GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Më kontaktoni në WhatsApp për propozime”, aktivistja shpall ngritjen e Kuvendit të protestës

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Më kontaktoni në WhatsApp për propozime”, aktivistja shpall ngritjen e Kuvendit të protestës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktivistja Flora Xhemani Baba ka bërë një thirrje publike për krijimin e një”Kuvendi Kombëtar Qytetar”, që sipas saj do të përfaqësojë zërin e qytetarëve dhe do të shërbejë si një institucion i ri shoqëror për ndryshimin e sistemit aktual.

Në një postim në Facebook, ajo shprehet se protesta po hyn në një fazë të re dhe se tashmë kërkohet një përfaqësim legjitim i qytetarëve, duke ftuar të gjithë ata që dëshirojnë të kandidojnë të kontaktojnë me të për t’u bërë pjesë e grupit organizues.

Sipas Babës, Kuvendi duhet të përbëhet nga qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora, të cilët janë shprehur publikisht kundër klasës aktuale politike.

Reagimi i plotë:

Të nderuar miq, në jetë dhe këtu në Facebook!

Protesta po hyn në një fazë të re, ku kërkohet një përfaqësim legjitim i zërit qytetar. Për këtë arsye, synohet të zgjidhet një Kuvend Kombëtar Qytetar, i përbërë nga bijtë dhe bijat më të mirë të popullit shqiptar, në Shqipëri dhe në diasporë, të cilët janë shprehur publikisht kundër kësaj kaste politike, oligarkike, kriminale, mediatike dhe patronazhiste që po e shet dhe po e shkatërron Shqipërinë tonë.

Kushdo që dëshiron të kandidojë për këtë Kuvend, lutet të më kontaktojë në Messenger ose në WhatsApp në numrin 068 4017 309 , në mënyrë që të bëhet pjesë e grupit të madh organizues që po krijohet.

Më poshtë mund të lexoni idenë dhe kriteret e propozuara:

Krijimi i KUVENDIT KOMBËTAR QYTETAR dhe i MBLEDHJES SË PËRGJITHSHME TË POPULLIT, si institucione të reja shoqërore për ndryshimin e sistemit të vjetër 80-vjeçar.

Për të zgjidhur problemin e vazhdimësisë dhe të përfaqësimit të vërtetë e të fuqishëm të Protestës Kombëtare të Qershorit 2026, propozohet krijimi i institucioneve të reja shoqërore si më poshtë:

  1. Kuvendi Kombëtar Qytetar;
  2. Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit Kombëtar Qytetar;
  3. Mbledhja e Përgjithshme e Popullit Shqiptar.

Vetëpropozohuni ose propozoni emra të personave me kontribute publike, që mendoni se duhet t’i bashkohen këtij Kuvendi Kombëtar.

Kjo është një ngjarje e jashtëzakonshme, që kërkon vendime të jashtëzakonshme!

Mos ngurroni të jeni në anën e duhur zë historisë dhe të keni për çfarë të ndjeheni krenarë nesër për veten tuaj ose para fëmijëve tuaj!

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1protesta

Lajme të lidhura

“Kërkohet gjak!”/ Rama u kujton shqiptarëve “21 Janarin”: U vranë me plumba 4 persona që nuk dëmtuan asnjë institucion
Aktualitet

“Kërkohet gjak!”/ Rama u kujton shqiptarëve “21 Janarin”: U vranë me plumba 4 persona që nuk dëmtuan asnjë institucion

08:20 - 18/10/26
Dhuna ndaj studentëve në protestë, Alketa Vejsiu-Ramës: Asnjë kolltuk nuk vlen sa jeta e një shqiptari!
Aktualitet

Dhuna ndaj studentëve në protestë, Alketa Vejsiu-Ramës: Asnjë kolltuk nuk vlen sa jeta e një shqiptari!

08:08 - 18/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Para
Raporti i KE: Refuzimi për arrestimin e Ballukut, ‘ngriti shqetësime mbi parimin e barazisë para ligjit’

Raporti i KE: Refuzimi për arrestimin e Ballukut, 'ngriti shqetësime mbi parimin e barazisë para ligjit'

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkohet gjak!”/ Rama u kujton shqiptarëve “21 Janarin”: U vranë me plumba 4 persona që nuk dëmtuan asnjë institucion
Aktualitet

“Kërkohet gjak!”/ Rama u kujton shqiptarëve “21 Janarin”: U vranë me plumba 4 persona që nuk dëmtuan asnjë institucion

08:20 - 18/10/26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas pesë ditësh protestash të shoqëruara me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të...

Lexo më shumë
Dhuna ndaj studentëve në protestë, Alketa Vejsiu-Ramës: Asnjë kolltuk nuk vlen sa jeta e një shqiptari!

Dhuna ndaj studentëve në protestë, Alketa Vejsiu-Ramës: Asnjë kolltuk nuk vlen sa jeta e një shqiptari!

08:08 - 18/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Presidenti Begaj takon dy grupe protestuesish, të rinjtë i kërkojnë të shpërndajë Parlamentin dhe qeveri tranzitore

Presidenti Begaj takon dy grupe protestuesish, të rinjtë i kërkojnë të shpërndajë Parlamentin dhe qeveri tranzitore

07:48 - 18/10/26
Parashikimi i motit për ditën e sotme, 18 tetor 2026

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 18 tetor 2026

07:36 - 18/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com