GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Edhe shqiptarët nga Kosova i bashkohen protestës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Edhe shqiptarët nga Kosova i bashkohen protestës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqiptarë të shumtë nga Kosova i janë bashkuar protestës së sotme në Tiranë. Një qytetar ka deklaruar se kishte ardhur në Tiranë për të solidarizuar me protestuesit dhe për të shprehur pakënaqësinë ndaj klasës politike shqiptare.

Protestuesi kritikoi ashpër drejtuesit politikë, duke i akuzuar për korrupsion dhe keqqeverisje, ndërsa kërkoi që drejtësia të veprojë ndaj të gjithë zyrtarëve pa dallim politik.

“Kam ardhur sepse kur Shqipëria nuk është mirë, nuk jam mirë as unë. Jam këtu për të mbështetur vëllezërit dhe motrat e mia dhe për të kërkuar largimin e atyre që, sipas meje, e kanë dëmtuar vendin për vite me radhë”, u shpreh ai.

Një emigrant shqiptar i ardhur nga Brukseli është bërë pjesë e protestës kundër kryeministrit Rama në Tiranë. Duke folur për mediat, emigranti tha se ka lënë Shqipërinë që në fëmijëri dhe se rikthimi i tij në protestë lidhet me bindjen se vendi ka nevojë për një ndryshim të madh politik.

Ai tregoi edhe një rast personal, duke thënë se edhe fëmijët e brezit të ri jashtë vendit janë rritur duke parë të njëjtat figura politike në Shqipëri. Në fund, emigranti u bëri thirrje bizneseve dhe figurave publike, përfshirë artistët, që të angazhohen më shumë në çështjet shoqërore dhe politike.

“Kam ardhur nga Brukseli sepse ka ardhur koha që shqiptarët të reagojnë. Kjo klasë politike na ka mbajtur peng për 35 vite. Më vjen keq që edhe sot shoh ende të njëjtat figura politike në ekran. Unë kam pasur fatin të njoh njerëz me pushtet, kam një biznes ku kam pasur lidhje me politikanë në Belgjikë, por në çdo 4 vite kam parë njerëz të tjerë atje, qofshin ambasadorë, komisionerë, etj. Në Shqipëri këtu shohim gjithnjë të njëjtët njerëz dhe figura. Fëmija im 5 vjeç thotë ‘doli Berisha, doli Rama’. Edhe atij i është ngulitur në kokë se vetëm këta jetojnë në Shqipëri. U lutem të gjithëve që kanë dhe një biznes, për të shpëtuar këtë komb, për të mbështetur këtë lëvizje, që e shohim për herë të parë. Edhe artistët që mbushin sheshet, ku jeni? Pse paskeni nevojë vetëm për lekë të thërrisni njerëzit në koncerte? Dilni këtu, kjo është e ardhmja jonë,” përfundoi ai.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1protesta

Lajme të lidhura

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)
Aktualitet

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët
Aktualitet

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

17:16 - 21/10/26
E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë
Aktualitet

E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

16:53 - 21/10/26
Para
Protestuesit kalojnë pranë ‘Fan Zone’: Bashkohuni me ne

Protestuesit kalojnë pranë ‘Fan Zone’: Bashkohuni me ne

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)
Aktualitet

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26

Ftesa e kryeministrit Edi Rama për dialog me protestuesit ka "ndezur" rrjetet sociale me meme dhe ironi. Ditën e djeshme,...

Lexo më shumë
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

17:16 - 21/10/26
E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

16:53 - 21/10/26
“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

16:29 - 21/10/26
Artur Meçollari ironizon Ramën: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë! O zotëri, Ekzekutivi nuk kufizon dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve!

Artur Meçollari ironizon Ramën: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë! O zotëri, Ekzekutivi nuk kufizon dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve!

16:09 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com