Ish-kryeministri Sali Berisha do të shkojë ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës për t’u marrë në pyetje lidhur me protestën e thirrur prej tij më 8 janar përpara selisë së PD.
Së bashku me deputetin Flamur Noka, Berisha do të pyetet për ngjarjet e ndodhura më 8 janar, ku mbështetësit e tij dhunuan selinë blu duke shqyer dyer, dritare dhe hedhur sende të forta drejt godinës duke rrezikuar jetën e personave që ishin brenda.
Ndërsa, nesër në Prokurorinë e Tiranës do të paraqitet Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.
Discussion about this post