GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta e 11 Korrikut, Berisha: O sot o kurrë, t’i dalim zot këtij vendi!

21:50 - 02/07/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Në “arrest shtëpie”, Kuvendi ‘fshin’ Berishën nga lista e pagesave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat Sali Berisha u shpreh pasditen e së martës, gjatë fjalimit që i drejton mbështetësve të tij nga ballkoni i apartamentit ku ndodhet në “arrest shtëpie” prej 30 dhjetorit 2023, se në historinë e lirisë, 2 korriku do mbetet gjithmonë një ditë frymëzimi, një ditë e ndritur për çdo shqiptar.

“Me 2 korrik të vitit 1990, në një kohë kur diktaturat komuniste kishin rënë njëra pas tjetrës në vendet e Europës ish-komuniste, në Shqipëri vazhdonte diktatura, e cila gjatë ditës fliste për demokraci, por në kufijtë e vendit ekzekutonte të rinjtë çdo javë dhe jo vetëm i ekzekutonte, por zvarriste trupat pa jetë të tyre në rrugët e qyteteve të vendit për të mbjellur terror te popullata.

Në këto kushte, kur Shqipëria dukej tërësisht e harruar, kur në arenën ndërkombëtare flitej që të mbetet Shqipëria si Kuba e Adriatikut, kur në të vërtetë në tërësi nuk parashikonte njeri ndryshimin, të rinjtë, kryesisht punëtorët e Tiranës, por edhe të përndjekurit politikë dhe intelektualë mendonin ndryshe.

Me guxim epik, ata përsëritën por në kushte të një rreziku shumë e shumë herë më të madh, atë skenar që gjermano-lindorët përsëritën në ambasadat gjermane në Çekosllovaki dhe Hungari.

Pra, ata përmbysën Perden e Hekurt në Tiranë, përmbysën Murin e Berlinit dhe hynë si heronj të vërtetë çlirimtarë në ambasadat e vendeve perëndimore.
Ky ishte një akt heroizmi të jashtëzakonshëm. Secili prej tyre mund të binte tek kalonte murin e ambasadës nga breshëritë e policisë sekrete shqiptare apo forcave të tjera të sigurisë.

Por kjo nuk i pengoi ata. Me mijëra prej tyre mbushën oborret dhe ndërtesat e përfaqësive diplomatike dhe mbi të gjitha ndërtesën e ambasadës gjermane, ambasadori i të cilit u dëshmua një mik i madh i lirisë së shqiptarëve, Verner Daum.

Ky diplomat nuk mendonte se Shqipëria duhej të mbetej Kuba e Adriatikut. Ai mendonte se shqiptarët duhet të ndihmoheshin që të përmbysnin diktaturën e tyre komuniste”, tha Berisha.

Në vijim, referuar protestës së 11 korrikut, Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve nga gjithë vendi të bashkohen në Tiranë.

“Me 11 korrik, të gjithë në Tiranë! Të ngrihemi në një betejë kundër këtij regjimi që po boshatis Shqipërinë

Ajo ditë e kryengritjes paqësore të të rinjve të Tiranës, le të jetë një ditë frymëzimi për të rinjtë e sotëm dhe të gjithë shqiptarët, të ngrihemi në një betejë kundër këtij regjimi, i cili në mënyrën më të pamëshirë, më antishqiptare po boshatis Shqipërinë.

Nga viti 2014 deri në vitin 2022, në 8 vite, sipas Eurostat, statistikave britanike dhe të SHBA, nga Shqipëria janë larguar 37.8 përqind e shqiptarëve.

Në qoftë se i shtojmë kësaj shifre shqiptarët e larguar për në Lindjen e Mesme, Norvegji, Zvicër, Kanada, Australi dhe vende të tjera, ju garantoj se kjo shkon në 40 përqind.

Kjo është boshatisje e tmerrshme e kombit. Ky është shkatërrim me shpejtësi të rrufeshme.

Ndaj o sot o kurrë, t’i dalim zot këtij vendi.

Me 11 korrik, të gjithë në Tiranë, ku jemi e nuk jemi, në betejë me narkoshtetin”, tha Berisha.

Etiketa: Sali Berisha

Lajme të lidhura

Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut
Aktualitet

Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:45 - 19/01/26
Diell dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti sot
Aktualitet

Si do të jetë parashikimi i motit për ditën e sotme

08:40 - 19/01/26
Erdogan: Do të diskutoj me Trump furnizimin e avionëve luftarakë F-35 dhe F-16
Aktualitet

Horoskopi ditor, e Hënë 19 Janar 2026

08:30 - 19/01/26
Para
Dhëndri nga Librazhdi merr nusen me helikopter

Dhëndri nga Librazhdi merr nusen me helikopter

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut
Aktualitet

Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:45 - 19/01/26

Sot, 19 janar 2026, dollari amerikan blihet me 82.6 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro blihet me 96.2 lekë...

Lexo më shumë
Diell dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti sot

Si do të jetë parashikimi i motit për ditën e sotme

08:40 - 19/01/26
Erdogan: Do të diskutoj me Trump furnizimin e avionëve luftarakë F-35 dhe F-16

Horoskopi ditor, e Hënë 19 Janar 2026

08:30 - 19/01/26
Milan mban ritmin e Interit, Fullkrug vjen nga stoli dhe i jep fitoren ndaj Lecces

Milan mban ritmin e Interit, Fullkrug vjen nga stoli dhe i jep fitoren ndaj Lecces

22:49 - 18/01/26
Skandal në finalen e Kupës së Afrikës, trajneri i Senegalit urdhëron lojtarët të dalin nga fusha…protestë për një penallti

Skandal në finalen e Kupës së Afrikës, trajneri i Senegalit urdhëron lojtarët të dalin nga fusha…protestë për një penallti

22:37 - 18/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com