GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese

në Breaking Views, OP-ED, Opinion, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Irena Beqiraj/

Protesta pa kokë , pa emër , pa numër, e organizuar sipas tyre, nga “poli -agjentët” grekë serbë, iranianë, sorosianë, i ka trembur. Janë shumë të frikësuar, sepse pas shumë kohësh apatie, kemi vendosur të bëjmë detyrën tonë qytetare.

Janë në dhimbje të madhe, sepse duke u përpjekur për pushtetin e tyre politik, janë mësuar të na ndajnë , të na trajtojnë si të pavetëdijshëm, të na indoktojnë një neveri të qëllimshme ndaj njëri tjetrit , në mënyrë që të mos merremi kurrë me ta. Kanë mbetur pa strategjinë e zakonshme me të cilën zakonisht na shtypin sepse në sheshe , në Tiranë , Vlorë , Korçë, kudo, janë mbledhur njërëz që po tregojnë se dëshpërimi nuk është gjendje shpirtërore në ketë vend , por pasojë e keqqeverisjes edhe mungesës së alternativës politike.

Janë kapur të papërgatitur, sepse kjo protestë është ndryshe. Në sheshe janë ato që guxojnë të flasin me zë të lartë, janë ata që nuk kanë nevojë për protagonizëm, janë ata që nuk veprojnë të drejtuar nga ambicia për të qënë të dukshëm në vijën e parë , por që me durim presin radhën për të folur. Janë ata që vendosën të bëheshin të zhurmshëm pikërisht në momentin kur shpresat po shuheshin dhe heshtja impononte nënshtrim.

Ndaj në ato sheshe çdo fjalë ka rëndësi, çdo koment publik . Arritja më e madhe e kësaj proteste është pikërisht – shndërrimi i dhimbjes në akt të vërtet publik, qytetar e civil. Akti publik që po ndodh shesheve të këtij vendi, ka zhvlerësuar vullnetin e kalbur politik , ndaj po shpenzojnë para, po përdorin çdo mendje djallëzore pa shtyllë kurizore duke zuzatur si miza pa kokë televizioneve , për të na penguar që ta shohim të vërtetën .

Po kërkojnë me qiri në tokë e në qiell , majtas e djathtas , jashtë e brenda organizatorin se janë mësuar të mblidhen rreth individit , rreth interesave personale, të gjejnë lugën edhe përsheshin, sepse kurrë nuk kanë mundur ta shohin botën përtej interesave të tyre të ngushta…..Janë në hall se njerëzit që i duan këto toka janë një elektorat me të cilin nuk mund të debatohet. Nuk janë militantët e sëmurë . Janë ata që e dinë mirë që tokën e trashëguar ua kemi borxh fëmijëve tanë.
Numërojnë , etiketojnë , po kërkojnë me çdo kusht dështimim sepse në shesh është mendja , shpirti i shumicës dërrmuese që është kundër tyre.
Kanë kuptuar më në fund se nuk jemi të pazot, të mblidhemi rreth njëri tjetrit , rreth të ardhmes së fëmijëve tanë .

Etiketa: protesta e Zvernecit

Lajme të lidhura

Shqipëria gati për Finlandën, ja formacioni i mundshëm
Breaking Views

Shqipëria gati për Finlandën, ja formacioni i mundshëm

20:15 - 11/11/26
Qytetarë e studentë para Kryeministrisë, policia gjobit të riun, edhe pse protesta ishte e qetë (VIDEO)
Breaking Views

Qytetarë e studentë para Kryeministrisë, policia gjobit të riun, edhe pse protesta ishte e qetë (VIDEO)

19:50 - 11/11/26
Rama pritet me protestë në Dublin, hidhet vezë në drejtim të Kryeministrit (VIDEO)
Breaking Views

Rama pritet me protestë në Dublin, hidhet vezë në drejtim të Kryeministrit (VIDEO)

19:29 - 11/11/26
Para
I arrestuar për mashtrim, por Blendi Gonxhe i jep kontratën e mbetjeve spitalore/ Elvis Miri del nga pluhuri i dosjes dhe merr tenderin 352 MLN lekë

I arrestuar për mashtrim, por Blendi Gonxhe i jep kontratën e mbetjeve spitalore/ Elvis Miri del nga pluhuri i dosjes dhe merr tenderin 352 MLN lekë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria gati për Finlandën, ja formacioni i mundshëm
Breaking Views

Shqipëria gati për Finlandën, ja formacioni i mundshëm

20:15 - 11/11/26

Kombëtarja shqiptare pritet të zbresë në fushë me një formacion mjaft interesant në përballjen ndaj Finlandës, ku trajneri Maran duket...

Lexo më shumë
Qytetarë e studentë para Kryeministrisë, policia gjobit të riun, edhe pse protesta ishte e qetë (VIDEO)

Qytetarë e studentë para Kryeministrisë, policia gjobit të riun, edhe pse protesta ishte e qetë (VIDEO)

19:50 - 11/11/26
Rama pritet me protestë në Dublin, hidhet vezë në drejtim të Kryeministrit (VIDEO)

Rama pritet me protestë në Dublin, hidhet vezë në drejtim të Kryeministrit (VIDEO)

19:29 - 11/11/26
Protesta para Kryeministrisë, studentë, të rinj dhe pedagogë kërkojnë largimin e Ramës

Protesta para Kryeministrisë, studentë, të rinj dhe pedagogë kërkojnë largimin e Ramës

19:16 - 11/11/26
Armand Duka përgëzon kuqezinjtë U-19 për fitoren 4-0 ndaj Qipros: Bravo edhe U-17 për barazimin me Suedinë

Armand Duka përgëzon kuqezinjtë U-19 për fitoren 4-0 ndaj Qipros: Bravo edhe U-17 për barazimin me Suedinë

17:26 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com