GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta e 19-të para Bashkisë/ Bie agresiviteti, por rezistenca vijon. Çfarë ndodhi (Video-Foto)

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Protesta e 19-të para Bashkisë/ Bie agresiviteti, por rezistenca vijon. Çfarë ndodhi (Video-Foto)

Pamje nga protesta e sotme para Bashkisë Tiranë (1 Gusht 2024)

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Protesta e 19-të para Bashkisë së Tiranës u zhvillua këtë të enjte, me protestuesit që kërkuan dorëheqjen dhe arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliajt.

Protesta e sotme zgjati më pak se një orë. Skenari ishte i ngjashëm me tubimet paraardhëse – me protestuesit që dhanë mesazhet e tyre me pankrata, thirrje dhe fjalime nga podiumi i krijuar rishtas.

Pamje nga protesta e sotme (1 Gusht 2024)

Protestat para bashkisë të organizuara nga opozita nisën pas arrestimit të drejtorëve të Erion Veliajt për procedimin penal të njohur si “5D”. Kryebashkiaku cilësohet “koka e bandës së drejtorëve hajdutë” dhe “pronari faktik i inceneratorit të Tiranës”. Protestat e para ishin më të ashpra krahasuar me ato të zhvilluara së fundmi – e që u karakterizuan nga përplasjet me policinë, hedhjen e molotovëve, apo djegien e gomave.

Akte që janë parë më pak së fundmi në sheshin para bashkisë, ku tubuesit janë kufizuar me gjuajte me vezë drejt fasadës së godinës.

Pamje nga protesta e sotme (1 Gusht 2024)

Pavarësisht inidcieve se ka përgjegjësi penale si në rastin e inceneratorit të Tiranës ashtu dhe procedimin penal “5D”, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nuk është marrë asnjëherë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, që po heton çështjet. Kjo ka sjellë akuza gjatë tubimeve kundërt Strukturës së Posaçme se po amniston kryebashkiakun.

Akuza që u përsëritën edhe në tubimin e kësaj të enjteje.

Pamje nga protesta e sotme (1 Gusht 2024)

“100 për qind të fondeve shkojnë në xhepat e disa njerëzve për një vepër imagjinare, ne duhet të ndërtojmë një pllakë përkujtimore ku të vendosim emrin e Erion Veliajt dhe Spakistëve të tij tek mali i plehrave të padjegura të Tiranës. Aty e meritojnë ta kenë emrin. Dhe inceneratorin inekzistent të Tiranës do ta shpallim monument të kulturës se korrupsionit në këtë vend. Ai model që nuk duhet të ndiqet kurrë nga askush”, tha këshilltarja demokrate Ilda Zhulali.

Ajo paralajmëroi një tjetër dramë sociale si pasojë e një projekti të trumbetuar nga kryebashkiaku Veliaj dhe kryeministri Edi Rama për rehabilitimin e lumit të Lanës.

“Sot Tirana pati edhe një lajm të ri që na e solli në vëmendje Erion Veliaj dhe Edi Rama, Si do të transformohet lumi i Lanës. Projekti thoshte se do të këtë disa banesa për qytetarët e Tiranës. Në fakt ajo që do të thotë është se 300 familje dhe më shumë do të hiqen nga shtëpitë e tyre në mënyrë të dhunshme, brutale, me gaz lotsjellës. Nuk do t’u jepen letrat e shtëpive të tyre. Sa herë që këtë thonë zhvillim dhe transformim kanë parasysh vjedhjen dhe shkatërrimin. Ne nuk do ta lejojmë këtë. Ne do ta vazhdojmë të qëndrojmë këtu, ne jemi monumenti i luftës kundër korrupsionit në këtë qytet. Dhe Erion Veliaj nuk do gjejë qetësi deri sa të përfundoje përpara drejtësisë”, tha.

Pamje nga protesta e sotme (1 Gusht 2024)

Këshilltari i PL-së Tedi Blushi theksoi se ”sot mund të thuhet se Erion Veliaj, Edi Rama bashkë me SPAK janë si mishi me thoin, ata janë partenerë në krim dhe në vjedhje.

“Çfarë e pengon sot SPAK-un për të ndaluar dhe për të marrë të pandehur Erion Veliajn? Është vetëm një arsye, ata janë partnerë në krim dhe në vjedhje, sepse ata nuk po godasin korrupsionin dhe nuk po i japin fund pandëshkueshmërisë në nivelet më të larta, por thjesht bëjnë një show, duke arrestuar disa drejtorë…”, shtoi.

“Dumani bën presion me pseudo prokurorët për çdo njeri që denoncon inceneratorin. Është buka e Dumanit dhe krimit të organizuar të Veliajt dhe fatkeqësia e qytetarëve të Tiranës. Po u ikin paratë qytetarëve, kanë më pak para në xhep se i kanë marrë Rama, Veliaj e Xhaçka”, tha Klevis Balliu nga Partia Demokratike.

Pamje nga protesta e sotme (1 Gusht 2024)

Adriana Kalaja anga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit theksoi se ‘nëse Altin Dushmani ka ndonjë mundësi për të treguar se ne e kemi gabim, të veprojë, të arrestojë të parin Erion Veliajn, që i ka shkuar shkresa që në qershor”.

“Por Irena me tre mbiemra e ka amnistuar Erion Veliajn dhe të gjithë grupin kriminal të inceneratorëve. Ne kemi provuar se koha na ka dhënë të drejtë për të gjitha akuzat tona. Do të jemi këtu sërish, do jemi këtu çdo javë, nuk do na ndërpresë askush për të kërkuar arrestimin e Erion Veliajt dhe lirimin e liderit tonë, Sali Berisha”, shtoi ajo, duke lajmëruar vijimin e protestave.

Etiketa: Bashkia Tiranedosja 5dErion VeliajInceneratori i TiranesKryesore1protesta te bashkiaproteste

Lajme të lidhura

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet
Aktualitet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
Para
Kreu i grupit arrestohet në Tiranë/ SPAK: Goditëm trafikantët shqiptaro-gjerman, katër në arrest me burg

Trafiku i armëve - SPAK 6 urdhër-arreste të reja

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26

Qytetarë nga Kosova pritet të mblidhen sot në Prishtinë, në marshin “Jo në emrin tim”, të organizuar nga platforma qytetare...

Lexo më shumë
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com