GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta/ Bislim Ahmetaj siguron protestuesit e ndaluar se…

15:33 - 14/02/23
në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta/ Bislim Ahmetaj siguron protestuesit e ndaluar se…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bislim Ahmetaj, Sekretari për të Drejtat e Njeriut në Partinë Demokratike, ka reaguar nga selia e partisë që ai përfaqëson në lidhje me ndalimin dhe procedimin penal ndaj protestuesve të opozitës. Në deklaratën e tij, Ahmetaj ka theksuar se PD garanton të ndaluarit dhe familjarët e tyre, se asnjë pasojë juridike nuk do të rëndojë mbi ta dhe se do të marrë të gjitha masat për mbrojtjen e tyre publike dhe jurdike.

Deklarata e plotë e Bislim Ahmetaj:

“Protesta e djeshme para parlamentit ishte paqësore, pasi Partia Demokratike ka deklaruar, qartë dhe në mënyrë të përsëritur, se qendresa e demokratëve do të përdorë mjete të mosbindjes civile, por jo dhunë, deri në triumfin e kauzave të drejta.

Megjithatë protesta nuk i shpëtoi hakmarrjes së verbër të policisë së shtetit, e cila shoqëroi dhe më pas procedoi penalisht dy protestues, zotin Jakup Stafa, prind kujdestar i një fëmije 12 vjeçar dhe zotin Dorison Petoku, aktivist i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Ligësia e drejtuesve të policisë së shtetit nuk njeh as ligj, as kod moral. Mbrëmë vonë një grup përfaqësuesish të Partisë Demokratike patën takim me drejtues të Komisariatit Nr.1, ku na u tha qartë: Sapo të mbarojnë procedurat, të shoqëruarit do të lihen të lirë.

Dua të theksoj se, për protestuesit e shoqëruar nuk ka asnjë provë. Përfaqësuesit ligjorë të Partisë Demokratike kanë kërkuar me këmbëngulje provat, të cilat në kundërshtim me ligjin nuk na janë vënë në dispozicion.

Në mungesë të provave dhe pavarësisht faktit se mbrëmë policia tha se do t’i lirojë pas plotësimit të procedurave, ndodhi e kundërta: dy të ndaluarit janë proceduar penalisht. I garantojmë të ndaluarit dhe familjarët e tyre, se asnjë pasojë juridike nuk do të rëndojë mbi ta dhe se Partia Demokratike do të marrë të gjitha masat për mbrojtjen e tyre publike dhe jurdike.

Partia Demokratike sapo të vijë në pushtet do të amnistojë çdo penalizim që do t’u bëhet pjesëmarrësve në protestat e opozitës. Edhe një herë u bëjmë thirrje drejtuesve të policisë së shtetit të zbatojnë ligjin për protestat dhe lirinë kushtetuese të qytetarëve për protestë.

Asnjë veprim antiligjor i Policisë dhe padronëve të tyre nuk do të mund të ndalojë revolucionin demokratik. Përpjekja për t’i trembur protestuesit nuk do të funksionojë. Ne do të mblidhemi edhe më të shumtë në numër, edhe më të vendosur të enjten para Kuvendit.

Për ti dalë zot pluralizmit dhe Shqipërisë!”

 

Etiketa: Bislim AhmetajPartia DemokratikePolitike

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Kapen tre shqiptarë me drogë në Itali

Kapen tre shqiptarë me drogë në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com