GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Protesta e 20 shkurtit, Xhixho: Të bëjmë Shqipërinë vendin e…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta e 20 shkurtit, Xhixho: Të bëjmë Shqipërinë vendin e…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, me anë të një postimi, shprehet se të gjithë shqiptarët duhet të ngrihen në protestën që organizon opozita më 20 shkurt.

Xhixho theksoi se duhet që të ngrihemi kundër regjimit. Ajo shton se vendi është në një gjendje të rënduar, çmimet janë rritur në mënyrë galopante dhe shqiptarët kanë ikur në mënyrë masive. Deputetja e PL bën thirrje që më 20 shkurt, të gjithë të jenë përpara Kryeministrisë në orën 17:30 minuta, për të bërë Shqipërinë që duam.

Postimi i dpeutetes së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho:

Çdo njëri nga ne ka një arsye për të protestuar kundër regjimit më 20 shkurt! Protesta është mbi të gjitha respekt e dinjitet për veten. Pasi secili prej nesh në familjen e vet, në lagjen dhe në punën e vet ndjen keqqeverisjen , taksat e larta, rrënimin ekonomik, koston e lartë të jetesës, arsye që po i shtyjnë shumë shqiptarë të mendojnë largimin nga vendi si zgjidhje. Ndaj me 20 shkurt ne protestojmë dhe kërkojmë me forcë llogari për:

📌Rreth 60% e shqiptarëve që janë në situatë ekonomike tepër të vështirë dhe pranë rënies në varfëri.

📌Për çmimet që vetëm rriten në stratosferë dhe konsumin që ulet. Ndërsa çmimet e importit bien, në tregun e brendshëm ato vetëm rriten.

📌Për dështimin në cilësi të sistemit arsimor shqiptar, për mosmbajtjen e premtimit e 2013 për 5% PPB ndërkohë që sot është 2.2% PPB.

📌Për rrezikun real që i kanoset Shqipërisë në mungesën e mësuesve në fizikë, matematikë e shkencë etj.

📌Që në 4 vjet janë rreth 56 mijë nxënës më pak.

📌Jemi të 8-ët në botë për largimin e trurit, në vend të 69-të mes 80 vendeve sipas testit të PISA-s për rritjen e nivelit të analfabetizmit funksional, si edhe për rënien dramatike të nivelit të përvetësimit të dijeve.

📌Për shëndetësinë falas, premtimi që u shndërrua në mashtrim

Shqiptarët paguajnë 60% nga xhepi për shëndetin, më shumë se të gjithë në Europë.

📌Për bujqësinë që po falimenton dhe blegtorinë që po zhduket

📌Çifteve të reja u duhen 50-70 vite kursime për të blerë një apartament në periferi të Tiranës.

📌36 mijë të rinj largohen çdo vit, 23 mijë pensionistë shtohen në skemën e pensioneve.

📌Për bizneset që po mbyllen dhe taksat që shtohen.

📌3000 vende pune janë mbyllur vetëm që nga 4 janari 2024.

📌Për taksën e shpopullimit 23% për profesionistët e lirë.

Për Shqipërinë e pajetueshme për shumicën dhe parajsën e aferave për pakicën.

Për varfërinë e shqiptarëve që thellohet çdo ditë dhe skemat mafioze që ushqehen me paratë tona.

👉Më 20 shkurt ora 17.30 para Kryeministrisë të gjithë bashkë!

Për veten tonë, për familjet tona, për Shqipërinë që të jetë vendi i mundësive për të gjithë e jo vetëm për disa.

Etiketa: Deputetja e Partisë së LirisëErisa Xhixho

Lajme të lidhura

Rrogat e magjistratëve/ GJKKO e Apelit padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin
Aktualitet

Rrogat e magjistratëve/ GJKKO e Apelit padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin

15:56 - 11/09/26
Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet
Aktualitet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26
“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes
Aktualitet

“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes

13:27 - 11/09/26
Para
Romeo rrëfen të qenurit binjak, Arta e ngacmon: Keni ndërruar edhe…

Romeo rrëfen të qenurit binjak, Arta e ngacmon: Keni ndërruar edhe...

Discussion about this post

TË FUNDIT

E rëndë/ Sulmohet dhe kërcënohet kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani
Sport

E rëndë/ Sulmohet dhe kërcënohet kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani

16:35 - 11/09/26

Përfaqësuesit ligjorë të Amir Rrahmanit kanë bërë të ditur se kapiteni i Kosovës është sulmuar dhe kërcënuar nga persona të...

Lexo më shumë
Tiranë/ Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohen dy vajza vietnameze, një braziliane dhe një shqiptar

Tiranë/ Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohen dy vajza vietnameze, një braziliane dhe një shqiptar

16:22 - 11/09/26
Rrogat e magjistratëve/ GJKKO e Apelit padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin

Rrogat e magjistratëve/ GJKKO e Apelit padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin

15:56 - 11/09/26
Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

15:28 - 11/09/26
Parashikohen vranësira deri pasdite dhe reshje shiu

Rikthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat, si parashikohen temperaturat për fundjavën dhe ditët në vijim

15:05 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com