GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Revolta studentore, eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama! BE-ja të dënojë…

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Revolta studentore, eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama! BE-ja të dënojë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eurodeputetja gjermane, Anna Strolenberg, ka reaguar për protestat studentore në Shqipëri, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për situatën e krijuar dhe duke kërkuar që Bashkimi Evropian dhe vendet e ndryshme të dënojnë dhunën e shënuar gjatë tubimeve.

Në një reagim në rrjetet sociale, Strolenberg thotë se ka parë video shqetësuese të përdorimit të forcës nga Policia ndaj protestuesve, megjithatë, sipas saj, përgjegjësia kryesore për situatën i takon kryeministrit Edi Rama.

“Përfundimi im, megjithatë, është i qartë, Edi Rama është shkaku i gjithë kësaj”, shprehet eurodeputetja, ndërsa akuzon kryeministrin se ka trajtuar me arrogancë protestuesit paqësorë të Flamingos.

Strolenberg kritikon gjithashtu atë që e konsideron mungesë vullneti për të luftuar realisht korrupsionin dhe për të ndërmarrë ndryshime domethënëse në vend. “Nuk po tregon asnjë vullnet për të luftuar realisht korrupsionin dhe për të ndërmarrë ndryshime domethënëse në vend”, thotë ajo.

Eurodeputetja thekson se dëshiron që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, por nënvizon se procesi i integrimit duhet të shoqërohet me respektimin e të drejtave të qytetarëve.

“Nëse Shqipëria dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, duhet të ketë një qeveri që respekton të drejtat themelore të qytetarëve të saj”, thekson Strolenberg, duke bërë thirrje për presion ndaj autoriteteve shqiptare.

Eurodeputetja Anna Strolenberg: Protestat në Shqipëri po shndërrohen në të dhunshme. Kam parë shumë, shumë video shqetësuese të policisë duke përdorur forcë brutale, duke ushtruar dhunë fizike dhe duke hedhur gaz lotsjellës. Fatkeqësisht, kam parë gjithashtu disa video ku persona të dhunshëm u vënë flakën ndërtesave.

Mund dhe duhet të fajësojmë policinë ose ata pak protestues të dhunshëm. Por, sinqerisht, ata përbëjnë një pakicë. Përfundimi im, megjithatë, është i qartë: Edi Rama është shkaku i gjithë kësaj.

Që nga dita e parë, ai i ka trajtuar me arrogancë protestuesit paqësorë të Flamingos. Ai refuzon të ndalë shkatërrimin e një zone natyrore të mbrojtur.

Gjithashtu, nuk po tregon asnjë vullnet për të luftuar realisht korrupsionin dhe për të ndërmarrë ndryshime domethënëse në vend.

Unë dua që Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Ne jemi të gjithë evropianë.

Dhe pikërisht për këtë arsye, ndiej përgjegjësinë të veproj. Tani do t’i kërkoj Bashkimit Evropian, por edhe vendeve të ndryshme, ta dënojnë këtë dhunë. Megjithatë, ka diçka edhe më domethënëse që mund të bëjmë.

Më 4 nëntor, Komisioni Evropian do të publikojë raportin e tij për zgjerimin. Dhe ky është momenti ynë për të kërkuar ndryshime. Nëse Shqipëria dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, duhet të ketë një qeveri që respekton të drejtat themelore të qytetarëve të saj. Prandaj, le të ushtrojmë presion për ta bërë këtë të mundur!

gijotina.com/

Etiketa: EurodeputetjaKryesore1protesta

Lajme të lidhura

Qeveria kompenson pronarët e urbanëve, u jep 209 milionë lekë për shtrenjtimin e naftës
Breaking Views

Qeveria kompenson pronarët e urbanëve, u jep 209 milionë lekë për shtrenjtimin e naftës

23:28 - 05/11/26
Pastruan 14 mln €, goditet organizata kriminale shqiptare në Itali! Paratë e drogës qarkullonin edhe me lingota ari
Aktualitet

Pastruan 14 mln €, goditet organizata kriminale shqiptare në Itali! Paratë e drogës qarkullonin edhe me lingota ari

23:02 - 05/11/26
Torturuan studentët në ambientet qeveritare/ Arrestohen 10 efektivë policie në Serbi për dhunë ndaj protestuesve
Breaking Views

Torturuan studentët në ambientet qeveritare/ Arrestohen 10 efektivë policie në Serbi për dhunë ndaj protestuesve

22:30 - 05/11/26
Para
Studenti u dhunua nga policët, gazetarja: Ka krisje në vertebër dhe humbje të kujtesës!

Studenti u dhunua nga policët, gazetarja: Ka krisje në vertebër dhe humbje të kujtesës!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qeveria kompenson pronarët e urbanëve, u jep 209 milionë lekë për shtrenjtimin e naftës
Breaking Views

Qeveria kompenson pronarët e urbanëve, u jep 209 milionë lekë për shtrenjtimin e naftës

23:28 - 05/11/26

Qeveria ka miratuar kompensimin financiar për pronaret e kompanive te transportit publik, në masën 50 lekë për çdo litër karburanti...

Lexo më shumë
Pastruan 14 mln €, goditet organizata kriminale shqiptare në Itali! Paratë e drogës qarkullonin edhe me lingota ari

Pastruan 14 mln €, goditet organizata kriminale shqiptare në Itali! Paratë e drogës qarkullonin edhe me lingota ari

23:02 - 05/11/26
Torturuan studentët në ambientet qeveritare/ Arrestohen 10 efektivë policie në Serbi për dhunë ndaj protestuesve

Torturuan studentët në ambientet qeveritare/ Arrestohen 10 efektivë policie në Serbi për dhunë ndaj protestuesve

22:30 - 05/11/26
GJK merr kopetencat e Vetingut, miratohet rregullorja që i zgjat mandatin ONM

GJK merr kopetencat e Vetingut, miratohet rregullorja që i zgjat mandatin ONM

22:00 - 05/11/26
“Të studiosh apo të mbijetosh?”/ Mijëra studentë në Greqi në protestë

“Të studiosh apo të mbijetosh?”/ Mijëra studentë në Greqi në protestë

21:13 - 05/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com