GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Protesta e 8 shkurtit, Berisha mbledh drejtuesit politikë të PD, shpalos qëllimin e tubimit të thirrur

20:36 - 30/01/25
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Protesta e 8 shkurtit, Berisha mbledh drejtuesit politikë të PD, shpalos qëllimin e tubimit të thirrur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me drejtuesit politikë, koordinatorët dhe kryetarët e degëve të PD-së, ku në qendër të diskutimeve ishte protesta e planifikuar për në 8 shkurt.

“Protesta jonë synon mbrojtjen e votës së lirë,” theksoi Berisha, duke e cilësuar atë si një akt të domosdoshëm të mosbindjes civile ndaj qeverisë.

Gjatë fjalës së tij, ai iu referua deklaratave të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin e cilësoi si “një dëshmi tronditëse që fakton se Rama drejton një organizatë kriminale.”

Berisha akuzoi kreun e qeverisë për përfshirje në afera korruptive, duke përmendur çështjen e inceneratorëve, koncesionet në shëndetësi dhe projektin e Portit të Durrësit.

“Në çdo aferë të madhe është dora e tij. Shqiptarët do të marrin në dorë fatin e tyre më 8 shkurt,” përfundoi Berisha, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestë.

E thirrëm këtë takim me ju më së pari për protestën e datës 8.
Protesta e datës 8 si çdo mosbindje e jona civile ka synim votën e lirë të qytetarëve shqiptarë.
Ju, 3 ditë më parë, dëgjuat një autopsi të vërtetë të këtij regjimi dhe personalisht të Edi Ramës nga zëvendësi i tij për 10 vite me radhë.
Në komb të qytetëruar, para një gjendje të tillë, kryeministri jep dorëheqjen sepse zëvendësi i tij faktoi që ai kryeson një organizatë kriminale, më të rrezikshmen që ka pasur Shiqpëria ndonjëherë, ose ndonjë vend tjetër.
Edi Rama, dhe për ne kjo është deklaruar në mënyrë të përsëritur, por kur pohohet nga ish-zëvendësi i tij, nuk ka shqiptar që të mos besojë dëshminë tronditëse, dëshminë më të rëndë të bërë ndonjëherë ndaj një kryeministri apo ndaj një qeverie, siç ishte dëshmia e Arben Ahmetajt në televizion dhe publik.
Edi Rama funksionon tërësisht dhe komplet si kreu i një organizate kriminale, i cili ka vjedhur dhe shpërdoruar me organizatën e tij miliarda euro shqiptarëve.
Në të gjitha aferat e mëdha të vendit është dora e zezë e tij.
Ishte shumë e veçantë, deklarata e Arben Ahmetajt, që është një hajdut pas tij numri 2 apo 3, firmosjen e inceneratorit të Tiranës, ia ka imponuar Edi Rama.
Me këtë kuptohet se pse Skrapi i partisë ngriti duart lart, megjithëse gjeti Erion Veliajn dhe të shoqen të zhytur në krim nga koka tek këmbët.
Arben Ahmetaj në dëshminë e tij, se ajo është dëshmi, nuk janë deklarata, janë dëshmi, pohoi se AKSHI është kopshti privat i Edi Ramës.
Ne e kemi denoncuar me dhjetëra herë famozin Armand Frangu, por kur e denoncon zëvendëskryeministri, nuk ka njeri që të ketë më dyshimin më të vogël.
Ai deklaroi se urdhër arrestet u grisën sepse në atë aferë ishte e implikuar direkt Linda Rama. Ai Gerond Meçe flet për Lindën në përgjimin ambiental që është bërë. Ato u grisën dhe vazhdon drejtoresha e AKSHI-t e pacenuar, sikundër baxhanaku i Ramës dhe kunati i Lindës, vazhdojnë të fitojnë tendera.
Dhe të fitojnë me një shpenzim 70 mijë euro 4 a 5 milionë a sa kishin fituar. Natyrisht këto janë shuma që ndahen në familje. Ai është thjesht një vegël e familjes.
Edi Rama është po kaq i implikuar dhe më shumë në aferat e sterilizimit dhe të gjitha partneritetet publik privat në shëndetësi.
Afera më e madhe, më e tmerrshme e tij, është porti i Durrësit, ku pasi deklaroi se portin e ri do e ndërtojë privati, tani rezulton se portin do e ndërtojnë qytetarët shqiptarë me 1.3 miliardë euro”, u shpreh ai.

Etiketa: berishaPDtubim

Lajme të lidhura

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës
Breaking Views

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

19:15 - 02/04/26
Para
Mister rreth plagosjes së 15-vjeçarit në Tiranë, i mituri shkoi në shtëpi pasi u qëllua me armë

Plagoset me thikë një person te Rruga e Dibrës (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Lexo më shumë
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com