Në protestën para Kryeministrisë, një prej protestuesve ka bërë thirrje për një mobilizim të gjerë më 28 nëntor, duke ftuar shqiptarët brenda dhe jashtë vendit që t’i bashkohen protestës.
Në thirrjen e tij ai theksoi se kërkesa e protestuesve nuk është thjesht largimi i një kryeministri dhe zëvendësimi i tij me një tjetër, por realizimi i ndryshimeve themelore në vend.
I riu kërkoi një Kushtetutë të re, duke bërë thirrje që Edi Rama dhe Sali Berisha të zhbëjnë Kushtetutën e vitit 2008, të cilën e cilësoi si një prej arsyeve të krizës aktuale politike.
“Bashkohuni në çlirimin final të Shqipërisë në datën 28 nëntor, të bashkohemi të gjithë këtu. Të bashkohen shqiptarët anë e mbanë botës. Ne jemi këtu për ndryshime themelore në Shqipëri. Ne jemi këtu sepse ky kryeministër nuk na dëgjoi për 135 ditë këtu. Këtij vendi duhet ti jepet një drejtim tjetër. Ne nuk duam të ulim një autokrat dhe të ngremë një autokrat tjetër. Ne duam zgjidhje themelore në këtë vend. Këtu duhet një kushtetutë e re, Rama dhe Berisha duhet të zhbëjnë kushtetutën e 2008, sepse kjo eshte arsyeja që jemi sot këtu. Parlamenti sot ka rënë. Këtu ka nevojë për ndryshim themelor,. Të gjithë shqiptarët duhet të bashkohen për Shqipërinë”, pohoi protestuesi.
gijotina.com/










Discussion about this post