GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Reuters” artikull për protestën: Studentët shqiptarë ngrihen për arsimin dhe punësimin, përleshje me policinë

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Reuters” artikull për protestën: Studentët shqiptarë ngrihen për arsimin dhe punësimin, përleshje me policinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, “Reuters” i ka kushtuar një raport protestës së studentëve në Tiranë, duke vënë në fokus përplasjet me policinë, kërkesat për përmirësimin e arsimit dhe shqetësimet për mundësitë e punësimit pas diplomimit.

Artikulli i plotë i “Reuters”:

Studentët protestues hodhën tulla dhe blloqe betoni drejt Ministrisë së Arsimit në Tiranë të martën, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë, pasi një demonstratë mbarëkombëtare për arsimin dhe çështjet sociale degjeneroi në dhunë.

Policia shoqëroi disa protestues.

Organizatorët studentorë thanë se protesta kishte në fokus kushtet në universitete, kostot e arsimit të lartë, mbështetjen financiare dhe mundësitë e punësimit pas diplomimit.

Disa protestues të tjerë thanë se dëshironin të shprehnin pakënaqësinë e tyre për pabarazinë dhe qeverinë.

“Ajo që i duhet Shqipërisë është një revolucion, një ndryshim, një përmbysje e plotë e sistemit, sepse nuk mund të vazhdohet më kështu”, tha protestuesja Luljeta Kola, duke shtuar se në vend ka një padrejtësi të thellë sociale dhe një hendek të madh mes të pasurve dhe të varfërve.

Demonstrata zhvillohet në një kohë kur në Evropë po shënohet një valë më e gjerë aktivizmi studentor. Në Francë, nxënësit e shkollave të mesme kanë organizuar prej javësh protesta dhe bllokime të shkollave, duke kërkuar më shumë mësues dhe kushte më të mira. Ata argumentojnë se përkeqësimi i gjendjes së godinave shkollore dhe mbipopullimi i klasave po dëmtojnë arsimin.

Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Albana Koçiu, shkroi në Facebook:

“Dhuna nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë zgjidhje. Hedhja e gurëve, sulmet ndaj institucioneve dhe Policisë së Shtetit, si dhe shkatërrimi i pakuptimtë i pronës publike, nuk janë mënyra se si të rinjtë duhet të shprehin pakënaqësitë e tyre”.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1protesta e studenteve

Lajme të lidhura

Bylykbashi largohet si drejtues politik i PD-së për Qarkun Durrës: Dorëzova detyrën te Berisha
Breaking Views

Bylykbashi largohet si drejtues politik i PD-së për Qarkun Durrës: Dorëzova detyrën te Berisha

20:25 - 24/11/26
Protesta nuk ndalet pas 178 ditësh, qytetarët thirrje për mobilizim në mbarë vendin më 28 nëntor
Breaking Views

Protesta nuk ndalet pas 178 ditësh, qytetarët thirrje për mobilizim në mbarë vendin më 28 nëntor

20:06 - 24/11/26
U përjashtua nga grupi parlamentar i PS, Spiropali: Do flas në konferencë për shtyp nga Kuvendi
Aktualitet

U përjashtua nga grupi parlamentar i PS, Spiropali: Do flas në konferencë për shtyp nga Kuvendi

15:23 - 24/11/26
Para
(VIDEO)Në furgonin e policisë i gjakosur – Ky është studenti Klevin Metaj që u përballë me 6 efektivë të FNSH-së

(VIDEO)Në furgonin e policisë i gjakosur – Ky është studenti Klevin Metaj që u përballë me 6 efektivë të FNSH-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bylykbashi largohet si drejtues politik i PD-së për Qarkun Durrës: Dorëzova detyrën te Berisha
Breaking Views

Bylykbashi largohet si drejtues politik i PD-së për Qarkun Durrës: Dorëzova detyrën te Berisha

20:25 - 24/11/26

Oerd Bylykbashi ka njoftuar dorëzimin e detyrës si drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, duke e cilësuar...

Lexo më shumë
Protesta nuk ndalet pas 178 ditësh, qytetarët thirrje për mobilizim në mbarë vendin më 28 nëntor

Protesta nuk ndalet pas 178 ditësh, qytetarët thirrje për mobilizim në mbarë vendin më 28 nëntor

20:06 - 24/11/26
Champions League dhuron mbrëmjen e sotme spektakël me nëntë sfida, duele të forta në gjithë Evropën

Champions League dhuron mbrëmjen e sotme spektakël me nëntë sfida, duele të forta në gjithë Evropën

15:48 - 24/11/26
U përjashtua nga grupi parlamentar i PS, Spiropali: Do flas në konferencë për shtyp nga Kuvendi

U përjashtua nga grupi parlamentar i PS, Spiropali: Do flas në konferencë për shtyp nga Kuvendi

15:23 - 24/11/26
Alimehmeti: Rama synon përçarjen e opozitës në Tiranë, partitë të dalin me një kandidat të përbashkët!

Alimehmeti: Rama synon përçarjen e opozitës në Tiranë, partitë të dalin me një kandidat të përbashkët!

15:14 - 24/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com