GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Protesta e Berishës, militantët mesazh ndaj SHBA-ve nga selia e PD: Mbahu Vietnam

16:24 - 20/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta e Berishës, militantët mesazh ndaj SHBA-ve nga selia e PD: Mbahu Vietnam
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak minuta më parë ka nisur protesta që  ishte paralajmëruar nga ish- kryeministri Sali Berisha, për të kundërshtuar takimin që Rama-Vuçiç-Zaev që do të zhvillohet ditën e nesërme. Marshimi i militantëve nisi në orën 16:00 nga selia blu dhe vijon tek Kryeministria. Mbështetës e Berisha janë mbledhur para kryeministrisë, nga ku kanë bërë deklarata të fortë ende pa nisur mirë protesta. Ata kanë lënë një pankartë në hyrjen e selisë blu me mesazh ndaj SHBA-së “Mbahu Vietnam, kujdes spiunët”, duke akuzuar qeverinë se me bashkëpunim që po bënë me Vuçiç, po e largon vendin nga marrëdhënia e mirë që ka me SHBA. Nga ana tjetër, Berisha në një postim në llogarinë e tij në Facebook të bërë më herët gjatë së hënës radhiti katër arsye se përse qytetarët, sipas tij, duhet të marrin pjesë në protestën e sotme.

“Vuçiç është ministër i Millosheviçit. Ai akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptareve nga Serbia dhe vazhdon te ndjek politiken e shefit te tij! Ballkani i Hapur është projekt qe e rrit dhe forcon Serbinë dhe planet e Serbisë se Madhe andaj nuk duhet lejuar asesi që të konkretizohet! Edi Rama po bëhet pjesë e këtyre agjendave dhe është bere një kukull e Vuçiçit, andaj duhet ta ndalim para se të behet vonë. Kosova ka akoma plagë të hapura për të cilat Vuçiç është nga përgjegjësit kryesor”, shkruan ai. Pritet që gjatë këtij organizimi, folës të jenë Aldo Bumçi, Melihate Termkolli, Bujar Nishani, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Edith Harxhi, Megi Balliu, Ylli Manjani dhe Sali Berisha.

Ndërkohë, qeveria ka marrë masa për të mos lejuar ndërhyrjen e protestuesve në Kryeministri dhe  furgonë dhe forca të shumta policie janë pozicionuar pas godinës së Kryeministrisë dhe e kanë blinduar totalisht atë. Mësohet se do të jenë rreth 2000 forca policie që do të angazhohen për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të protestës. Ndërkohë, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ janë vendosur flamujt e Maqedonisë së Veriut, të Serbisë dhe të Shqipërisë. Ndërkohë që në Bulevard, përpara Kryeministrisë është duke u bërë gati skena dhe podiumi ku do të mbajnë fjalën drejtuesit e protestës.

Etiketa: berishaKryesore1prostetsa

Lajme të lidhura

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…
Breaking Views

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

13:41 - 02/04/26
Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…
Breaking Views

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg
Breaking Views

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
Para
Nis protesta, Sali Berisha: Nuk duhet ta pranojmë “Open Balkan”, na largon nga BE

Nis protesta, Sali Berisha: Nuk duhet ta pranojmë “Open Balkan”, na largon nga BE

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria
Aktualitet

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26

Gjykata e Tiranës ditën e sotme ka rrëzuar masën e sigurimit të pezullimit nga detyra të kreut të IMT Tiranës...

Lexo më shumë
Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

13:41 - 02/04/26
Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com