Ka nisur marshimi i protestuesve nga Selia e PD-së drejt Kryeministrisë.
Në krye të marshimit janë deputetët demokratë, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj etj, ndërsa ndiqen nga mbështetësit e PD.
Ndërkohë, përpara Ministrisë së Arsimit është thirrur një tjetër protestë nga studentët.
Deputetë dhe simpatizantë të opozitës po marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në mbështetje të të rinjve që prej 19 ditësh protestojnë kundër qeverisë. Pas tubimit para Kryeministrisë, demokratët do të vijojnë drejt Ministrisë së Arsimit, ku do tu bashkohen studentëve










Discussion about this post