Policia ka krijuar një ‘gardh’ dhe po tenton që të largojë protestuesit drejt trotuarve.
Efektivët kanë bërë thirrje që protestuesit të largohen nga bulevardi “Dëshmorët e kombit”, pasi nuk lejohet protesta në sheshet kryesore, sipas aktit normativ të qeverisë.
Qytetarët kanë deklaruar se akti normativ i qeverisë për protestat është i paligjshëm dhe presin një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese. Protestuesit po ashtu kanë theksuar se nuk do të rreshtin së protestuari, deri në largimin e kryeministrit Rama.
Nderkohe, nje pjese e qytetareve janë duke marshuar nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa efektivët i ndjekin nga mbrapa.
Policia po largon protestuesit nga rruga, me argumentn se janë duke penguar qarkullimin e automjeteve. Kjo ndodh, në një kohë, që drejtuesit e automjeteve përshëndesin qytetarët, që protestojnë në rrugët e kryeqytetit.
Policia ka marrë urdhra, për të mos lejuar një protestë normale qytetare, edhe pse protestuesit kanë deklaruar se kanë marrë leje dhe janë të rregullt ligjërisht. Ata shprehen se është e paprecedentë, që mos lejohen të protestojnë, pasi kjo është e drejtë themelore qytetare.
gijotina.com/









Discussion about this post