GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Protesta e 7 tetorit, Berisha paralajmëron: Nuk dorëzohemi, fillojmë të hënën dhe…

20:59 - 04/10/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta e 7 tetorit, Berisha paralajmëron: Nuk dorëzohemi, fillojmë të hënën dhe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i PD-së, Sali Berisha edhe njëherë ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 7 tetorit në orën 18:00.

Nga banesa e tij, ish – kryeministri u shpreh se kjo është beteja qytetare më e rëndësishme e 32 viteve, ndërsa paralajmëroi kryeministri Edi Rama se nuk do të dorëzohen. ‘Do fillojmë të hënën -tha ai -dhe nuk do ndalemi’.

“Edi Rama kjo beterjë është për jetën ose vdekjen e votës së lirë. Ne kurrë nuk dorëzohemi. Edi Rama dihe mirë, se fillon të hënën dhe nuk ndalet kurrë deri në rikthimin e votës së lirë. Ky është mision i shenjtë, mision demokratik, kushtetues dhe kombëtar”, tha ndër të tjera Sali Berisha.

Sali Berisha: 

Miqtë e mi, pasnesër në Tunizinë e Sajedit, në Tunizinë e Edi Ramës, votohet. Por si votohet do thoni ju? Të dashur miq, në Tunizi votohet njëlloj si në Shqipëri. Diktatori Sajed për të marrë mandatin ka burgosur liderin e opozitës së partisë kryesore.

Diktatori Sajed, për të marrë mandatin, njëlloj si Sajedi i Tiranës, ka përndjekur politikisht liderin e  partisë së dytë opozitare. Diktatori Sajedi i Tunizisë, njëlloj si Sajedi i Tiranës, burgosi dy ditë më parë edhe liderin e partisë së fundit të vogël opozitare.

Ja pra, se si Sajedi i Tunizisë, njëlloj si Sajedi i Tiranës kërkon të marrë mandatin, duke burgosur, arrestuar kundërshtarët e tij politikë. Miqtë e mi, kjo është një betejë pra për ekzistencën e lirisë, e dinjitetit, e opozitës, e rotacionit të pushtetit, e fitores.

7 tetori, ora 18 ditën e hënë po afron. Dhe kjo është beteja qytetare më e rëndësishme e 32 viteve. Kjo është beteja e guximtarëve për dinjitetin e tyre, për lirinë e tyre, për votën e lirë.

Të dashur miq, pa votë të lirë nuk ka njeri të lirë. Pa votën e lirë dinjiteti njerëzor nuk ekziston. Pa votën e lirë, fatin tënd e ka në duar të zeza të tjerë.

Pa votën e lirë, kombi nuk ka sovranitet të brëndshënm, por është thjesht një shumësi e shtypur e narkodiktatorit, Edi Rama.

Pa votën e lirë nuk ka të ardhme në vendin ku ke lindur, nuk ka të ardhme për të rintjë, për fëmijët tanë.

Pa votën e lirë liria kombëtare është një shkretëtirë pa bimë, është një shkretëtirë e vdekur, e zbrazur.

Theksova këto fjalë vetëm e vetëm për të bërë të qartë se çfarë rëndësie jetike, çfarë rëndësie vendimtare ka beteja jonë për votën e lirë.

Ndaj edhe, në këtë mision më i rëndësishmi në të eksiztencën e saj, PD nuk do të zhgënjejë kurrë shqiptarët. PD nis këtë mision e vendosur për çdo sakrificë.

PD nis misionin e rikthimit të votës së lirë tek shqiptarët. E betuar për çdo sakrificë, e gatshme për çdo sakrificë.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
Para
“Të mos ketë fjalime”/ Protesta e 7 tetorit, Noka e Bardhi u japin porositë kryetarëve të degëve

“Të mos ketë fjalime”/ Protesta e 7 tetorit, Noka e Bardhi u japin porositë kryetarëve të degëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com