi jo vetëm për turizmin e thjeshtë, por edhe për atë elitar. Që të kemi mundësi që shumë turistë elitarë të mos kalojnë përgjatë Mesdheut e të mos ndalojnë në Zhqipëri, por ta ngulin flamurin edhe në vendin tonë”, tha mes të tjerash Denaj.

gijotina.com/

Etiketa: protesta e ZvernecitVangjel Dule

Lajme të lidhura

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë
Sport

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë

23:12 - 21/06/26
Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!
Breaking Views

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

23:03 - 21/06/26
Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!
Breaking Views

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

22:09 - 21/06/26
Para
Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë
Sport

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë

23:12 - 21/06/26

Belgjika është ndalur sërish në Botëror, duke barazuar pa gola, kësaj radhe me Iranin. Takimi i luajtur në Kaliforni, nisi...

Lexo më shumë
Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

23:03 - 21/06/26
Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

22:09 - 21/06/26
Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

21:11 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetcasibomcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis