GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Protesta e 11 Korrikut/ Noka: Përballë Ramës ka vetëm një rrugë, mosbindje civile dhe kryengritje

14:01 - 04/07/24
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Protesta e 11 Korrikut/ Noka: Përballë Ramës ka vetëm një rrugë, mosbindje civile dhe kryengritje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është shoqëruar me debate dhe tone të ashpra seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku si çdo të enjte nuk kanë munguar akuzat dhe kundërakuzat.

Duke mbajtur fjalën në Kuvend, demokrati Flamur Noka ju bëri thirrje shqiptarëve që në 11 Korrik t’i bashkohen thirrjes së opozitës për të protestuar para kryeministrisë.

Sipas tij 11 korriku do të jetë dita ku shqiptarët do të vërshojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’i thënë së keqes: Ndal!

“Kjo është e faktuar si një mazhorancë që shndërroi Shqipërinë në të vetmin vend në Europë me drejtësi politike”, tha Noka.

Pjesë nga fjala në Kuvend:

Na sollët një letër paçavure, ku këshilltarin e emëruar të kryeministrit e konsideroni çështje  private, megjithëse është një këshilltar që është paguar 7 mijë euro në muaj me taksat e qytetarëve shqiptarë.

Do doja të ishte këtu dhe të dëgjonte ajo zonja private, që këshilltarin mafioz të kryeministrit, që këshilltarin trafikant të kryeministrit e konsideron një çështje krejt normale.

Do doja të ishte këtu edhe kjo zonja tjetër që përfaqëson arkitektin e bursës së vdekjes që ka katandisur spitalet shqiptare, që i kanë katandisur si spitale pas një lufte.

Do të doja të ishte këtu dhe të dëgjonte, se akseleratori i spitalit onkologjik, megjithëse nuk merr vesh shumë nga ajo çështje, sot e kësaj dite megjithëse ka shpërthyer skandali, është duke rrezatuar vdekje në onkologjik, dhe asgjë nuk është bërë për ta çmontuar dhe eliminuar radiaktorivitetin që përhap çdo ditë tek pacientët dhe stafi.

Do të doja të ishte këtu dhe të jepte llogari edhe për spitalet e mbyllura. Shkoni në Has dhe shikoni si e ka mbyllur spitalin. Por këta janë mësuar vetëm me propogandë dhe gënje e gënje se diçka do të ngelet në mendjen e njerëzve.

Nuk besoj se ka qeveri në botë më pak legjitime se kjo qeveria e rilindjes.

Nuk besoj se ka qeveri në botë më të korruptuar se kjo, sepse kjo është e korruptuar gjer në palcë, me bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit të zhytur në afera, disa prej të cilëve janë në burg, e faktuar se qeveria nuk vjen vetëm taksat e shqiptarëve, u kapën duke vjedhur edhe fondet e BE-së dhe ti lejë fermerët shqiptarë me gisht në gojë, sot e kësaj dite.

E faktuar si qeveria që ndau 450 mln euro taksa të shqiptarëve për inceneratorët inekzistentë.

E faktuar si qeveria më e inkriminuar në histori e zhytur kokë e këmbë në krim, me krerët e bandave, shtabe elektorale të Edi Ramës dhe të rilindjes.

E faktuar si shumica që prodhoi organizatën kriminale ‘5D’ të vjedhjes 100%. E paimagjinuar ndonjëherë nga një shoqëri kjo, e padëgjuar dhe e panjohur në botë.

Ju jeni faktuar si qeveri që solli varfëri dhe mjerim, si qeveria që detyroi 1 mln shqiptarë të braktisin vendin, gjë që nuk e kishte bërë dot asnjë pushtues.

E faktuar si qeveria që i dha namin Shqipërisë, si Kolumbia e Europës.

E faktuar si qeveria që nuk lejon zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe që votën e konsideron si mall tregu e jo si vullnet i shenjtë i shpirtrave të lirë.

E faktuar si qeveria që ndjek dhe përndjek politikisht opozitën që ka bërë gjithçka për ta përçarë atë.

E faktuar si qeveria dhe si kryeministri që korruptoi shefin  e FBI-së për të likuiduar përfundimisht kundërshtarin politike.

