GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pedagogu Metani: Kërkesa për largimin e Ramës është kthyer në objektivin kryesor të protestës

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Pedagogu Metani: Kërkesa për largimin e Ramës është kthyer në objektivin kryesor të protestës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pedagogu dhe eksperti i sigurisë, Gert Metani, i ftuar në emisionin “News24 Fundjavë”, deklaroi se protesta që vijon prej muajsh në Shqipëri nuk duhet parë si një lëvizje e ndarë mes studentëve dhe qytetarëve, por si një reagim i përbashkët kundër qeverisjes. Ai theksoi se studentët kanë marrë tashmë një rol të rëndësishëm organizues, ndërsa kërkoi mbështetjen e prindërve, pedagogëve dhe të gjithë atyre që janë të shqetësuar për situatën në vend.

Metani u shpreh se një grup i madh pedagogësh është pozicionuar në mbështetje të protestës dhe se bojkoti është shpallur nga sindikata, duke u mbështetur në Kodin e Punës dhe ligjin për arsimin e lartë. Sipas tij, studentët që marrin pjesë në bojkot mbrohen nga dispozitat ligjore për mungesat dhe penalitetet.

“Duhen mbështetur nga prindërit, nga pedagogët dhe nga shumë burime të tjera që mendojnë që keqeverisja e vendit është një faktor që e dëmton Shqipërinë. Kësisoj, edhe një grup i madh pedagogësh me në krye sindikatën, e cila e shpalli çështjen e bojkotit duke u bazuar te Kodi i Punës dhe në respekt të ligjit për arsimin e lartë. Pedagogë janë në mbështetje të protestës, ndër ta jam edhe unë dhe shumë kolegë të tjerë”, deklaroi Metani.

Ai theksoi se mbështetja e pedagogëve nuk është e njëjtë në të gjitha universitetet, pasi përfshirja mbetet individuale, por nënvizoi se studentët nuk duhet të penalizohen për vendimin për të bojkotuar mësimin.

“Çdo student është i mbrojtur sepse në momentin e shpalljes së bojkotit, dispozitat ligjore i mundësojnë mosfrekuentimin e orëve dhe mbrojtjen nga mungesat apo penalitetet e tjera. Kjo vlen edhe për kontratat e çdo mësimdhënësi, çdo pedagogu në këtë rast”, u shpreh ai.

Duke komentuar raportin mes protestës studentore dhe lëvizjes që nisi më herët, Metani hodhi poshtë idenë se bëhet fjalë për dy protesta të ndryshme. Sipas tij, lëvizja ka nisur nga grupi “Flamingo”, vijon tashmë me një rol të rëndësishëm të studentëve dhe mbetet një protestë e përbashkët e qytetarëve.

“Protesta është e shqiptarëve, është nisur nga grupi Flamingo, vazhdon ende nga studentët dhe është e të gjithëve së bashku. Nuk ka asnjë lloj ndasie, protesta është e të gjithë shqiptarëve. Kanë ardhur njerëz nga diaspora, kanë protestuar. Protestojnë edhe përmes rrjeteve sociale, japin ndikimin e tyre, japin fjalën e tyre. Protestë mund të bëjë kushdo në llojin, formën dhe mënyrën e vet”, tha pedagogu.

Metani u ndal edhe te kërkesat e protestuesve, duke argumentuar se fokusi tashmë ka shkuar përtej problematikave të arsimit dhe universiteteve. Sipas tij, protesta ka evoluar dhe sot lidhet me mënyrën e qeverisjes së vendit dhe kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Këtu nuk bëhet më fjalë për arsimin, për auditorët, për kërkimin shkencor, për vlerën e diplomës apo për mësimdhënësin në vetvete. Bëhet fjalë për një Shqipëri e cila ka disa mangësi të theksuara, të cilat janë thënë e janë stërthënë. Sot janë arsye të reja pse protestojnë”, u shpreh Metani.

Ai vijoi duke kritikuar ashpër mënyrën e qeverisjes, të cilën e cilësoi si autoritare, ndërsa deklaroi se kërkesa për largimin e kryeministrit është kthyer në një nga objektivat kryesore të protestës.

