GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta e fermerëve, 15 persona në komisariat pas përplasjeve

14:04 - 12/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta e fermerëve, 15 persona në komisariat pas përplasjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbi 15 persona janë shoqëruar në komisariatin e policisë së Lushnjes pas protestës së fermerëve që u zhvillua pranë kthesës së Plugut, në hyrje të qytetit.

Burime për Gijotina.com bëjnë me dije se në mesin e të shoqëruarve është edhe kreu i sindikatës së fermerëve, Eduard Sharka, me pretendimin e tubimit të paligjshëm dhe bllokimin e qarkullimit të mjeteve. Në shenjë sensibilizimi me fermerët e arrestuar, dhjetëra të tjerë janë grumbulluar në ambientet jashtme të komisariatit, dhe presin lirimin e kolegëve të tyre.

Fermerët e Myzeqesë kanë dalë në protestë duke kundërshtuar paketën e re fiskale të projektbuxhetit 2022, për vendosjen e 10% të TVSH-së për imputet bujqësore, ndërkohe që çmimi i tyre është rritur nga kriza energjetike globale.

“Ne i kërkojmë Edi Ramës të kthejë kokën tek bujqësia. Ne jemi lënë në rrugë dhe kemi besim tek Rama që t’i vendosë gishtin kokës pasi shumë njerëz punojnë tokën në këtë zonë, por asnjë nuk ka marrë subvencion”, tha një agronom.

Edhe pse prodhuesit dhe eksportuesit e fruta perimeve janë ulur disa herë në tavolinë me përfaqësues të ministrisë së Bujqësisë dhe të ministrisë së Ekonomisë, për të mos miratuar heqjen e TVSH-së së rimbursueshme nga 6% në 0%, deri më tani nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët.

Për këtë arsye grupi i interesit ka kërkuar që kjo qeveri të aplikojë gjashtë kërkesa që sipas tyre do të ndikojnë në rimëkëmbjen e bujqësisë shqiptare.

Së pari, ata kërkojnë të subvencionet direkte fermeri, jo më pak se 10 lekë për kilogram, të pasqyruar në faturë tatimore. Së dyti, eksportuesit kërkojnë 3 lekë të reja për kilogram, të jepen direkt nga drejtoria e doganave pa procedura burokratike. Kërkesa e tretë lidhet me barazimin e TVSH-së. Pika e katërt parashikon që masa e planifikuar në paketën fiskale për vitin 2022, për të shtuar 10% TVSH-në e imputeve bujqësore, të pezullohet. Së pesti, kërkojnë qeveria të marrë masa për të kontrolluar cilësinë e produkteve bujqësore, dhe të ngrejë laboratore të akredituara të cilat të jenë të aksesueshme nga kush do. Dhe pika  e fundit, ata kërkojnë të rregullohen me ligj marrëdhëniet tregtare në sektorin e bujqësisë midis fermerit dhe tregtarëve të cilët nuk paguajnë faturën në kohë.

Fermerët i lanë kohë dy ditë qeverisë që të reflektojë në lidhje me kërkesat e tyre, në të kundërt paralajmëruan se do të dalin sërish në protestë, këtë herë duke bllokuar pa afat qarkullimin e mjeteve.

Etiketa: fermeretkomisariatKryesore1protesta

Lajme të lidhura

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Para
Reali i ‘1000 golave’ bën detyrën, Milan “jashtë” Championsit

‘Blindohet’ Milan, do rinovojë kontratat më këta tre yje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…
Breaking Views

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26

Tirana ka triumfuar në transfertë përballë Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e...

Lexo më shumë
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com