GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është mbyllur mbrëmjen e sotme protesta e 122-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, e zhvilluar në Tiranë. Qytetarët u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, ku vijuan fjalimet dhe thirrjet kundër qeverisë.

Kjo protestë shënon ditën e 122-të të qëndresës së qytetarëve, të cilët vijojnë të kërkojnë largimin e Edi Ramës nga detyra dhe ndryshimin e situatës politike në vend.
Kërkesat e protestuesve përfshijnë edhe krijimin e një qeverie teknike tranzitore me mandat 12-mujor, e cila, sipas platformës së tyre, do të përgatiste vendin për zgjedhjet e ardhshme.

Gjatë tubimit të sotëm, nga podiumi para Kryeministrisë folën disa aktivistë dhe protestues, të cilët përsëritën mesazhet e tyre kundër qeverisë. Një prej thirrjeve të përsëritura ishte kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa protestuesit kanë kërkuar gjithashtu ndërhyrjen e institucioneve të drejtësisë për çështjet që ata ngrenë.

Aktivisti Edison Lika deklaroi nga protesta se qëllimi i tyre mbetet largimi i Ramës dhe i qeverisë, duke theksuar se pjesëmarrësit nuk do të tërhiqen nga sheshi. “Sot jemi në ditën e 122 të rezistencës. E kemi pasur seriozisht që nga fillimi kur e kemi thënë: nuk largohemi nga sheshi pa largimin e Ramës”, u shpreh ai.

 

 

Edhe aktivistja Arvina Lleshi rikujtoi kërkesat kryesore të protestës, duke vendosur në krye të tyre dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë, si dhe ngritjen e një qeverie teknike tranzitore.

Gjatë mbrëmjes, nga protesta u përcollën edhe mesazhe për përfshirjen më të madhe të të rinjve. Aktivistë të ndryshëm u kanë bërë thirrje studentëve dhe të rinjve që t’i bashkohen tubimeve, ndërsa në shesh janë dëgjuar thirrje si “Pa rini nuk ka Shqipëri” dhe “Arrestoni Ramën”.

Protestuesit kanë deklaruar se nuk e konsiderojnë të përfunduar qëndresën dhe se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, me kërkesën për ndryshim politik dhe largimin e qeverisë aktuale.

gijotina.com/

Etiketa: protesta

Lajme të lidhura

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?
Aktualitet

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

12:10 - 11/11/26
Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim
Aktualitet

Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

12:00 - 11/11/26
PD kundër projekt-kalendarit/ Bardhi: Të mos përfshihet Reforma Territoriale, të vijojë konsultimi publik
Aktualitet

Bardhi: Nuk kemi bojkotuar Reformën Zgjedhore, PS po zvarrit procesin dhe po shmang rekomandimet

11:55 - 11/11/26
Para
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?
Aktualitet

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

12:10 - 11/11/26

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i 39-vjeçarit shqiptar Luka Beqiraj në Spanjë, në zonën Orihuela Costa...

Lexo më shumë
Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

12:00 - 11/11/26
PD kundër projekt-kalendarit/ Bardhi: Të mos përfshihet Reforma Territoriale, të vijojë konsultimi publik

Bardhi: Nuk kemi bojkotuar Reformën Zgjedhore, PS po zvarrit procesin dhe po shmang rekomandimet

11:55 - 11/11/26
Balla: Veliaj duhet të përballet vetë me drejtësinë, mos të përfshijë Partinë Socialiste

Balla paralajmëron miratimin e njëanshëm të reformës zgjedhore: Opozita të reflektojë ose…

11:46 - 11/11/26
Balla: Veliaj duhet të përballet vetë me drejtësinë, mos të përfshijë Partinë Socialiste

Balla: Veliaj duhet të përballet vetë me drejtësinë, mos të përfshijë Partinë Socialiste

11:26 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com