“Sot kemi sjelljen totalitariste, autoritetin, deri në diktaturë të sistemit të qeverisjes dhe të kryeministrit Rama, dhe këtë e kanë ashpërsuar akoma më tepër. Tani ka kaluar në një luftë në vetvete, qëllimi për të mos u zbrapsur, për të zbrapsur nga aty kryeministrin e vendit, i cili është aty ku nuk i takon”, deklaroi ai.

I pyetur për situatën në universitete dhe rikthimin e pjesshëm të mësimit në disa fakultete, Metani tha se gjendja ndryshon nga një fakultet në tjetrin. Sipas tij, një pjesë e studentëve vijojnë të organizohen dhe të marrin pjesë në protestë, ndërsa të tjerë përfitojnë nga bojkoti pa u përfshirë drejtpërdrejt në organizimin e tubimeve.

Ai theksoi se pedagogët duhet të respektojnë vullnetin e studentëve për të protestuar, ndërsa Ministria e Arsimit duhet të garantojë rikuperimin e orëve të humbura pas përfundimit të bojkotit.

“Ministria e Arsimit duhet të marrë masa për t’i thënë kujtdo që në një fazë të caktuar bojkoti, ajo çka vjen më pas është rekuperimi i orëve të mësimit. Pra, askush nuk do të mbetet pa kryer procesin mësimor, në momentin më të parë të mundshëm kur gjërat të jenë në vendin e tyre, në qetësinë e tyre dhe kur bojkoti të mungojë”, përfundoi Metani.

gijotina.com/

Etiketa: protesta

Lajme të lidhura

Uji i pijshëm me fekale në Vlorë, disa raste helmimi te fëmijët dhe të rriturit
Aktualitet

Uji i pijshëm me fekale në Vlorë, disa raste helmimi te fëmijët dhe të rriturit

12:06 - 08/11/26
Arrestime dhe gjoba në protestën e së shtunës në Tiranë, katër në qeli, shtatë të proceduar penalisht
Breaking Views

Arrestime dhe gjoba në protestën e së shtunës në Tiranë, katër në qeli, shtatë të proceduar penalisht

11:30 - 08/11/26
Pas protestës, Rama heq dorë nga tavolina prej guri, sot “Fol me Kryeministrin” online!
Breaking Views

Pas protestës, Rama heq dorë nga tavolina prej guri, sot “Fol me Kryeministrin” online!

11:19 - 08/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pedagogu Metani: Kërkesa për largimin e Ramës është kthyer në objektivin kryesor të protestës
Aktualitet

Pedagogu Metani: Kërkesa për largimin e Ramës është kthyer në objektivin kryesor të protestës

12:35 - 08/11/26

Pedagogu dhe eksperti i sigurisë, Gert Metani, i ftuar në emisionin “News24 Fundjavë”, deklaroi se protesta që vijon prej muajsh...

Lexo më shumë
Uji i pijshëm me fekale në Vlorë, disa raste helmimi te fëmijët dhe të rriturit

Uji i pijshëm me fekale në Vlorë, disa raste helmimi te fëmijët dhe të rriturit

12:06 - 08/11/26
Arrestime dhe gjoba në protestën e së shtunës në Tiranë, katër në qeli, shtatë të proceduar penalisht

Arrestime dhe gjoba në protestën e së shtunës në Tiranë, katër në qeli, shtatë të proceduar penalisht

11:30 - 08/11/26
Pas protestës, Rama heq dorë nga tavolina prej guri, sot “Fol me Kryeministrin” online!

Pas protestës, Rama heq dorë nga tavolina prej guri, sot “Fol me Kryeministrin” online!

11:19 - 08/11/26
Pas 5 vjetëve hetime, Prokuroria e Fierit çon në gjyq pronarin e një kompanie për evazion 1 MLN Euro

Pas 5 vjetëve hetime, Prokuroria e Fierit çon në gjyq pronarin e një kompanie për evazion 1 MLN Euro

10:56 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com