GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Protesta e mjekëve në Korenë e Jugut, qeveria u jep ultimatum

09:55 - 26/02/24
në Bota
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta e mjekëve në Korenë e Jugut, qeveria u jep ultimatum
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Koreja e Jugut u bëri thirrje mjekëve praktikantë që të kthehen në punë, duke thënë se ata do të kursehen nga veprimet ndëshkuese nëse kthehen në spitale, përderisa protesta lidhur me reformat shëndetësore ka hyrë në javën e dytë.

Mijëra mjekë të rinj kanë dhënë dorëheqje dhe nuk kanë dalë në vendet e tyre të punës si pjesë e një veprimi kundër planeve të Qeverisë që të rrisë në mënyrë të ndjeshme numrin e personave që do të pranohen në shkollat e mjekësisë, përderisa vendi po përballet me mungesa të kuadrit shëndetësor.

Ndërprerja masive e punës ka rezultuar në anulimin dhe shtyrjen e ndërhyrjeve kirurgjikale për pacientët me kancer dhe për lindjet me operacion, me Qeverinë që ka ngritur alarmin në nivelin më të lartë për shëndetin publik, shkruan REL.

Mjekët konsiderohen punëtorë esencialë në Korenë e Jugut dhe me ligj janë të kufizuar që të hyjnë në grevë. Qeveria jugkoreane vazhdimisht ka përsëritur pretendimet se dorëheqjet masive janë të paligjshme dhe ka kërcënuar se do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj personave që kanë dhënë dorëheqje ose do të pezullojë licencat e tyre mjekësore, ka raportuar agjencia e lajmeve, Yonhap.

Të hënën, Qeveria bëri “një apel final” për mjekët që të kthehen në punë gjatë kësaj jave, tha ministri i Brendshëm, Lee Sang-min, gjatë një mbledhjeje për menaxhimin e krizës.

“Nëse ju ktheheni në spitale deri më 29 shkurt, nuk do të mbaheni përgjegjës për atë që ka ndodhur në të kaluarën”, tha ai.

Lee tha se veprimi i zgjatur kolektiv paraqet “kërcënim për jetën dhe shëndetin e pacientëve”.

“Spitali ishte vendi ku ëndrra e juaj për të trajtuar pacientët e sëmurë realizohej çdo ditë”, u tha ai mjekëve që janë në grevë, duke shtuar se “shpresoj që do të ktheheni në vendet e juaja të punës dhe të përfshiheni në dialogun për një mjedis më të mirë shëndetësor”.

Spitalet në mbarë shtetin janë përballur me mungesë të mjekëve në javën e kaluar dhe mediat lokale raportuan të hënën se edhe më shumë mjekë i janë bashkëngjitur protestës.

Seuli ka thënë se ka një prej raporteve më të ulëta mjek-popullatë në mesin e shteteve të zhvilluara dhe Qeveria po synon që të pranojë 2.000 studentë të rinj në fushën e shëndetësisë në vit, duke nisur nga viti i kaluar.

Mjekët e kanë kundërshtuar planin e Qeverisë, duke pretenduar se një gjë e tillë do të dëmtojë cilësinë e shërbimit.

Përkrahësit e referomë kanë thënë se shqetësimet kryesore të mjekëve për reformën janë se ajo do të prekë pagat e tyre dhe statusin e tyre shoqëror. Sipas sondazheve, 75 për qind e publikut në Korenë e Jugut mbështet rritjen e numrit të studentëve të mjekësisë, teksa ata që jetojnë në zona të largëta përmabellen me mungesë të qasjes në kujdes cilësor shëndetësor.

Etiketa: Koremjekproteste

Lajme të lidhura

SHBA ngre tonet: Trump shpall “Hemisferën tonë”, DASH paralajmëron kundër çdo kërcënimi
Bota

SHBA ngre tonet: Trump shpall “Hemisferën tonë”, DASH paralajmëron kundër çdo kërcënimi

21:07 - 05/01/26
Zakonet e Vitit të Ri nëpër botë! Nga ushqimet, te thyerja e pjatave e deri te zilet japoneze
Bota

Zakonet e Vitit të Ri nëpër botë! Nga ushqimet, te thyerja e pjatave e deri te zilet japoneze

19:01 - 31/12/25
Po përgatisnin sulme terroriste, arrestohen 115 anëtarët e Shtetit Islamik në Turqi
Bota

Po përgatisnin sulme terroriste, arrestohen 115 anëtarët e Shtetit Islamik në Turqi

10:33 - 25/12/25
Para
Bënte kërdinë në stacione autobusi, arrestohet ‘xhepisti’ 41 vjeçar

Bënte kërdinë në stacione autobusi, arrestohet ‘xhepisti’ 41 vjeçar

Discussion about this post

TË FUNDIT

266 hektarë tokë të përmbytura, deri tani pa rrezik për banesat në Shkodër
Aktualitet

266 hektarë tokë të përmbytura, deri tani pa rrezik për banesat në Shkodër

09:59 - 10/01/26

Situata në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet e qëndrueshme, me nivele të ujit nën kuotat kritike dhe pa problematika të...

Lexo më shumë
Detaje nga aksidenti në Klos/ I dehur në timon, ra në përrua dhe iku duke lënë shokun në mëshirë të ujit, policia nis kërkimet

Detaje nga aksidenti në Klos/ I dehur në timon, ra në përrua dhe iku duke lënë shokun në mëshirë të ujit, policia nis kërkimet

09:46 - 10/01/26
Përmbytjet në Miliskajë të Krujës, banorët flenë në qiell të hapur prej 4 ditësh

Përmbytjet në Miliskajë të Krujës, banorët flenë në qiell të hapur prej 4 ditësh

09:36 - 10/01/26
Rikthehet dimri! Reshjet e dëborës mbulojnë veriun e vendit

Rrugë të çara dhe të bllokuara, rrëshqitje dherash, mjegull dhe ngrica, ARRSH: Ja akset që duhet kujdes!

09:24 - 10/01/26
Moti i keq në Mirditë/ Fan i Vogël dhe Zmeja dalin nga shtrati

Moti i keq në Mirditë/ Fan i Vogël dhe Zmeja dalin nga shtrati

09:22 - 10/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com