GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta, Berisha: Luani u zgjua, mjerë hienat ku do futen. Ejani në Tiranë për fitoren

20:06 - 19/02/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Protesta, Berisha: Luani u zgjua, mjerë hienat ku do futen. Ejani në Tiranë për fitoren
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Edi Rama është një rrezik i madh për demokracinë. Nuk e themi ne, e thonë raportet e OSBE-së. Ky vjedh votën, ku blen votën. A është pluralizëm kur kryetari i opozitës ndalohet, i ndalohet emri në fletën e votimit?

A është pluralizëm kur vula e partisë më të madhe opozitare mbahet peng me mercenarë të drejtësisë? A është pluralizëm kur lideri i opozitës arrestohet njëlloj si në Iran, Rusi, Korenë e Veriut apo në Ugandë? A është pluralizëm kur në parlament ndalohen komisionet hetimore, e drejta për të propozuar ligje, e drejta për të zgjedhur kryetarin grupi i opozitës? Jo, kjo nuk është pluralizëm, kjo është diktaturë.

Prandaj një thirrje kombëtare kësaj here, një thirrje që shkon për ndërgjegjen kombëtare të çdo njeriu që ka gjak shqiptari, më 20 shkurt të dalë në protestë për demokracinë, për pluralizmin, për lirinë”, u shpreh kreu demokrat, Sali Berisha, një ditë para protestës që opozita ka thirrur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Berisha tha se Edi Rama është rrezik i madh për kombin shqiptar, këtë e ka denoncuar opozita, por këtë e provoi shumë mirë regjistrimi i popullatës.

“Ky regjim, ky narkoshtet përgjysmoi si murtajë popullatën në Shqipëri, sa asnjë pushtim tjetër, sa asnjë mënxyrë tjetër, kjo vetëm për shkak të dhunimit të votës, vjedhjes së fondeve dhe pasurive publike.

Edi Rama është rrezik madhor për kombin shqiptar se ai është dëshmuar një armik i egër, primitiv, i pabesë ndaj gjysmës së kombit që jeton në Kosovë, në një shtet tjetër të pavarur.

Kurrë nuk duhet të pranojmë një kryeministër të tillë, ndaj dhe nesër është dita që shqiptarët të flasin në emër të kombit të tyre: o sot, o kurrë”, u shpreh Berisha.

Në vijim, ish-Kryeministri deklaroi se ndërsa lideri i opozitës vendoset në arrest vetëm pse është nën hetim, Rrajat thyenin shkopinj bejsbolli mbi kafka qytetarësh dhe gjykatat i shpallën plagosje të lehta.

“Kemi parë gardën që ndalon deputetët e opozitës të kryejnë detyrën e tyre. Prandaj me 20 shkurt ne do kërkojmë llogari për çdo ditë të zezë të kësaj dekade shkatërrimtare. Ne do fitojmë”, tha Berisha.

Referuar protestës kreu demokrat tha se shkojmë krenarë dhe ballëlartë më 20 shkurt sepse shkojmë si shpresa e vetme e Shqipërisë

“Nesër shkojmë krenarë dhe ballëlartë më 20 shkurt sepse nesër shkojmë si shpresa e vetme e Shqipërisë.

Nesër shkojmë të gjithë si luftëtarë lirie, si misionarë të shpresës.

Nesër në shesh nuk ka më demokratë, socialistë apo të paparti, por ka misionarë të shpëtimit të Shqipërisë.

Me të vërtetën dhe bashkimin në anën tonë, ne jemi të pandalshëm.

Më 20 shkurt, nuk ka forcë në botë që të na mohojë vulën e partisë.

Më 20 shkurt nuk ka forcë në botë që të na e caktojë kryetarin.

Më 20 shkurt nuk ka forcë në botë që të na vjedhë zgjedhjet.

Të na mohojë të drejtat kushtetuese.

Luani u zgjua, mjerë hienat ku do futen.

Prandaj me 20 shkurt, shkelni në Tiranë, ejani në Tiranë me fitoren në mendjen tuaj.

Me 20 shkurt ejani në Tiranë me triumfin në mendjen tuaj.

Më 20 shkurt ejani në Tiranë me bashkimin në mendjen tuaj.

Më 20 shkurt ejani në Tiranë besimplotë në ditët e para që po vijnë për Shqipërinë”, tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1protesta

Lajme të lidhura

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun
Aktualitet

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri)
Aktualitet

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore
Aktualitet

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center

10:06 - 14/03/26
Para
Skuadër apo skuadronet e vrasjes së votës

Protesta, Boçi: Do jetë masive, gati për mosbindje civile

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun
Aktualitet

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar qytetarët shqiptarë për Ditën e Verës nga Elbasani, kryeqendrën e kësaj feste....

Lexo më shumë
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center

10:06 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com