Ndaj përballë një qeverie të tillë, ka vetëm një rrugë mosbindje civile dhe kryengritje. Ndaj 11 korriku është hapi i parë. 11 korriku është dita kur shqiptarët do të vërshojnë në bulevardin ‘Dëshmorët  e Kombit’ përballë simbolit të së keqes për të protestuar dhe për t’i thënë ndal.

Ndaj të dashur qytetarë, kjo është e faktuar si një mazhorancë që premtoi drejtësi dhe ju dha padrejtësi.

E kapi dhe e shndërroi Shqipërinë si të vetmin vend të Europës me drejtësi politike.

Me Skap Dumanin e partisë, me Irenën me 5 mbiemra të dënuar në Greqi, por për hirë të partishmërisë që ajo demonstron, e trajtuat dhe e bërë shëmbëlltyrën e drejtësisë dhe që të dy më skap dumanin po mbrojnë lali Erin me vetëmohim, duke copëzuar dosje dhe duke fshehur male dhe prova e fakte. E gjithë Shqipëria i njeh këto prova e fakte.

Është tronditur i madh i vogël, por Duman drejtësia dhe Irena e ekstraduar nga Greqia, nuk shohin dhe jo më të guxojnë, ti përmendin emrin lali vjedhësit, pa le më ta akuzojnë siç thotë ligji, si kreun e një organizate kriminale 5D.

Jo. Akuzë nuk bëhet fjalë, dosjet flenë, prandaj shqiptarët do të ngrihen në protestë me 11 korrik në ora 20:00.

Etiketa: kryengritjeNokaRama

Lajme të lidhura

Protesta e opozitës, reagon Rama: E vetmja parti që ushtron dhunë dhe i shkon mbrapa një të lajthituri
Aktualitet

Protesta e opozitës, reagon Rama: E vetmja parti që ushtron dhunë dhe i shkon mbrapa një të lajthituri

10:19 - 11/02/26
Protesta e PD-së jehonë në mediat e huaja: Korrupsioni në qeverinë Rama, rrezik për integrimin në BE
Aktualitet

Protesta e PD-së jehonë në mediat e huaja: Korrupsioni në qeverinë Rama, rrezik për integrimin në BE

08:03 - 11/02/26
Berisha viziton deputetin Nallbati në Spitalin e Traumës: Goditje me urdhër politik
Breaking Views

Berisha viziton deputetin Nallbati në Spitalin e Traumës: Goditje me urdhër politik

22:42 - 10/02/26
Para
Tërhiqet nga zgjedhjet federale deputeti i parë afrikan në Gjermani, shkak sharjet raciste

Tërhiqet nga zgjedhjet federale deputeti i parë afrikan në Gjermani, shkak sharjet raciste

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja ‘Buka’/ GJKKO pranon që Arben Ahmetaj të dëshmojë përmes video-konferencave
Aktualitet

Dosja ‘Buka’/ GJKKO pranon që Arben Ahmetaj të dëshmojë përmes video-konferencave

10:55 - 11/02/26

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e avokatëve të Arben Ahmetajt për të dëshmuar në seancë me audio ose videokonferencë....

Lexo më shumë
Bushi i Krujës u ndan 1.5 miliard lekë Pëllumb Salillarit dhe bandës së guroreve, me prokurime fiktive

Bushi i Krujës u ndan 1.5 miliard lekë Pëllumb Salillarit dhe bandës së guroreve, me prokurime fiktive

10:35 - 11/02/26
Protesta e opozitës, reagon Rama: E vetmja parti që ushtron dhunë dhe i shkon mbrapa një të lajthituri

Protesta e opozitës, reagon Rama: E vetmja parti që ushtron dhunë dhe i shkon mbrapa një të lajthituri

10:19 - 11/02/26
Reshjet e shiut përmbysin Lezhën, probleme me energjinë elektrike në disa zona

Reshjet e shiut përmbysin Lezhën, probleme me energjinë elektrike në disa zona

09:35 - 11/02/26
Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë

Protesta e opozitës/ Policia arreston 21 persona, procedohen edhe disa deputetë të PD-së (Emrat)

09:27 - 11/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com