GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Protesta e maturantëve për testin e matematikës, Kushi: Ulim kufirin minimal të pikëve për çdo notë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministrja e Arsimit jep lajmin: Javën tjetër të gjithë nxënësit rikthehen në shkolla
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka reaguar përmes një video-mesazhi në lidhje me shqetësimin e maturantëve për testin e matematikës.

MASR menjëherë pas provimit të matematikës ka ngritur grupe pune të pavarura, me ekspertë të fushës së matematikës, mësues me përvojë dhe maturantë, të cilët kanë analizuar në detaje dhe vlerësuar me shumë vëmendje çdo pyetje në test, përputhshmërinë me programin, saktësinë shkencore dhe nivelin e vështirësisë.

Ministrja Kushi në përfundim të kësaj analize shprehet se:
“Nisur nga shqetësimet e maturantëve, mësuesve, prindërve, dhe pa dyshim duke konsideruar situatën e një viti jo normal e të vështirë të pandemisë, ku pavarësisht se maturantët në të gjithë vendin kanë qenë çdo ditë në mësim në shkollë, përveç 10 bashkive me risk të lartë ku për 6 javë mësimi u zhvillua online, kemi vendosur të plotësojmë kërkesën e maturantëve për të ulur kufirin minimal të pikëve për çdo notë”.

Ministrja gjithashtu nënvizon se pas përfundimit të procesit të Maturës Shtetërore 2021, MASR do të bëjë një analizë të thellë, me qëllim identifikimin e të gjitha problematikave të mundshme dhe rishikimin e plotë të të gjithë procesit të maturës, akteve rregullatore për këtë proces dhe administrimin e tij. Ajo u ka uruar të gjithë maturantëve shumë suksese në provimin me zgjedhje të ditës së nesërme!

Etiketa: Evis KushiMASmatematikematurante

Lajme të lidhura

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve

12:33 - 21/08/26
Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator
Aktualitet

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Projeksioni alarmant i OKB-së: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë

09:43 - 19/08/26
Para
Balla: Dikur në Prokurorinë e Saliut dhe të Ilir Metës niveli i personave të marrë nën hetim nuk e kalonte 12 %

Balla: Dikur në Prokurorinë e Saliut dhe të Ilir Metës niveli i personave të marrë nën hetim nuk e kalonte 12 %

TË FUNDIT

Berisha: Temperaturat e pakënaqësisë ndaj Edi Ramës janë shumë të larta, vendi po qeveriset nga krimi
Aktualitet

Berisha: Temperaturat e pakënaqësisë ndaj Edi Ramës janë shumë të larta, vendi po qeveriset nga krimi

12:40 - 22/08/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, deklaroi se pakënaqësia ndaj qeverisë dhe...

Lexo më shumë
Vrasja e turistit në Ksamil/ Shoku i viktimës: Dikush na u afrua dhe ofendoi nga nëna, një tjetër erdhi me thikë

Vrasja e turistit në Ksamil/ Shoku i viktimës: Dikush na u afrua dhe ofendoi nga nëna, një tjetër erdhi me thikë

12:23 - 22/08/26
Lajthia e nis mbarë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ish-sulmuesi i Elbasanit shënon gol përballë Dubait

Lajthia e nis mbarë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ish-sulmuesi i Elbasanit shënon gol përballë Dubait

12:10 - 22/08/26
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

11:50 - 22/08/26
U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran

U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran

11:28 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com