GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Dorëheqja e Ramës, e panegocueshme”, pesë kërkesat u cituan nga koordinatori Andi Tepelena

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Dorëheqja e Ramës, e panegocueshme”, pesë kërkesat u cituan nga koordinatori Andi Tepelena
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Po zhvillohet në Tiranë protesta e 29-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Qytetarët u mblodhën fillimisht sheshi ‘Skëndërbej’, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, teksa nuk mungon thirrja simbolizuese e këtyre tubimeve. “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

Thirrja ndaj Ramës për zbatimin e 5 kërkesa të protestuesve u përsërit edhe në këtë tubim. Kësaj radhe, kërkesat u cituan nga Andi Tepelena, i njohur si një prej organizatorëve të 29 protestave të zhvilluara deri më sot në kryeqytet.

“Kërkesa 1 e panegociueshme është dorëheqja e Ali Babës me 40 hajdutë. Ky njeri, me librin Albanian Files, tregon arrogancën e tij se si i trajton shqiptarët, si çifligun e tij ky antishqiptar. Ky njeri, i cili nuk është në aleancë me shqiptarët, por me oligarkët, krimin e organizuar dhe antishqiptarët, bën ligje antishqiptare. Kërkon t’ua shesë pronën shtetërore të huajve. Është një projektligj që po qarkullon këto ditë, me urgjencë, të paratë, do t’ua hapë të huajve, ndërsa shqiptarët vuajnë akoma ligjin 7501. Të bërë nga ai dhe Sali Berisha, që i kanë lënë shqiptarët pa pronë”,- tha Tepelena.

Të gjithë kërkesat e artikuluara nga Grupi Koordinues janë:

“1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe qeverisë.

  1. Krijimin e një qeverie teknike dhe tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
  2. Ndryshime kushtetuese ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë përpara ligjit dhe miratimin me referendum popullor, duke përfshirë:

* ndryshimin e Kodit Zgjedhor;

* ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;

* kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se 2 mandate të plota ose të pjesshme gjatë gjithë jetës së një individi.

Nuk heqim dorë nga kërkesat fillestare:

* Anulimin e ndryshimeve të bëra për zonat e mbrojtura.

* Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore.

* Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Pakti i Maleve”.

* Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike.

* Një kontratë e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, që do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar nga sheshi i protestës. Këto janë kërkesat tona, legjitime dhe të panegociueshme. Mbetemi të vendosur në rrugën e protestës paqësore deri në realizimin e tyre.”

Më herët, për herë të parë që nga fillimi i protestave, një prej anëtarëve të Grupit Koordinues, Përparim Gjeka, ka publikuar dhe ajo që mund të quhet, platforma politike e protestës, “vullneti popullor i shprehur në mënyrë direkte gjatë Protestave të Mëdha Kombëtare të Qershorit 2026, dha pëlqimin që të krijojë tre institucione të reja shoqërore për të garantuar ndryshimin e sistemit shoqëror politik dhe nisjen e një rendi të ri më përparimtar dhe popullzhvillues”.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1tubimi

Lajme të lidhura

Portugalia mposht Norvegjinë e Haaland, surprizë në Gjermani, fiton Greqia
Breaking Views

Portugalia mposht Norvegjinë e Haaland, surprizë në Gjermani, fiton Greqia

22:56 - 27/09/26
Me thirrjet “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” mbyllet dita e 120 e protestës
Breaking Views

Me thirrjet “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” mbyllet dita e 120 e protestës

22:46 - 27/09/26
“Krimi ka kokë”, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë
Breaking Views

“Krimi ka kokë”, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë

21:48 - 27/09/26
Para
I riu kundërshton programin e grupit koordinues të protestës, i heqin mikrofonin

I riu kundërshton programin e grupit koordinues të protestës, i heqin mikrofonin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Portugalia mposht Norvegjinë e Haaland, surprizë në Gjermani, fiton Greqia
Breaking Views

Portugalia mposht Norvegjinë e Haaland, surprizë në Gjermani, fiton Greqia

22:56 - 27/09/26

Portugalia ia del të marrë maksimumin e saj edhe pa Cristiano Ronaldon në fushën e lojës. Në Oslo, skuadra luzitane...

Lexo më shumë
Me thirrjet “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” mbyllet dita e 120 e protestës

Me thirrjet “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” mbyllet dita e 120 e protestës

22:46 - 27/09/26
“Krimi ka kokë”, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë

“Krimi ka kokë”, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë

21:48 - 27/09/26
Aktivisti Ditan Goxhaj: Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’

Aktivisti Ditan Goxhaj: Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’

20:53 - 27/09/26
“Më 3 tetor në Bruksel, ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Aktivisti: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën…

“Më 3 tetor në Bruksel, ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Aktivisti: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën…

20:43 - 27/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com